LIVE UPDATES
Bota

Merz bën thirrje për më shumë vetëdije europiane

Po fryn një erë e ashpër në botë, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet nga fuqitë e mëdha. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme, që Europa tani të tregojë forcë - dhe më shumë vetëdije në politikën e pushtetit.

29 Janar 2026, 22:40 Nga E. D

Merz bën thirrje për më shumë vetëdije europiane

GJERMANI- Situata e politikës botërore është serioze dhe e vështirë - por sjell edhe shanse për Gjermaninë dhe Europën: Kështu mund përmblidhet thelbi i deklaratës qeveritare tëkancelarit Friedrich Merz në Bundestag (29.01.2026). Po fryn një erë e ashpër në botë, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet nga fuqitë e mëdha. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme, që Europa tani të tregojë forcë - dhe më shumë vetëdije në politikën e pushtetit.

Europianët mund t'i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet "gjuhën e politikës së pushtetit", tha Merz. Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit. Kjo duhet ruajtur dhe zgjeruar. "Ne ndodhemi nën presion nga shumë anë", tha politikani kristiandemokrat. Por prej kësaj mund të dalë edhe diçka: Europa gjithmonë është forcuar, kur është ndodhur nën presion.

Detyrat për Europën

Europa është në botë edhe një alternativë normative ndaj imperializmit dhe autokracisë, tha Merz. Sipas kancelarit, si rrjedhojë janë tri fusha, ku Europa duhet të dëshmojë veten. Së pari Europa duhet ta marrë vet në dorë sigurinë dhe të ulë varësinë në sektorin e teknologjisë si dhe në mbrojtje. Me këtë ai ka parasysh varësitë prej SHBA-së, prej mburojës nukleare të së cilës Europa edhe për një të ardhme të afërt do të vazhdojë të jetë e varur.

Shembull pozitiv nga grindja për Groenlandën

Nga ana tjetër ekonomia europiane duhet të jetë e aftë për konkurrencën dhe Europa duhet të prezantohet e bashkuar. Në sfondin ekërkesës së përsëritur të presidentit të SHBA-së Donald Trump, se do të aneksojë Groenlandën, kancelari tha, se së fundi për fat Europa mundi ta ndiejë "respektin ndaj vetes". Në përshkallëzimin e përkohshëm të konfliktit për GroenlandënTrump kërcënoi fillimisht disa vende europiane aleatë në NATO me tarifa të larta doganore - ndër to edhe Gjermaninë.

Pastaj ai u tërhoq - pasi europianët bënë të qartë, se nuk do ta pranonin këtë duke reguar gjithashtu reciprokisht me tarifa doganore: Tani duhet vepruar me këtë "vetëdije të rizgjuar të europianëve", nënvizoi Merz. Ai iu referua samitit të posaçëm të BE-së në shkurt. Në këtë samit do të diskutohet kryesisht se si BE-ja mund të bëhet sërish e aftë për konkurrecë. Merz vuri në dukje, se dihet cilat janë kantieret ku duhet punuar./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet