LIVE UPDATES
Bota

Me simbole ruse, djathistët serbë protestojnë në Beograd kundër marrëveshjes me Kosovën

Më 24 mars, mbështetësit e katër partive parlamentare të opozitës së djathtë bllokuan trafikun për një orë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në qendër të Beogradit, duke kërkuar refuzimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

24 Mars 2023, 16:49 Nga a.l
Me simbole ruse, djathistët serbë protestojnë në Beograd
Simboli rus

SERBI- Më 24 mars, mbështetësit e katër partive parlamentare të opozitës së djathtë bllokuan trafikun për një orë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në qendër të Beogradit, duke kërkuar refuzimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Lëvizja Dveri, Zavetnici (Të betuarit), Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë kërkuan dorëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për atë që ata e quajtën “tradhti” dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pjesëmarrësit e tubimit mbanin pankartat “Jo kapitullimit” dhe “Vuçiç dorëheqje”, ndërkaq disa kishin veshur edhe bluza me shkronjën Z, simbol i agresionit rus kundër Ukrainës.

Me simbole ruse, djathistët serbë protestojnë në Beograd
Radomir Poçuça në një protestë kundër Marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, para Qeverisë së Serbisë në Beograd, 24 mars 2023.

Në protestë ishte edhe Radomir Poçuça, i cili si mercenar nga Serbia, në vitin 2014, luftoi me separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Në vitin 2016, Poçuça lidhi marrëveshje me Gjykatën e Lartë në Beograd dhe u dënua me një vit e gjysmë burg, si dhe pesë vjet me kusht. Sot ai është anëtar i partisë së djathtë parlamentare ‘Zavetnici’.

Me simbole ruse, djathistët serbë protestojnë në Beograd
Protesta e djathtistëve në Beograd, 24 mars 2023.

Lëvizja Dveri, Zavetnici, Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë njoftuan në protestë se edhe në qytete të tjera “nëpër Serbi” kanë organizuar tubime dhe “bllokim” të selive të institucioneve.

Nëse nuk ka revokim të pranimit të ultimatumit të ri perëndimor, atëherë zgjidhja e vetme është dorëheqja e presidentit të Republikës dhe e Qeverisë së Serbisë, si dhe të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet”, tha udhëheqësi i lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviç, në një fjalim para gazetarëve, gjatë protestës para Qeverisë në Beograd.

Ai ka paralajmëruar edhe paraqitjen e kallëzimit penal kundër presidentit të Serbisë për, siç ka thënë, “veprën penale të njohjes së okupimit dhe rrënimit të rendit kushtetues” dhe se gjithashtu do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Me simbole ruse, djathistët serbë protestojnë në Beograd
Liderët e Dverit dhe Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Boshko Obradoviq dhe Milosh Jovanoviq, në protestë para Qeverisë në Beograd, 24 mars 2023.

Protesta në qendër të Beogradit, me moton “Jo kapitullimit”, filloi në orën 12 e 44 minuta, si aludim për Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë së atëhershme, në vitin 1999.

Më 24 mars 1999, NATO-ja filloi intervenimin e saj për shkak të eksodit dhe krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Më 23 mars, Dveri, Zavetnici, Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë u dërguan një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe ambasadave të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, në të cilën shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes evropiane dhe vlerësuan se ajo është “e pavlefshme”.

Letra iu drejtua përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, deputetëve të Parlamentit Evropian dhe ambasadave të Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Qipros dhe Sllovakisë. Katër partitë opozitare të krahut të djathtë organizuan gjithashtu një protestë më 17 mars, një ditë para takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.

Disa mijëra njerëz më pas kanë shkuar në këmbë nga Kisha e Shën Savës deri në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, me kërkesën që Vuçiç të refuzojë në Ohër planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke e quajtur këtë marrëveshje si “tradhti”. Në mesin e pjesëmarrësve në protestë, ishte një grup burrash të cilët bartnin veshje me shenjat e formacionit paraushtarak rus Wagner.

Partitë që bënë thirrje për protestën ruajnë lidhje të ngushta me Rusinë, ndërkaq përfaqësuesit e tyre, në muajt e fundit kanë udhëtuar në Moskë. Partitë dhe lëvizjet e djathta që organizuan protestën kanë 28 nga 250 ulëset parlamentare në Kuvendin e Serbisë.

Përfaqësuesit e këtij grupi e konsiderojnë marrëveshjen me Kosovën si ultimatum për njohje. Në një takim në Ohër, më 18 mars, liderët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kanë nënshkruar asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësit evropianë presin që palët të zbatojnë gjithçka që liderët kanë rënë dakord. Serbia dhe Kosova ranë dakord që të mos bllokojnë zbatimin e asnjë neni të Marrëveshjes.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha më 21 mars se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se nuk bëhet fjalë për njohje. Me këtë marrëveshje, Kosova u zotua që të fillojë të sigurojë një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme nga dialogu.

Marrëveshja nuk përmend njohjen reciproke, por thekson se palët duhet të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial. Në Ohër u ra dakord që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shpjegoi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, sepse presidenti serb deklaroi se ai kishte “kufizime kushtetuese” dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të nënshkruante dokumentin.

Sipas Lajçakut, pavarësisht mungesës së nënshkrimit, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, sepse ato janë pajtuar që ky dokument të formalizohet përmes një deklarate të përfaqësuesit të lartë të BE-së. /REL

 

proteste ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet