LIVE UPDATES
Bota

Mbështeten tek mediat sociale për t'u informuar, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik në SHBA

Redaksitë e lajmeve dhe nismat mediatike po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të mirinformuar publikun në prag të zgjedhjeve amerikane të nëntorit.

21 Shtator 2024, 18:48 Nga N.F

Mbështeten tek mediat sociale për t'u informuar, lufta

SHBA- Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek mediat sociale për t’u informuar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo, dezinformatat në mediat sociale përhapen me shpejtësi. Redaksitë e lajmeve dhe nismat mediatike po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të mirinformuar publikun në prag të zgjedhjeve amerikane të nëntorit.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat hispanike të lajmeve po përpiqen të luftojnë lajmet e rreme dhe t’u shpjegojë komuniteteve se si dhe ku të votojnë.

“Këtë vit zgjedhor njerëzit po kërkojnë të jenë më të informuar dhe kanë shumë pyetje. Kur ndajmë një lajm, gjithmonë kemi pyetje në lidhje me të”, thotë Claudia Ginestra me gazetën javore “El Tiempo Latino” që publikohet në kryeqytetin amerikan.

Gazeta raporton lajme që prekin interesat e komunitetit hispanik dhe shfrytëzon rrjetet sociale për të komunikuar me audiencën.

“Aktualisht, videot e shkurtra që postojmë po tërheqin shumë njerëz. Kjo është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të komunikuar me audiencën”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja Claudia Ginestra.

Anketat e Qendrës Kërkimore Pew tregojnë se hispanikët informohen kryesisht përmes internetit dhe mediave sociale. Ata përdorin aplilacionet WhatsApp, Telegram dhe Instagram, sipas kompanisë mediatike Nielsen.

Për t'i ofruar komunitetit informacionin që u nevojitet, gazeta “El Tiempo Latino” përdor mjete të kontrollit të fakteve ose kërkon ndihmën e organizatës partnere “Factchequeado”.

E themeluar në vitin 2022, organizata jofitimprurëse vëzhgon keqinformimin dhe dezinformatat e lajme në komunitetin latin dhe hispanik në Shtetet e Bashkuara.

"Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, komuniteti përballet me shumë sfida. Po ashtu, edhe ne që përpiqemi t’i informojmë ata kemi shumë sfida”, thotë themeluesja e organizatës “Factchequeado” që kontrollon faktet, Laura Zommer.

Një prej sfidave është edhe inteligjenca artificiale.

“Për shembull, në TikTok shohim që një video publikohet me një lajm dezinformues dhe më pas shohim dy video të tjera me të njëjtin lajm nga përdorues të ndryshëm, por që thonë të njëjtën gjë”, tregon zonja Zommer. Keqinformimi synon përhapjen e lajmeve të rreme.

“Një lajm i rremë që përhapet shumë është teoria konspirative që pretendon se jo shtetasit amerikanë po votojnë”.

Shpejtësia është çelësi për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat përhapen me nxitim në mediat sociale, thotë zonja Zommer.

Por organizata “Factchequeado” ka në dispozicion një mjet të fuqishëm, bashkëpunimin me dhjetëra partenerë në 22 shtete. Redaksitë e lajmeve si “El Tiempo Latino” përdorin organizatën “Factchequeado” për të verifikuar të dhënat.

“Komuniteti hispanik nuk po informohet sa duhet ose po keqinformohet kur bëhet fjalë për politikën. Por ne po shohim që audienca jonë kërkon të informohet dhe të mësojë”, thotë Marcos Porras me gazetësn “El Tiempo Latino”.

Mes të tjerash, gazeta poston në median sociale video shpjeguese mbi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Synimi është për të plotësuar mungesën e të dhënave që mund të shfrytëzohet nga elementë negativë për të përhapur lajme të rreme apo dezinformata./ VOA

shba popullsia hispanike lajme te rreme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet