Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
ME VIDEO/ Çdo gjë e shkatërruar, brenda shtëpisë ku jetonin Mirsada dhe djali i saj, çfarë lanë pas përmbytjet në Pejë
Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.
25 Qershor 2023, 14:12Nga a.l
Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë
PEJË- Dyer të shkatërruara e dhoma të përmbytura në baltë, këto janë pamjet që vijnë nga banesa e Mirsada Ademajt dhe djalit të saj të vogël Dion Ademaj, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e përmbytjeve katastrofike mesnatën e së shtunës në Pejë, ngjarje e cila ka tronditur gjithë opinionin publik.
Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.
Si ndodhi ngjarja?
Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.