LIVE UPDATES
Aktualitet

Me shtëpi më vete, por bashkë në certifikatë! E moshuara: Jam me kancer, nuk e di sa mund të jetojë (VIDEO)

Prej tërmetit të 2019-ës, shtëpia e saj doli me dëmtim DS4 për shembje dhe shtëpia e djalit të vogël për riparim. Ajo tha se tashmë është në shtëpi me qira, por nuk përfitoi nga rindërtimi, pasi bashkë me djalin, ishin në të njëjtën certifikatë.

5 Korrik 2023, 22:09 Nga m.s
Me shtëpi më vete, por bashkë në certifikatë! E
File Lleshi

KURBIN- “Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte me bashkëshortin dhe djalin e saj të madh në një shtëpi, të blerë prej 20 vitesh. Djali i vogël jetonte me familjen e tij, në një shtëpi tjetër.

Të dyja familjet kishin certifikata pronësie të ndryshme, por në përbërje familjare ishin së bashku. Prej tërmetit të 2019-ës, shtëpia e saj doli me dëmtim DS4 për shembje dhe shtëpia e djalit të vogël për riparim.

Ajo tha se tashmë është në shtëpi me qira, por nuk përfitoi nga rindërtimi, pasi bashkë me djalin, ishin në të njëjtën certifikatë.

Zonja tregoi se ka qenë me kancer dhe është operuar, ndaj nuk e di, sa mund të jetojë. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

“Unë jam në kushte skandaloze. Problemi qëndron se në momentin e tërmetit kemi qenë në një certifikatë. Unë, burri, ndjesë pastë dhe djali i vogël. Këtu është gjithë problemi. Në Nëntor ra tërmeti, në Dhjetor u diagnostikova me kancer. Më 17 Janar 2020 jam operuar dhe mendova se do marr shtëpi tek turku. Më thonin je e para, je e para. Kur u ndanë të turkut unë nuk mora shtëpi. Burri im po bën 1 vit që ka vdekur dhe ka hyrë me merakun e shtëpisë në dhe. Dua shtëpinë se e kam blerë me djersë. Unë jam sot për nesër, jam me një sëmundje të pashërueshme”, tha denoncuesja.  

“Stop” iu drejtua Bashkisë së Kurbinit, ku Nertila Toma, përgjegjëse e zyrës së rindërtimit, thotë, se sipas aktit normativ nr. 9, thuhet, se nuk mund të përfitohet dy herë nga një familje dhe sipas certifikatës së Gjendjes Civile të depozituar, vendbanimi në kohën e tërmetit, ka qenë tek shtëpia e djalit të vogël, që doli për riparim.

Bashkia Kurbin ka kërkuar hapësira ligjore, për të ndihmuar zonjën dhe disa familje të tjera me të njëjtin problem, por nuk kanë marrë zgjidhje.

“Në pikëpamje të menaxhimit të ndërtesave pas tërmetit sipas meje kanë ardhur disa pasoja që burojnë nga do thosha edhe papërvoja e asaj periudhe. Nga paniku, shumica e ndërtesave janë konsideruar me një shkallë më të lartë ndërtimi. VKM-ja që doli për riaftësimin e këtyre ndërtesave kërkoi të njëjtën siguri si për ndërtesat e reja, gjë që është thuajse e pamundur. Të dyja këto kritere, pra një mbivlerësim dëmi dhe një kërkesë për siguri ka prodhuar për mendimin tim dhe një pasojë të menaxhimit social. Banorë që kanë më shumë metra katrorë seç lejon VKM-ja për rindërtim, banorë që kanë nga dy shtëpia apo prona që kanë të natyrës së shërbimeve dhe që nuk i kanë siguruar para tërmetit sot i kanë të humbura. Në këtë pikëpamje duhet parë me ngut trajtimi pak më profesional sepse ndërtesat mund të riparohen thuajse me të njëjtën ose më pak vlerë ekonomike, por duke pranuar një shkallë sigurie pak më të ulët se të rejat dhe e dyta padiskutim që në shumicën dërrmuese të rasteve paniku ka prodhuar shkallë më të lartë dëmtimi. Ka ende ndërtesa dhe shumë banorë që përsëri vuajnë pasojat e diçkaje që në një farë mënyre është fiktive”, tha Markel Baballëku, inxhinier ndërtimi.

“Për sa i përket aktit normativ numër 9 që qeveria ka miratuar për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, në lidhje me këtë akt unë në këndvështrimin tim shpreh rezervat sa i përket subjekteve përfituese pasi nga praktika dhe ajo çfarë kemi parë deri më sot kemi parë që janë përjashtuar shumë familje sikurse keni trajtuar edhe rastin e emisionit tuaj. Sa i përket përfitimit që kjo duhej të kishte sipas këtij akti vlen për t’u theksuar fakti që rasti është krejt i kundërt nga përcaktimi ligjor. Familjet jetonin të ndara, por për shkak të certifikatës ata ishin bashkë dhe janë përjashtuar nga bashkia. Kjo nuk është e drejtë, kjo familje do duhet të përfitojë prandaj shpreh rezervat në lidhje me këtë akt normativ. Ndoshta nëpërmjet emisionit tuaj do duhet t’i bëjmë një thirrje qeverisë që ta rishikojë pasi është parë nga praktika që ka pasur familje që kanë përfituar ndërkohë që janë përjashtuar familje që me të drejtë u takon të dëmshpërblehen. Ky ishte qëllimi i aktit normativ për të ndihmuar sa më shumë familjet shqiptare dhe jo për t’i lënë në mes të rrugës”, Eridi Sherifi, jurist./tvklan.al

 

file lleshi kurbin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet