Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.
TURQI- Ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të forcojnë ushtritë e tyre mes rritjes së pikëpyetjeve mbi angazhimin amerikan për mbrojtjen e Evropës, Turqia, e cila krenohet si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, mund të ketë një rol kyç në planet e Evropës, veçanërisht sa i përket operacioneve paqeruajtëse në Ukrainë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones përgatiti këtë material nga Stambolli.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate për të garantuar çdo marrëveshje paqeje të arritur me Rusinë.
“Dy çështje janë shumë të rëndësishme: një ushtri e fortë ukrainase dhe dislokimet në Ukrainë të ushtrive nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, partnerëve tanë”, tha ai.
Zoti Zelenskyy tha se diskutoi këtë çështje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por se është shumë herët për të zbuluar përfundimet e bisedimeve.
Ndërsa zoti Erdogan ka lidhje të ngushta me zotin Zelensky, udhëheqësi turk ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Turqia është në pozitë të përshtatshme për ta mbështetur Ukrainën.
“Nëse palët bien dakord, Turqia mund të dërgojë trupat tona në operacione paqeruajtëse. Pse e them këtë? Turqia ishte pjesë e shumë operacioneve paqeruajtësve të OKB-së dhe ushtria turke është shumë e fuqishme”, thotë këshilltari i presidentit të Turqisë, Mesut Casin.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përjashtoi çdo mundësi për dërgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë. Por rëndësia e ushtrisë turke për sigurinë evropiane mund të rritet, me Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.
“Mendojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e të qenit së bashku në një aleancë bashkëpunimi, që evropianët të rrisin angazhimin ndërsa Amerika përqëndrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.
Të dhënat jo të mira mbi të drejtat e njeriut kanë tensionuar marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian. Por sipas analistëve, shqetësimet e përbashkëta mbi Rusinë po krijojnë mundësi bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
“Turqia dhe vendet evropiane kanë të njëjtat interesa gjeostrategjike. Nëse pyesni udhëheqësit politikë të Turqisë, për ta, kërcënimi kryesor për sigurinë, stabilitetin dhe integritetin e vendit mbetet Rusia”, thotë Federico Donelli nga Universiteti i Triestes.
Udhëheqësit evropianë u takuan këtë javë për të diskutuar mbi kërcënimin e sigurisë me të cilin përballet kontinenti. Me një ushtri masive krahasuar me çdo ushtri evropiane, Ankaraja thotë se mund të luajë rol kyç në mbrojtjen e Evropës./VOA
protesta GJERMANI- Mbi 10,000 njerëz kanë protestuar sot në Hamburg kundër ekstremit të djathtë, një dit&...
vendngjarja FRANCË- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin lindor francez të Mulhouse. Një person ës...
papa VATIKAN- Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa...
starmer, zelensky BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer do të diskutojë rëndësinë e sovranitetit...
foto ilustruese UKRAINË- Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Uk...
sulm me thike ne france FRANCË- Një sulm me thikë që ka ndodhur në një treg në qytetin e Mulhouse ka tronditur Fran...
foto ilustruese MOSKË- Përgatitjet kanë filluar për një takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin,...
foto ilustruese GAZA- Grupi militant Hamas liroi 6 pengje të tjera izraelitë të shtunën në këmbim të qindra të burg...
foto ilustruese SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi më 18 shkurt kufizimin e marzhës së fitimit për më shum&eu...
foto ilustruese GJERMANI- Më pak se 24 orë kanë mbetur nga hapja e qendrave të votimit në Gjermani. Në b...