Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjatë një takimi me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe ato të Sigurisë, Javier Colomina, tha se situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Republikën e Serbisë.
Sipas Vuçeviçit, “kriza aktuale u shkaktua nga mos-zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina, e cila nuk e përmbushi detyrimin e saj të vetëm, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, më 9 nëntor, që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit dhe që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targat.
Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan. Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.
Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.
Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Serbia përgatit përforcim financiar për serbët që braktisën institucionet e Kosovës
Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), tha sot se ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.
Më 7 nëntor, sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. Ai u kishte kërkuar të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës.
Ambasadori Hovenier tha se janë të shqetësuar për situatën në veri, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”./ Gazeta Express
kamerat e fshehta per zbulimin e planit te serbise ne veri MITROVICË- Dokumentari “Gjurmë shqiptare”, ka trajtuar çështje...
Foto ilustruese ITALI- Ajo telefonoi nënën pasi mësoi për tërmetin e fortë që goditi mëngjesin e sotëm, por ku...
Sam Bankman-Fried SHBA- CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollar&eu...
SHBA- Presidenti Joe Biden iu drejtua amerikanëve pas rezultateve të zgjedhjeve, duke thënë se ishte një "natë e fortë" p&eum...
Albin Kurti PRISHTINË- Me anë të një videoje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar që nesër në m&e...
Joe Biden SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpërndarë një video në Twitter, ku shfaqet duke telefonuar dhe uruar disa nga kandidat&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës për t&r...
Ron Johnson SHBA- Votuesit në Wisconsin kanë rizgjedhur republikanin Ron Johnson në Senat i cili ka mposhtur një sfidë n...
Raphael Warnock SHBA- Xhorxhia po shkon drejt balotazhit të zgjedhjeve në garën për Senatin e SHBA-së, sipas senatorit Raphael War...
Protestat ne Iran IRAN- Protestat antiqeveritare në Iran kanë hyrë në javën e tetë, pavarësisht një goditjeje nga f...