LIVE UPDATES
Bota

Mbrojtja kombëtare dhe rindërtimi i infrastrukturës së rrënuar/ DW: Gjermania pritet të futet në borxhe të reja!

Gjermania dëshiron të investojë qindra miliarda euro më shumë në mbrojtjen kombëtare dhe rindërtimin e infrastrukturës së rrënuar. Bundestagu do ta votojë këtë më 18 mars.

18 Mars 2025, 07:52 Nga B.Z
Mbrojtja kombëtare dhe rindërtimi i infrastrukturës së
Foto ilustruese

GJERMANI - Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Bundestagut gjerman: të martën (18 mars), parlamenti do të votojë një projektligj që do të lejojë futjen e paparë më parë në borxhe për sektorin ushtarak, për infrastrukturën civile dhe për mbrojtjen e klimës në vitet e ardhshme. Përveç kësaj, 16 shtete federale do të mund të marrin hua brenda kufijve të caktuar në të ardhmen. Më parë kjo nuk është lejuar.

Projektligji vjen nga CDU/CSU dhe SPD, të cilët duan të formojnë një qeveri të re federale pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, si dhe Friedrich Merz (CDU), i cili dëshiron të bëhet kancelar. Por për të arritur një shumicë në parlament, këto tri parti kanë nevojë për të Gjelbrit, të cilët do të jenë në opozitë në të ardhmen.

Pasi të katër partitë arritën një marrëveshje në negociatat e vështira, komisioni i buxhetit i Bundestagut vendosi të dielën (16 mars) të rekomandojë që parlamenti të miratojë projektligjin. Kjo është planifikuar në detaje:

Heqja e frenave të borxhit

Ligji Themelor (Kushtetuta Gjermane – red.) përcakton se shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa merr. Ndërsa "frena e borxhit" zbatohet rreptësisht për 16 shtetet federale, qeveria federale edhe tani ka mundësi të marrë borxhe brenda një kufiri të caktuar - deri në 0.35 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), ose prodhimit vjetor ekonomik.

1. "Çfarëdo që është e nevojshme” për shpenzimet ushtarake

Për akordimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit praktikisht hiqet frena e borxhit. Në projekt-dokumentin që do të votohet nga Bundestagu thuhet se fondet për Bundeswehr-in, por edhe "shpenzimet federale për mbrojtjen civile dhe mbrojtjen e popullsisë, si dhe për shërbimet e inteligjencës, për mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe për ndihmën ndaj shteteve të sulmuara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar” në të ardhmen mund të financohen edhe nëpërmjet kredive.

Këtu përfshihet ndihma ushtarake për Ukrainën, e cila është planifikuar të arrijë në katër miliardë euro për vitin 2025, e të cilës ndoshta së shpejti do t'i shtohen edhe tre miliardë euro të tjera.

Rregullorja e re zbatohet për të gjitha kostot që tejkalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Bazuar në prodhimin ekonomik të arritur në vitin 2024, një për qind e PBB-së i përgjigjet një shume prej rreth 43 miliardë euro.

Çdo gjë mbi atë shumë nuk do t'i nënshtrohet më kufijve të kredimarrjes në të ardhmen. Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz e përshkroi rëndësinë e këtij dekreti me fjalët: "Çfarëdo që të nevojitet!"

2. Kredi për landet

Ndalimi i rreptë i huamarrjes nga landet duhet të zbutet dhe të përshtatet me nivelin federal. Të gjitha landet së bashku më pas do të lejohen të marrin hua deri në 0.35 për qind të PBB-së. Shpërndarja e këtyre shumave do të rregullohet nga një ligj federal që ende nuk është hartuar.

Një problem është se landet do të duhet të implementojnë rregullat e reja. Por për këtë ka mosdakordime në parlamentet e landeve. Një mënyrë për të bërë të mundur ndryshimet do të ishte ndryshimi i Kushtetutës, që njëkohësisht do të shfuqizonte aktet e landeve. Por kjo do të ishte një ndërhyrje serioze me federalizmin në Gjermani.

Fondi i Posaçëm i Infrastrukturës

Gjermania ka probleme të mëdha me infrastrukturën. Gjendja në rrugë, ura dhe hekurudha është përkeqësuar për dekada pa i kushtuar vëmendje mirëmbajtjes së tyre. Ekziston edhe nevoja për modernizim në furnizimin me energji dhe ujë, telekomunikacion, shkolla, universitete dhe spitale. Vendi ka mbetur mbrapa edhe sa i përket digjitalizimit. Transformimi dhe zgjerimi i infrastrukturës energjetike neutrale ndaj klimës është larg nga fundi.

1. Ndryshimi i Ligjit Bazë për Investimet

Neni 143h i Ligjit Bazë u ndryshua për të përcaktuar se 500 miliardë euro borxh mund të krijohen për investime në infrastrukturë gjatë dymbëdhjetë viteve të ardhshme. Shuma do të ndahet: landet do të përdorin 100 miliardë euro për infrastrukturën e tyre, ndërsa qeveria federale ka në dispozicion 300 miliardë euro. 100 miliardë euro të mbetura janë të destinuara për mbrojtjen e klimës. Projektligji flet për "investime shtesë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2045”.

2. Parimi i shtesës

Këto janë para shtesë që duhet të ndahen për investimet tashmë të planifikuara. Për të siguruar këtë, supozohet se në të ardhmen të paktën dhjetë për qind e buxhetit të përgjithshëm në buxhetin e rregullt në nivel federal do të duhet të ndahen për investime. Bazuar në buxhetin e vitit 2024, kjo do të ishte rreth 47 miliardë euro. Vetëm nevojat që tejkalojnë këtë shumë mund të vijnë nga fond special i financuar nga kreditë.

Huamarrja përballet me kritika

Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, dhe Partia e Majtëjanë kundër paketës së borxhit për arsye të ndryshme. Të dy partitë së bashku kanë më shumë se një të tretën e vendeve në Bundestagun e ri. Ndaj kërkohet që këto ndryshime të bëhen tani, në Bundestagun e vjetër.

1. Votimi në Bundestagun e "vjetër”.

Ndryshimet kushtetuese janë të mundshme vetëm nëse të paktën dy të tretat e anëtarëve të Bundestagut janë dakord. AfD dhe e Majta mund të bllokojnë këtë paketë në Bundestagun e ri. Prandaj, CDU/CSU dhe SPD duan që Bundestagu "i vjetër", në të cilin ata dhe të Gjelbrit ende mbajnë më shumë se dy të tretat e vendeve, të votojë për këtë. Bundestagu i tanishëm ka mandat deri më 25 mars, kur do të konstituohet përbërja e re e Bundestagut. AfD dhe e Majta u përpoqën të pengonin votimin në Bundestagun e vjetër, por paditë e tyre në Gjykatën Kushtetuese Federale ishin të pasuksesshme.

2. Pasojat financiare të huamarrjes

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të rënda për tregjet financiare nëse Gjermania merr borxh të ri të madh në vlerë prej gati një bilion. Lars Feld, një profesor në Institutin Walter Eucken në Freiburg, supozon se borxhi kombëtar gjerman do të rritet nga niveli aktual prej rreth 62 për qind në 90 për qind të prodhimit vjetor ekonomik në dhjetë vjet.

Kjo do të rezultonte në shpenzime shtesë të interesit midis 250 dhe 400 miliardë euro, në varësi të lëvizjes së normave të interesit për obligacionet e qeverisë, tha Feld në një seancë të Komitetit të Buxhetit në Bundestag. Tregjet ndërkombëtare të obligacioneve tashmë janë bërë nervoze.

Veronika Grimm, profesoreshë në Universitetin Teknik të Nurembergut, sheh "një sfidë për stabilitetin në Evropë". Ajo e tha këtë edhe në mbledhjen e Komisionit për Buxhet. Nëse normat e interesit për obligacionet e qeverisë gjermane rriten, kjo do të bëjë që normat e interesit për vendet tashmë me borxhe të larta si Italia dhe Spanja të rriten në nivele që këto vende mezi mund t'i mbulojnë. Grimm paralajmëroi se kjo do të rriste sërish "vulnerabilitetin në eurozonë”./DW

gjermani investim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet