LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ka udhëhequr NATO-n për nëntë vjet. Mandati i tij tashmë është zgjatur dy herë, së fundmi në vitin 2022, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

1 Korrik 2023, 20:19 Nga m.s
Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta
foto ilustruese

NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg do të përfundojë më vonë këtë vit. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i 'Zërit të Amerikës' në Londër, Henry Ridgwell, disa vende anëtare duan që zoti Stoltenberg të qëndrojë më gjatë në detyrë, për t'i dhënë stabilitet aleancës perëndimore ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ka udhëhequr NATO-n për nëntë vjet. Mandati i tij tashmë është zgjatur dy herë, së fundmi në vitin 2022, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë një takimi me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Uashington muajin e kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti udhëheqjen e tij.

“Falë kontributit tuaj jo të vogël dhe udhëheqjes suaj, madje përtej NATO-s, ne siguruam përkushtimin e 40 vendeve për të mbështetur pavarësinë e Ukrainës”, tha Presidenti Biden.

Mandati i zotit Stoltenberg do të përfundojë në shtator. Tradicionalisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është evropian. Por aleatët e NATO-s duken të pavendosur mbi kandidatin që do të pasojë udhëheqësin aktual, 64 vjeçarin Jens Stoltenberg.

“Ata do të duhet të jenë në gjendje të respektojnë shumë interesa të ndryshme kombëtare konkurruese të mbi 30 vendeve anëtare të NATO-s. Kandidatët gjithashtu do të duhet të jenë në gjendje të sigurojnë mbështetje nga popujt e vendeve aleate, veçanërisht ato të anëtarëve të rinj”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shihet si një kandidate favorite për postin.

Gjatë një vizite të fundit në Uashington, ajo theksoi mbështetjen e vendit të saj për Kievin.

"Ne, sigurisht, do të vazhdojmë, nga këndvështrimi danez, mbështetjen tonë shumë të fortë për Ukrainën", tha ajo.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace shihen gjithashtu si pretendentë seriozë, megjithëse zoti Wallace ka thënë se nuk beson se është në garë për këtë post.

“Është e rëndësishme që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të jetë një zë i vendosur dhe i qartë në mbështetje të Ukrainës dhe mund të vazhdojë të ruajë solidaritetin e aleancës për Ukrainën. Por kandidatët duhet gjithashtu të kenë besueshmëri kur bëhet fjalë për objektivin e shpenzimeve prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të NATO-s në fushën e mbrojtjes”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

NATO do të mbajë takimin e saj vjetor më 11 korrik. Disa aleatë duan që zoti Stoltenberg të vazhdojë punën edhe për një mandat tjetër, megjithëse ai nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta bëjë këtë.

“Për momentin mendoj se ka shumë pasiguri në Ukrainë. Ka gjithashtu shumë pasiguri për sa i përket politikës së Shteteve të Bashkuara dhe se kë mund të kemi president vitin e ardhshëm; padyshim që kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme nga disa prej kandidatëve republikanë. Duke patur parasysh gjithë këtë pasiguri, një numër i madh aleatësh po kërkojnë një vazhdimësi të stabilitetit”, thotë analisti Joel Hickman.

Analistët thonë se udhëheqësi i ardhshëm i NATO-s, pavarësisht se kush do të jetë, do të përballet me sfida të shumta përfshirë kërcënimin e një lufte tokësore në shkallë të gjerë në Evropë, rreziqet e përhapjes së armëve bërthamore, një Kinë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe fusha të reja të konkurrencës në teknologjinë kibernetike dhe hapësinore. /VOA

nato jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë