LIVE UPDATES
Bota

Mblidhet Këshilli i BE/ Liberalizimi i vizave për Kosovën sërish në agjendën e Brukselit

Burimet brenda BE-së rikujtojnë se në këtë nivel të grupit punues përafrohen qëndrimet mes vendeve anëtare, por nuk miratohen vendime. Siç mëson Radio Evropa e Lirë, kundërshtimet më të mëdha mes vendeve anëtare kanë të bëjnë me lidhjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

10 Nëntor 2022, 08:07 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli i BE/ Liberalizimi i vizave për Kosovën
Këshilli i BE

BRUKSEL- Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian do të diskutojë sot, për herë të dytë, për liberalizimin e vizave për Kosovën. Diskutimi i parë është zhvilluar më 13 tetor, kur shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Franca, megjithatë, ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS. Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023. Që nga diskutimi i fundit në grupin punues të BE-së ka pasur disa konsultime bilaterale mes shteteve anëtare. Disa prej tyre kanë pasur biseda edhe me autoritetet e Kosovës.

Burimet brenda BE-së rikujtojnë se në këtë nivel të grupit punues përafrohen qëndrimet mes vendeve anëtare, por nuk miratohen vendime. Siç mëson Radio Evropa e Lirë, kundërshtimet më të mëdha mes vendeve anëtare kanë të bëjnë me lidhjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS. Shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, janë kundër këtij kushtëzimi, duke e cilësuar jo vetëm si të padrejtë, por edhe të panevojshëm, pasi, sipas tyre, Kosova nuk mund të ketë asnjë ndikim në çështjen e funksionalizimit të këtij sistemi. Çekia, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, ka shpërndarë javën e kaluar një “dokument ndërinstitucional”, ku është përfshirë edhe kërkesa e Francës, e paraqitur në takimin e parë.

Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me “nisjen efektive të sistemit ETIAS”, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi të liberalizimit, të përmbyllë marrëveshjen për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tillë, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike, të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS-it”, është formulimi i ri i tekstit të propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu është përforcuar edhe kërkesa ndaj Kosovës për sigurimin e menaxhimit të mirë të migracionit. Në tekst është shtuar edhe kërkesa që Komisioni Evropian, në monitorimin që do ta bëjë pasi të liberalizohen vizat, të vëzhgojë përshtatjen e Kosovës me regjimin e vizave të BE-së.

“Kosova ka bërë një progres domethënës në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për viza, si siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve dhe migrimit, përfshirë edhe azilin, rendin publik dhe sigurinë e të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes. Për të siguruar menaxhim të mirë të migracionit dhe sigurisë, Kosova duhet të synojë përshtatjen më tutje të politikës së saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.

Po ashtu, përmendet edhe çështja e ripranimit të qytetarëve kosovarë që potencialisht mund të keqpërdorin liberalizimin e vizave. Pas diskutimeve të sotme, ku do të shihet gatishmëria e vendeve anëtare, çështja mund të shkojë për diskutim në nivel tjetër në Këshillin e BE-së, eventualisht në atë të ambasadorëve. Mësohet se disa shtete do të insistojnë që të mos lidhet fare liberalizimi i vizave për Kosovën me ETIAS-in, dhe nëse do të ketë afate kohore, atëherë të përmendet së paku ndonjë datë formale kur do të hynte në fuqi liberalizimi i vizave. Burimet në BE pohojnë se, edhe kur të kalojë vendimi në Këshill, Parlamenti Evropian mund të kërkojë përsëri që teksti të ndryshohet, ose të mos lidhet me sistemin ETIAS, ose të përmendet ndonjë datë e hyrjes në fuqi.

“Gjithsesi, pa një afat kohor transitor prej vendimit e deri te hyrja në fuqi nuk do të mund të ketë vendim. Por, po bëjmë çmos që ai afat kohor të mos jetë i gjatë për kosovarët dhe të mos lidhet me çështje teknike, siç është ETIAS-i”, ka thënë për REL-in një burim diplomatik i BE-së.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”. Nga Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre.

Marrë nga REL

keshilli i bashkimit evropian liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet