24 Mars 2023, 15:41
Nga I.A
Mjetet amerikane
KOSOVË- Misioni i SHBA-së në kuadër të OSBE-së ka lëshuar një komunikatë për media me rastin e 25-vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimit të Jugosllavisë nga NATO. Në këtë reagim theksohet se NATO e nisi këtë operacion për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.
Ky intervenim i NATO-së, siç shkruan njoftimi, kishte ardhur pasi ishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës që e sponsorizonte regjimi i Sllobodan Millosheviç. Misioni amerikan në OSBE thonë se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ka qenë i nevojshëm dhe legjitim.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu Siller ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.
“Siç tha Sekretari Blinken, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e qeverisjes demokratike, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.
sllobodan millosheviç
Bota
24 Mars 2023, 15:31
a.l
Tik Tok
FRANCË- Ministri i Shërbimit Civil Stanislas Guerini ka njoftuar se Franca do tëndalojë përdorimin e aplikacionit për...
Bota
24 Mars 2023, 15:01
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mbërritur në Otava të Kanadasë ku pritet të takohet me kryeminist...
Bota
24 Mars 2023, 14:48
a.l
Lloyd James Austin
SHBA-Pentagoni ka njoftuar se një sulm me dron i raportuar ditën e djeshme që dyshohet se është prodhuar nga Ir...
Bota
24 Mars 2023, 14:40
a.l
Rishi Sunak Benjamin Netanyahu\
BRITANI- Kryeministri Britanik Rishi Sunak është takuar me sot me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyah...
Bota
24 Mars 2023, 14:32
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë, Dmirty Peskov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërh...
Bota
24 Mars 2023, 14:24
I.A
kamion
BULLGARI- Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullgaria, shtëpia e një industrie të lulëzuar ar...
Bota
24 Mars 2023, 14:20
I.A
Ndertimet ne Kosove
KOSOVË- Kostoja e ndërtimit në Kosovë, pas më shumë se një viti rritjeje të vazhdueshme, ka r&e...
Bota
24 Mars 2023, 14:11
I.A
Qeveria e Kosovës
KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit në Prishtinë, kanë nënshkruar të premten marrë...
Bota
24 Mars 2023, 14:05
I.A
TikTok
KINË- Kina tha se do të "kundërshtonte fuqishëm" çdo shitje të detyruar të TikTok, në përgjigjen...
Bota
24 Mars 2023, 13:56
I.A
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot në Gllogjan me rastin e 25 vjetori të ...