LIVE UPDATES
Bota

Me 25 ministra dhe sërish me Brnabiç në krye, ja si do të duket qeveria e re e Serbisë

Në Serbi janë publikuar thuajse të gjithë emrat e ministrave në qeverinë e re. Do të jetë kjo një qeveri e vazhdimësisë, shmangies nga problemet e mëdha dhe e balancimeve.

25 Tetor 2022, 12:32 Nga d.a.
Me 25 ministra dhe sërish me Brnabiç në krye, ja si do të
Brnabiç dhe Vuçiç

SERBI- Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, katër më shumë se më parë, që vetëvetiu është arsye e mjaftueshme për kritika të shumta në opinion. Opozita mendon se qeveria e ardhshme do të jetë tepër e madhe dhe shumë e ngadaltë për t'iu përgjigjur sfidave. Ndërsa qeveria si arsye për rritjen e numrit të ministrive përmend situatën e ndërlikuar politike dhe ekonomike.

Siç deklarojnë autoritetet, në qeveri do të jenë 13 emra të ri. Ndërsa mungesën e disa ministrave të mëparshëm e interpretojnë jo si ndëshkim, por si nevojë për të ndryshuar herë pas here ekipin dhe për t'u dhënë mundësi njerëzve të tjerë që të tregojnë aftësitë. Kryeministre do të jetë sërish Ana Brnabiq. Aktualisht ende nuk dihet emri i ministrit apo ministres së Informacionit dhe Telekomunikacionit, si dhe kreut të Ministrisë së Investimeve Publike.

Bratislav Gashiq shfaqet si një staf i pazëvendësueshëm, i cili pas ulje-ngritjeve të shumta, tani do të jetë ministër i Policisë. Ngritja e shpejtë e Millosh Vuçeviqit brenda SNS-së po vazhdon - ai do të jetë ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër. Ndërsa Goran Vesiq do të jetë ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.

Kandidimi i Tomislav Zhigmanov, kreut të Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë (DSHV), i cili do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, interpretohet si një lëvizje interesante. Aleksandar Vuçiq e prezantoi ate si "surprizë” dhe kjo është vlerësuar pozitivisht në reagimet e para nga Kroacia.

Një lëvizje e papritur është kalimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, në pozitën e ministrit të Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, që në Beograd vlerësohet si një ulje në pozitë në krahasim me pozitën e mëparshme.

Qeveria e SNS

Në emrimet e ministrave nuk ka ndonjë befasi të madhe, por ka disa lëvizje interesante. Në qeverinë e re nuk do të jenë Zorana Mihajloviq, Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, Zoran Lonçar dhe Vanja Udoviçiq.

"Askush nuk e priste që kjo do të ishte një qeveri reformiste apo properëndimore”, thekson për DW Filip Shvarm, kryeredaktor i së përjavshmes Vreme dhe shton se "nga jashtë kjo do të jetë një qeveri e ikjes nga vendimet, ndërsa në brendësi do të jetë një vazhdimësi e aferave korruptive dhe paraqitjeve sa për sy e faqe të ministrave.”

"Si çdo herë edhe formimi i kësaj qeverie u shoqërua me spekulimet se në qeverinë e re do të ketë ministra që nuk janë në parti, apo dhe ministra nga opozita. Por nuk do të ketë. Kjo është qeveri e partisë SNS në pushtet, të cilën si deri tani do ta udhëheqë Aleksandar Vuçiq”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Qeveri neutrale?

Partia Socialiste e Serbisë (SPS) shihet si një fituese e madhe në shpërndarjen e posteve, pasi do të ketë pesë poste ministrore. Kreu i SPS-së, Ivica Daçiq është rikthyer në postin e ministrit të Jashtëm, e do të jetë edhe koordinator i shërbimeve të sigurisë. Është e qartë se sfidat e politikës së jashtme do të jenë vendimtare në periudhën e ardhshme dhe Vuçiq në një farë mënyre u detyrua të kthejë Daçiqin në atë pozitë. Ai nuk shquhet me njohjen e gjuhëve të huaja, por në Beograd mendohet se është një politikan i aftë dhe me përvojë që duhet të zbutë zemrat e politikanëve evropianë, me paraqitjet e tija të pazakonshme.

Por kjo ka krijuar konfuzion mes analistëve në Serbi, të cilët nuk po mund të përcaktojnë nëse qeveria do të jetë pro-perëndimore apo pro-ruse.

Disa pretendojnë se nuk ka emra në qeveri që janë dukshëm pro-perëndimorë apo pro-rusë, por ka edhe nga ata që vërejnë se kandidatët për ministra të SPS-së, si dhe disa ministra të SNS-së, mund të konsiderohen pro-rusë. Tanja Mishçeviq, ministrja për Integrimin Evropian dhe Dubravka Gjedoviq Negre, ministrja e re e Minierave dhe Energjisë, konsiderohet si kaudro pro-perëndimore.

Humbësit

Befasia më e madhe e kabinetit të ri është latrgimi i Zorana Mihajloviqit, e cila nga publiku serb konsiderohet si staf nën mbrojtjen amerikane dhe që sipas legjendave në Beograd është e pamundur të anashkalohet në kombinime të rëndësishme të personelit. Javët e fundit, ajo ka kërkuar disa herë sanksione kundër Rusisë, kritikonte Rusinë për një luftë pushtuese dhe kërkonte që autoritetet serbe të distancoheshin prej saj.

Filip Shvarm vëren "se për një kohë të gjatë ajo ka acaruar krahun e fortë nacionalist të Partisë Përparimtare Serbe (SNS)". Nëse ajo do të mbetej në qeveri, pas fushatës së fundit kundër saj brenda SNS dhe pas deklaratave të saj të fundit, kjo do të thoshte se Vuçiq u dorëzua para presioneve amerikane, e ai ende dëshiron të ruajë imazhin se gjithçka vendos vetë, mendon Shvarm.

Ndërsa kur bëhet fjalë për surpriza të tjera, si Aleksandar Vulin apo Nebojsha Stefanoviq, Shvarm vë në dukje se për Vulinin flitet se do të jetë drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA). A e dinte se nuk do të ishte më në qeveri ndaj në fund jepte deklarata shoviniste me synim që të largohet me fishekzjarre, pra duke festuar. Sa i përket Stefanoviqit, është habi si ka mundur të mbetet kaq gjatë në qeveri, pas dështimeve të shumta nga e kaluara.

Sfidat

Sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjidhja e problemit të Kosovës do të jenë temat kryesore me të cilat do të merren autoritetet serbe në periudhën e ardhshme. Nëse shikojmë përbërjen e qeverisë së ardhshme, a mund të konkludohet mbi atë bazë se cili do të jetë kursi i politikës së jashtme të Serbisë pas formimit të qeverisë së re?

Filip Shvarm beson se "përbërja e qeverisë nuk pasqyron pikëpamjet e Vuçiqit dhe se qeveria e re do të jetë e fokusuar në skenën e brendshme dhe synon të knaqë grupet e interesit". Qeveria do të miratojë çdo vendim politik të Vuçiqit, ndërsa politika e tij e jashtme do të jetë politikë e ikjes nga vendimet e mëdha. Këtë dëshmon edhe emrimi i Daçiqit si ministër i Jashtëm, sepse dihet se ai është i afërt me Rusinë. E si figurë pro-ruse mund të shihet edhe Nikola Selakoviq, ish-ministri i Jashtëm, e tani ministër i Brendshëm”.

"Mendoj se në bazë të këtyre zhvillimeve mund të konkludohet se kjo politikë është e hapur nga të katër anët e botës. Kjo do të blejë kohë sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe për çështjen e Kosovës, sepse presioni i komunitetit ndërkombëtar nuk do të drejtohet te kjo qeveri por te Aleksandar Vuçiq”, përfundon kryeredaktori i së përjavshmes Vreme./DW/

qeveria e re serbe ana brnabiç aleksander vucic

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale