LIVE UPDATES
Bota

AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

Imazhet e siguruara nga kompania “Planet Labs PLC” sugjerojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në një fotografi satelitore të bërë më 15 qershor, nuk ka asnjë shenjë të rreshtave të strukturave të bardha dhe jeshile që janë qartësisht të dukshme në një imazh të mëvonshëm, të datës 30 qershor.

2 Korrik 2023, 08:45 Nga I.A
AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për
Kampi

BJELLORUSI- Imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë atë që dukej të jetë një kamp i sapondërtuar i stilit ushtarak në Bjellorusi, ndërsa sipas komenteve të një grupi gueril bjellorus dhe disa zyrtarëve, ai mund të përdoret për të strehuar luftëtarët e grupit mercenar Wagner.

Imazhet e siguruara nga kompania “Planet Labs PLC” sugjerojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në një fotografi satelitore të bërë më 15 qershor, nuk ka asnjë shenjë të rreshtave të strukturave të bardha dhe jeshile që janë qartësisht të dukshme në një imazh të mëvonshëm, të datës 30 qershor.

Udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarëve të tij, iu ofrua strehim në Bjellorusi, javën e kaluar, pasi Minsku ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund asaj që dukej të ishte një kryengritje e armatosur nga grupi mercenar.

Trupat e Wagner-it që kishin luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, morën nën kontroll një bazë ushtarake në Rusinë jugore dhe marshuan qindra kilometra drejt Moskës, në dukje, pa hasur rezistencë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij, një aleat i ngushtë i Moskës dhe i varur prej saj, mund ta përdorte përvojën dhe ekspertizën e grupit Wagner dhe njoftoi se ai u kishte ofruar luftëtarëve një "bazë ushtarake të braktisur" për të ngritur kampin.

Aliaksandr Azarau, udhëheqës i grupit gueril “BYPOL”, i cili përbëhet nga ish-ushtarakë dhe është kundër Presidentit Lukashenko, i tha të enjten agjencisë së lajmeve Associated Press, përmes telefonit, se pranë Osipovichit po ndërtohej një vend për mercenarët e grupit Wagner .

Andriy Demchenko, zëdhënës i forcës kufitare të Ukrainës tha të shtunën për gazetën ukrainase “Ukrainska Pravda”, se në Bjellorusi mund të vendosen deri në 8,000 luftëtarë të grupit Wagner.

Në formë reagimi ndaj një skenari të tillë, ai tha se Ukraina do ta përforcojë kufirin e saj me Bjellorusinë në një gjatësi prej 1,084 kilometrash.

Zoti Lukashenko e ka lejuar më parë Kremlinin që ta përdorte territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa dhe armë në Ukrainë. Ai ka mirëpritur gjithashtu një prani të vazhdueshme të armatosur ruse në Bjellorusi, përfshirë kampe dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, si dhe dislokimin në vendin e tij të disa prej armëve taktike bërthamore ruse. Zëdhënësi Demchenko tha se prej kësaj jave, rreth 2,000 trupa nga njësitë e rregullta të ushtrisë ruse ndodhen të stacionuara në Bjellorusi.

Marrë nga VOA

planet labs plc yevgeny prigozhin alexander lukashenko

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës