LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhëniet SHBA-Francë dhe pritshmëritë për vizitën e Presidentit Macron në Uashington

Vizita e 1 dhjetorit, pas zgjedhjeve për Kongresin në SHBA dhe Ditës së Falenderimeve, do të jetë vizita e dytë shtetërore në Uashington e presidentit Macron, i cili fitoi një mandat të dytë në fillim të këtij viti. Presidenti Macron zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Uashington gjatë mandatit të Presidentit Trump.

27 Shtator 2022, 08:00 Nga d.a.
Marrëdhëniet SHBA-Francë dhe pritshmëritë për
Biden dhe Macron

SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Uashington në fillim të dhjetorit për vizitën e parë shtetërore gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden.

Vizita e 1 dhjetorit, pas zgjedhjeve për Kongresin në SHBA dhe Ditës së Falenderimeve, do të jetë vizita e dytë shtetërore në Uashington e presidentit Macron, i cili fitoi një mandat të dytë në fillim të këtij viti. Presidenti Macron zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Uashington gjatë mandatit të Presidentit Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre njoftoi vizitën të hënën, duke thënë se kjo do të "theksojë marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme me Francën, aleatin tonë më të vjetër". Kjo do të jetë hera e parë që Shtëpia e Bardhë do të presë një udhëheqës botëror për një vizitë shtetërore që nga fillimi i koronavirusit.

Ftesa shihet si një shenjë se marrëdhëniet midis zoti Biden dhe zotit Macron janë përmirësuar. Marrëdhëniet mes tyre u dëmtuan vitin e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një marrëveshje për t’i shitur Australisë nëndetëse bërthamore. Vendimi amerikan minoi një marrëveshje të Francës për t'i shitur Australisë nëndetëse që operojnë me naftë.

Pas njoftimit të marrëveshjes, e cila lindi nga një marrëveshje e re e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë, Franca tërhoqi shkurtimisht ambasadorin e saj në Uashington, Philippe Etienne. Presidenti Biden gjithashtu u përpoq të rregullonte situatën me Francën duke e pranuar përfundimisht para zotit Macron se administrata e tij kishte qenë "e ngathët" në mënyrën se si e trajtoi çështjen.

Administrata e Presidentit Biden që atëherë ka lavdëruar Presidentin Macron duke e cilësuar atë ndër aleatët perëndimorë më aktivë në dënimin e luftës 7-mujore të Rusisë në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve të gjëra ekonomike kundër Rusisë dhe zyrtarëve të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Në qendër të përpjekjes së Presidentit Bidenit ishte një premtim për të rikhyer udhëheqjen në nivel global të Amerikës pas katër viteve të politikës "Amerika e Para" të ish presidentit Donald Trump. Por, Presidenti Biden e ka pranuar se zoti Macron dhe aleatët e tjerë mbeten skeptikë në lidhje me realizimin e premtimit të tij për një udhëheqje më të fortë të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.

Biden shpesh tregon historinë e një takimi të udhëheqësve botëror menjëherë pas marrjes së detyrës së Presidentit, në të cilin ai kishte deklaruar se "Amerika është kthyer". Ai thotë se homologët e tij, duke filluar me Presidentin Macron, u kundërpërgjigjën duke pyetur: "Për sa kohë?"

Presidenti Macron ishte gjithashtu udhëheqësi i parë botëror që fitoi një vizitë shtetërore gjatë mandatit të Presidentit Trump, megjithëse marrëdhëniet mes tyre më vonë u dëmtuan.

Udhëheqësi francez kishte kërkuar të kultivonte një partneritet të ngushtë me zotin Trump dhe e priti republikanin në 2017 për festimet e Ditës së Bastiljes në Paris. Zoti Trump iu përgjigj atij me një ftesë për vizitë shtetërore në Uashington.

Por marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan pasi zoti Trump tërhoqi trupat amerikane nga Siria pa u koordinuar me Francën dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Zoti Trump shpesh e kritikonte NATO-n.

Në një nga takimet e tyre të fundit ballë për ballë, në një mbledhje të udhëheqësve të NATO-s në Londër në vitin 2019, presidentët Trump dhe Macron nuk arritën të fshihnin zhgënjimin e tyre me njëri-tjetrin./VOA/

emmanuel macron joe biden marredheniet shba-france

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet