LIVE UPDATES
Bota

Mbyllja e Qeverisë amerikane: Çfarë mbetet hapur e çfarë jo?

Më poshtë mund të mësoni se çfarë do të mbyllej e çfarë do të mbetej hapur, sipas planeve për mbylljen e agjencive qeveritare:

9 Janar 2024, 07:48 Nga I.A
Mbyllja e Qeverisë amerikane: Çfarë mbetet hapur e
Kongresi amerikan

SHBA- Demokratët dhe republikanët kryesorë në Kongresin amerikan kanë arritur marrëveshje për ta financuar Qeverinë gjatë këtij viti fiskal, por nëse Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati dështojnë ta aprovojnë atë deri më 19 janar, atëherë disa pjesë të Qeverisë do të fillojnë të mbyllen. Më poshtë mund të mësoni se çfarë do të mbyllej e çfarë do të mbetej hapur, sipas planeve për mbylljen e agjencive qeveritare:

Kongresi e ka zgjatur financimin e Qeverisë përkohësisht prej se filloi viti i ri financiar më 1 tetor, në mënyrë që të blejë kohë për bisedime, por ato të holla do të harxhohen së shpejti. Financimi pritet të përfundojë më 19 janar për disa agjenci federale, përfshirë për Departamentin e Transportit, derisa të tjerët, si Departamenti i Mbrojtjes, përballen me afat deri më 2 shkurt. Nëse Kongresi nuk e aprovon legjislacionin e ri të shpenzimeve deri atëherë, shumë shërbime qeveritare do të mbyllen dhe qindra mijëra punonjës federalë do të urdhërohen të mos dalin në punë. Punonjësit e tjerë, të cilët ofrojnë shërbime që cilësohen si “thelbësore”, siç janë pagesat e pensionale, përfitimi dhe mbrojtja kufitare, do të vazhdojnë të punojnë pa pagesë.

Financimi përfundon në këtë datë për agjencitë të cilat merren me bujqësinë, transportin, banimin dhe shërbimet e veteranëve, përfshirë në fusha të tjera. Punonjësve në repartet e kontrollit të trafikut ajror dhe në skanerëve të sigurisë në aeroporte do t’u kërkohet të punojnë. Por, trajnimi për 1.000 punëtorë të rinj të kontrollit të trafikut ajror do të ndalej, duke e lënë këtë departament me mungesë stafi. Administrata e Sigurisë së Transportit nuk do të jetë në gjendje të punësojë punëtorë të ri në repartin e skanimit në aeroport.

Inspektimi i ushqimit nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave do të shtyhej, por rishikimi i mjeteve mjekësore dhe i barnave të reja do të vazhdonte. Subvencionet mujore për banimin publik dhe ndihmat për shtëpitë me të hyra të vogla do të jenë në rrezik. Megjithatë, Administrata Federale e Banimit do të vazhdonte mbështetjen e hipotekat e siguruara. Inspektimi i mishit dhe vezëve do të vazhdonte, por disa shërbime laboratorike do të ndërpriteshin, duke e bërë më të vështirë luftimin e sëmundjeve të kafshëve. Përfitimet dhe kujdesi mjekësor i ofruar nga Departamenti për Çështje të Veteranëve do të vazhdonte, dhe Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë do ta vazhdonte mirëmbajtjen e rrugëve ujore.

Departamenti i Administratës së Energjisë për Sigurinë Kombëtare Bërthamore do të vazhdonte t’i mirëmbante armët bërthamore. Financimi i projekteve ushtarake të ndërtimit, si shtëpitë apo objektet e tjera, do të ndalej. Pagesat për kompanitë që i kryejnë këto punë mund të ndërpriten. Kontratat e dhëna para mbylljes do të zbatoheshin, por kontratat e reja, përfshirë rinovimet apo zgjatjet e tyre, nuk do të bëheshin. Personeli ushtarak do të mbetej në detyrë, por rreth gjysma e 800.000 nëpunësve civilë të Pentagonit do të urdhëroheshin të mos dalin në punë.

Agjentët e agjencive për sundimin e ligjit, siç është FBI-ja, do ta vazhdonin punën. Shumica e agjentëve të patrullimit kufitar dhe emigrimit do ta vazhdonin punën, si edhe shumica e oficerëve doganorë. Qeveritë lokale nuk do të merrnin ndihma të reja për strehimin e emigrantëve. Parqet kombëtare do të mbylleshin, megjithëse do të ishte e pamundur të mbaheshin vizitorët jashtë shumë prej tyre. Gjykatat federale do të punonin për një kohë, por përfundimisht do të detyroheshin ta ndërpresin punën.

Gjykata Supreme do të mbetej e hapur. Gjykimet penale, përfshirë në dy rastet federale kundër ish-presidentit Donald Trump, do të vazhdonin. Shumica e proceseve gjyqësore do të shtyheshin. Ambasadat dhe konsullatat amerikane do të mbeteshin të hapura. Ligjvënësit në Kongres do të vazhdonin t’i merrnin pagat, megjithëse jo edhe stafi i tyre. Shumë punëtorëve të Shtëpisë së Bardhë do t’u kërkohej të largoheshin nga puna përkohësisht, por presidenti Joe Biden do të vazhdonte të paguhej.

Kërkimet shkencore do të ndërpriteshin, pasi agjencitë si Institutet Kombëtare të Shëndetësisë do t’i largonin përkohësisht shumicën e punëtorëve. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do ta vazhdonin mbikëqyrjen e përhapjes së sëmundjeve, megjithëse sektorët e tjerë të shëndetit publik do të mund të hasin në vështirësi. Inspektimi i vendeve me mbetje të rrezikshme, i ujit të pijshëm dhe i objekteve kimike do të ndalej pothuajse plotësisht. Inspektimet e sigurisë në vendin e punës do të kufizoheshin. Komisioni për Këmbime dhe Siguri do t’i pezullonte shumicën e veprimeve.

Publikimi i të dhënave të mëdha ekonomike, përfshirë raportet e punësimit dhe inflacionit, do të pezulloheshin.  Shtëpia e Bardhë tha në shtator se 10.000 fëmijë nga familjet me të hyra të vogla do ta humbnin qasjen në programin parashkollor. Disa shërbime qeveritare do të vazhdojnë të mbesin të paprekura, sepse ato nuk varen nga Kongresi për financimin e veprimtarisë së tyre. Posta amerikane duhet të vazhdojë të kryejë dërgesa.

Pagesat e ndihmës sociale dhe përfitimet për personat me aftësi të kufizuara do të vazhdojnë të kryhen, si dhe përfitimet ushqimore përmes Programit për Ndihma Ushqimore. Programet mjekësore dhe programet e kujdesit mjekësor nuk do të preken. Rezerva Federale, Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave dhe Zyra për Kontrollimin e Monedhës, do të vazhdojnë t’i mbikëqyrin bankat. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të lëshojë borxhe.

Marrë nga REL

qeveria e shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës