LIVE UPDATES
Bota

Mbrojtja e Evropës: Si është gjendja e sigurisë?

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka zgjuar nga gjumi evropianët sa u përket çështjeve të politikës së sigurisë. Për mbrojtjen do të jepen më shumë para. Por vetëm paratë nuk mjaftojnë, thotë European Defense Report.

2 Korrik 2023, 10:11 Nga I.A
Mbrojtja e Evropës: Si është gjendja e sigurisë?
Ushtare

Evropa nuk është e paprekshme. Ky është mësimi kryesor i nxjerrë nga sulmi rus mbi Ukrainën. Dhe Evropa reagon. Kryesisht duke dhënë para. Qeveria gjermane për shembull ka dhënë fonde speciale prej 100 milionë eurosh për të mbyllur boshllëqet më të mëdha. Dhe në të ardhmen Gjermania do të japë dy përqind të produktit kombëtar për ushtrinë, një detyrë që e kanë përcaktuar në vitin 2014 vendet anëtare të NATO-s. Në vitin 2022 katër vende europiane anëtare të NATO-s e arritën synimin e dy përqindshit. Si reaksion ndaj luftës së Ukrainës, tani 20 shtete të Bashkimit Europian, BE, kanë premtuar të rrisin shumëbuxhetin e tyre ushtarak.

20 vende anëtare të BE-së kanë premtuar të rrisin shumë buxhetin e tyre ushtarakFotografi: Paulius Peleckis/Getty Images
Por, paralajmëron raporti i ri europian, European Defense Report që publikohet nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, shtimi i mjeteve financiare është vërtet shumë i rëndësishëm. Por çështja është si mund të përdoren paratë në mënyrë sa më eficiente. 

Mësime nga lufta e Ukrainës 

Për të përpiluar raportin e saj, Konferenca e Sigurisë në Mynih, MSC, ka parë fillimisht si është duke u zhvilluar lufta në Ukrainë. Autorët e raportit kanë nxjerrë nga lufta tri leksione kryesore, thotë Leonard Schütte, i cili ka dhënë kontribut të madh për raportin: "I pari thotë se të ashtuquajturat "mallra të vjetra ushtarake”, pra tanke, artileri, mbrojtje kundërajrore, do të vazhdojnë të luajnë rol të madh."

Leksioni i dytë duket vetëm shkarazi sikur është në kundërshtim me leksioni e parë, sepse bën fjalë për "pajisje të reja ushtarake”: "Ne jemi duke parë pikërisht në Ukrainë, se njëkohësisht dronet shumë ekonomike dhe Loitering Munition (municionet rezerve) janë duke luajtur rol shumë të madh."Si leksion të tretë autorët e MSC thonë se "komunikimi i bazuar tek satelitët është shumë i rëndësishëm për të manovruar dronet por edhe për të siguruar komunikimin midis pjesëve të ndryshme të trupës,” thotë Schütte në një intervistë për Deutsche Wellen.

Ushtria ukrainase për shembull përdor shumë rrjetin e ndërtuar nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk, të satelitëve që ndodhen afër tokës të sistemit Star-Link. Eksperti i MSC, Schütte, shpjegon se në afat të mesëm BE do të bëhet e varur nga sipërmarrjet private. "Ekziston një nismë europiane për të lëshuar 170 satelitë në këtë orbitë të afërt me token. Kështu BE do të mbushë edhe këtë boshllëk specializimi.” 

Industri armatimi e copëzuar 

Nëse realizohet kjo gjë, atëherë kjo do të ishte një shembull i rrallë për bashkëpunimin e arritur brenda BE. Pikërish në çështjet e armatimit, bashkëpunimi është i vështirë të arrihet. BE nuk ka një ushtri evropiane; 27 vendet anëtare kanë ushtritë e tyre kombëtare. Dhe as një dyzinë vendesh të BE-së kanë industri të vetën armatimi. Si pasojë fragmentimi është shumë i madh, thotë politikani socialdemokrat, Hans-Peter Bartels. "Pengesë e madhe është seksionalizimi i industrisë. Ne kemi tepër shumë kompani sistemesh në Europë, kompani që marrin aq pak porosi sa që e kanë të vështirë të mbijetojnë në kohë të vështira. Dhe tani që janë duke u dhënë më shumë para, ato me të drejtë nuk shohin nevojë që të shkrihen me njëra tjetrën. Por kjo gjë e shtrenjton të gjithën dhe e bën konfuze nga pikëpamja teknike.”

Bartels e di për çfarë flet. Për pesë vjet me radhë, deri në vitin 2020 ai ka qenë i ngarkuar na parlamenti gjerman me çështjet e mbrojtjes. Në bisedë me Deutsche Wellen ai thotë: "Ne kemi nevojë vërtet për firma europiane! Ashtu siç është Airbus në sektorin civil një firmë europiane që prodhon avionë për tregun botëror. Të njëjtën gjë duhet ta kemi të paktën për sistemet e mëdha komplekse të armëve, duke patur maksimalisht dy ose tre firma europiane që të jenë në gjendje të konkurojnë njëra tjetrën në nivelin më të lartë.

Bashkëpunim? Po, jo, një çikë 

Në fjalimet që mbahen gjithnjë premtohet bashkëpunim evropian. Kancelari gjerman Olaf Scholz, për shembull kërkoi në deklaratën qeveritare të 22 qershorit: "Përpjekjet tona në fushën e mbrojtjes në Europë duhet të lidhen me njëra tjetrën, ne duhet t'i japim një perspektive afatgjatë industrisë së mbrojtjes në Europë dhe duhet të përshpejtojmë prodhimin e saj,” theksoi kancelari gjerman.

Por idetë e mira përplasen në praktikë menjëherë me egoizmat kombëtare. Eksperti për çështjet e sigurisë tek MSC, Schütte thotë: "Në kuadër të kërkimeve të bëra për të shkruar raportin ne pamë në të kaluarën për të gjetur nëse ka patur ndonjë shembull pozitiv bashkëpunimi në fushën e armatimit, shembull prej ku mund të nxirren leksione. Por gjetëm shumë shumë pak raste.”

Fragmentimi i madh bën jo vetëm që shpenzimet të jenë më të mëdha, pa qenë nevoja, thotë autori i raportit Schütte. Ai shqetësohet edhe për kostot e mëdha për ushtrinë: "Ne e shohim këtë në gjëra shumë të thjeshta, si për shembull tek municioni për artilerinë. Municioni që blihet në Gjermani, nuk mund të përdoret nga artileria e vendeve të tjera, sepse standartet janë të ndryshme. Kjo është absurde.”

Por edhe aty ku shkruhet bashkëpunim, përçarja është shpesh brenda. Për shembull projekti gjermano-francezo-spanjoll FCAS për zhvillimin e përbashkët të një sistemi të ardhshëm të mbrojtjes kundërajrore, është kthyer në shesh grindjesh të pafundme për të drejtat e patentimit, për pjesën e punës dhe përgjegjësisë, thotë eksperti për çështjet e mbrojtjes, Bartels. "Kjo duhet të marrë fund! Projekte të tilla duhet të jenë në dorë të një firme vërtet europiane, që merr përsipër të gjithë përgjegjësinë,” thotë kryetari i Shoqatës gjermane për politikën e sigurisë, GSP, Bartels.

Probleme të mëdha ka edhe në projektin e përbashkët gjermano-francez për të ndërtuar së bashku një tank luftarak modern, të njohur me shkurtimin MGCS, shkurtim i krijuar nga inicialet e Main Ground Combat System. Projekti po zvarritet dhe industria gjermane e armatimit është duke prodhuar ndërkohë tanke alternativë.

Kur, po qe se jo tani 

Lufta e Ukrainës ia ka bërë më në fund të qartë të gjithëve domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më të mirë dhe sidomos më efektiv. Leonard Schütte sheh këtu një mundësi: "Nëse nuk e ndryshojmë tani bashkëpunimin tonë, atëherë kur do ta bëjmë?"

Schütte sheh ndryshimet e para. "Duke reaguar ndaj luftës në Ukrainë, BE ka filluar për herë të parë ta japë mjete financiare për ta bërë interesant sigurimin e përbashkët të produkteve. Kjo nuk ka ndodhur më parë."

Raporti European Defense Report flet edhe për një problem tjetër: Boshllëqet në krijimin e rezervave dekadave të kaluara janë aq të mëdha, saqë disa shtete janë duke dhënë porosi të mëdha armatimi në vendet jashtë BE-së. Sepse mallrat e kërkuara të armatimit vihen atje më shpejt në dispozicion. Por kjo gjë dobëson industrinë europiane të armatimit, dhe krijon varësi në afat të gjatë.

Një dilemë që krijohet midis shpejtësisë dhe sovranitetit europian. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e ka marrë vendimin. Dhe ka vendosur për tempon. "Faktori kohë", thuhet në një udhëzim të Ministrisë së Mbrojtjes të fundit të prillit, "ka prioritet të madh dhe është me efekt të menjëhershëm faktori vendimtar në të gjitha projektet ekzistuese dhe projektet e reja të armatimit të ushtrisë gjermane, për t'i bërë produktet e siguruara të përdorshme për trupat sa më shpejt të jetë e mundur.”

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi industri armatimi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale