LIVE UPDATES
Bota

"Tre opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës"/ Shefja e KE-së: Të arrihet shpejt një angazhim i qartë

Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së u pajtuan që të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një hua të madhe për Kievin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Belgjika.

18 Nëntor 2025, 07:39 Nga E. D
"Tre opsione për mbështetjen financiare të
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha se janë tri opsione për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, përfshirë një kredi duke përdorur asetet e ngrira ruse, por edhe kombinimi i të tri opsioneve është i mundur.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së u pajtuan që të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një hua të madhe për Kievin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Belgjika.

Udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Hungarisë, kërkuan nga KE-ja që të propozojë opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës, shtet që po lufton me Rusinë që nga viti 2022.

“Ne kemi identifikuar tri opsione kryesore, pra mbështetje e financuar nga shtetet anëtare përmes granteve, një hua me përgjegjësi të kufizuar e financuar nga Bashkimi Evropian duke marrë hua në tregjet financiare, ose një hua me përgjegjësi të kufizuar e lidhur me bilancet e parave të aseteve të ngrira”, tha von der Leyen në letrën, raporton Reuters.

Në një dokument opsionesh, që i është bashkëngjitur letrës, Von der Leyen shtoi se tri opsionet nuk janë të ndërsjella. Ato mund të kombinohen ose të zbatohen njëra pas tjetrës.

“Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, kompleksitetin e ndryshëm të opsioneve dhe nevojën për të nisur shpërndarjet deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, çdo opsion i zgjedhur mund të dizajnohet si kalimtar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në dokument.

Si një shembull, dokumenti përmend se opsioni i mbështetjes financiare, pa mundësi kthimi, të financuar nga vendet anëtare dhe opsioni i huamarrjes nga BE-ja në tregjet financiare mund të shërbejnë si zgjidhje të përkohshme deri sa të miratohet buxheti i ri afatgjatë i bllokut, që hyn në fuqi më 2028, dhe mund të shërbejë si garanci për kreditë e financuara nga BE-ja.

Dokumenti vlerëson se nevoja financiare e Ukrainës për vitet 2026-2027 arrin në 135.7 miliardë euro. Propozimi i KE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse do të prodhonte një hua prej 140 miliardë eurosh, duke mbuluar nevojat e Kievit.

Nëse zgjidhet opsioni i granteve, Ukraina do të kishte nevojë për të paktën 90 miliardë euro nga vendet anëtare të BE-së për dy vjetët e ardhshëm, thuhet në dokument. Në letrën e saj, Von der Leyen i tha kryeqyteteve evropiane se është e nevojshme një vendim i shpejtë.

“Tani do të jetë kyç të arrihet shpejt një angazhim i qartë mbi mënyrën se si do të sigurohet që financimi i nevojshëm për Ukrainën të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në muajin dhjetor”, tha ajo.

Nga 135.7 miliardë euro të nevojshme gjatë dy vjetëve, Ukraina do të kishte nevojë për 83.4 miliardë euro vetëm për ushtrinë dhe 52.3 miliardë për shpenzime të tjera, sipas dokumentit. Nevojat do të jenë më të mëdha në vitin 2026, duke arritur në 71.7 miliardë euro, dhe më të vogla në vitin 2027, 64 miliardë euro, sipas dokumentit.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet