LIVE UPDATES
Bota

Avionët amerikanë mbi Bosnjë në shenjë paralajmërimi ndaj thirrjeve serbe për shkëputje

Avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake. Fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos, sipas një deklarate nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

8 Janar 2024, 22:47 Nga r.ll
Avionët amerikanë mbi Bosnjë në shenjë
avionet amerikane

SARAJEVË- Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake. Fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos, sipas një deklarate nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

“Kjo stërvitje dypalëshe është një shembull i bashkëpunimit të përparuar ushtarak që i kontribuon paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të garantuar tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës përballë veprimtarive kundër (marrëveshjes) së Daytonit”, thuhet në deklaratë.

"Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk përmban të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element themelor” të marrëveshjeve të paqes së Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-95 në vend, theksohet në deklaratë.

Konflikti etnik në vitet 1990 shpërtheu pasi serbët e Bosnjës donin të krijonin shtetin e tyre dhe t'i bashkoheshin Serbisë fqinje. Më shumë se 100,000 njerëz u vranë përpara se lufta të përfundonte me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila krijoi entitetet serbe dhe boshnjako-kroate që mbahen të lidhura nga institucionet e përbashkëta.

Milorad Dodik, i cili është president i entitetit serb të quajtur Republika Serbe, ka sfiduar sanksionet amerikane dhe britanike mbi politikat e tij. I mbështetur nga Rusia, ai ka kërcënuar vazhdimisht se do të shkëpus gjysmën e drejtuar nga serbët nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, i cili u nis nga Moska gati dy vjet më parë. Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se “Bosnja është një partner thelbësor i Shteteve të Bashkuara me një objektiv të përbashkët qëndrueshmërinë rajonale”.

Qeveria e Dodikut filloi të hënën kremtimin e një feste të diskutueshme kombëtare që gjykata e lartë e Bosnjës e ka shpallur të paligjshme. Më 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e një shteti të pavarur në Bosnje, gjë që çoi në gjakderdhje.

Mediat boshnjake raportuan se zhurma e avionëve mund të dëgjohej në qytetin veriperëndimor të Banja Llukës, kryeqyteti i entitetit serb, gjatë një tubimi ceremonial atje. Në një fjalim Milorad Dodiku përsëriti se "qëllimi i popullit serb është një shtet serb në këto zona", raportoi televizioni rajonal N1.

Milorad Dodiku ironizoi me fluturimet duke thënë ato do të kontribuojnë në festimet e së martës, të cilat zakonisht përfshijnë një parakalim të policisë së armatosur dhe shfaqjen e pajisjeve të tyre.

Reuters: Dodiku zbuti fjalët rreth shkëputjes

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës i tha të hënën agjencisë së lajmeve Reuters se nuk kishte plane për të kërkuar shkëputjen, duke u tërhequr nga thirrjet e mëparshme për një republikë të ndarë, mes shtimit të trysnisë nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2021, ai shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do të tërhiqte rajonin nga institucionet kryesore shtetërore të Bosnjës, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura të përbashkëta. Ai nuk e përmbushi kërcënimin, duke thënë se do të priste një moment më të përshtatshëm gjeopolitik për të.

Por ai i tha agjencisë së lajme Reuters në një intervistë në Banja Llukë të hënën se shkëputja nuk ishte pjesë e planit të tij.

“Ne nuk bëjmë thirrje për revolucion. Ne nuk po përgatitemi për luftë, ne po përgatitemi për vendime politike në nivel të parlamentit shtetëror dhe në nivel të parlamentit të Republikës Serbe”, tha Milorad Dodik.

Ai tha se dialogu politik midis grupeve etnike në Bosnje është i nevojshëm për të siguruar autonomi më të madhe për entitetin serb.

"Në fazën e parë, ne duhet të sigurojmë dialog midis partive politike në Bosnje, pa pjesëmarrjen e të huajve, në mënyrë që të sigurojmë një marrëveshje të qëndrueshme. Përndryshe Bosnja nuk ka të ardhme", tha ai.

Në intervistë, Dodiku foli hapur kundër asaj që ai e quan ndërhyrje ndërkombëtare në çështjet e Bosnjës, në të cilën një i dërguar ndërkombëtar i paqes ka fuqi ekzekutive për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit.

Ai tha se nëse i dërguari aktual Christian Schmidt do të përpiqej të vizitonte Republikën Serbe do t'i kërkohet të largohej. Dodiku tha se mandati i zotit Schmidt është i paligjshëm pasi nuk u konfirmua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku aleati i madh i serbëve, Rusia, ka të drejtën e vetos.

Ai tha se të huajt nuk duhet të kenë asnjë rol në politikën e Bosnjës, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese në të cilën punojnë tre gjyqtarë ndërkombëtarë së bashku me dy gjyqtarë nga secila prej tri etnive - boshnjakët, kroatët dhe serbët.

Bosnja synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por përpjekjet kanë ngecur për shkak të reformave të ngadalta dhe ndarjeve të brendshme./VOA

bosnje hercegovine milorad dodik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet