LIVE UPDATES
Bota

 Maqedonia e Veriut vendos rregulla të reja për krijuesit e përmbajtjeve në mediat sociale 

Siç theksohet, ky përkufizim është në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian për Shërbimet Mediatike Audiovizuale, për të parandaluar reklamat e fshehta dhe komunikimin e fshehtë komercial.

20 Mars 2026, 18:58 Nga E.d
 Maqedonia e Veriut vendos rregulla të reja për krijuesit e
Foto ilustruse

MAQEDONIA E VERIT- Të ardhurat nuk përkufizohen vetëm si pagesa direkte në para. Agjencia sqaron se çdo dhuratë, shërbim falas, ushqim në restorant apo udhëtim i marrë në këmbim të promovimit përbën aktivitet ekonomik. Siç theksohet, ky përkufizim është në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian për Shërbimet Mediatike Audiovizuale, për të parandaluar reklamat e fshehta dhe komunikimin e fshehtë komercial.

Krijuesit e përmbajtjeve për mediat sociale tani janë të detyruartë mbrojnë vazhdimisht të mituritnga përmbajtjet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre. Kjo përfshin përdorimin e detyrueshëm të etiketave sipas moshës dhe paralajmërimeve të qarta në fillim të videove ose formave të tjera të transmetimit.

Transparenca në reklamim është një tjetër pikë kritike. Çdo përmbajtje komerciale duhet të shoqërohet qartë me shënjues të tillë si  "#ad”, "#sponsored” ose "paid partnership”.

"Reklamimi i fshehtëështë rreptësisht i ndaluar, pasi publiku ka të drejtë të dijë kur dikush po përpiqet t'i bindë të blejnë një produkt ose shërbim në këmbim të kompensimit. Për më tepër, promovimi i duhanit, drogave, armëve dhe produkteve mjekësore që jepen vetëm me recetë, është krejtësisht i ndaluar”, deklaron Agjencia në dokumentin e saj.

Që nga 19 shkurti i këtij viti në regjistrin e këtij institucioni janë të regjistruar zyrtarisht njëmbëdhjetë influencerë, kurse një është çregjistruar. Përtej kësaj liste Agjencia nuk ka të dhëna mbi numrin e përgjithshëm të influencerëve në Maqedoninë e Veriut.

Krijuesit përballë rregullatorëve

Ndërkohë në vend u themelua "Shoqata e Influencerëve dhe Krijuesve të Përmbajtjeve Digjitale". Ajo reagoi fuqishëm ndaj narrativave publike që e etiketojnë industrinë si pjesë të "zonës gri”. Influencerët i refuzojnë aludimet se punojnë me "para të zeza”, duke theksuar se bashkëpunimet e tyre realizohen me kontrata dhe se paguajnë edhe tatim mbi të ardhurat personale. Shoqata thotë se kërkon liri kreative dhe fleksibilitet, ndërsa rregullatorët synojnë mbrojtjen e publikut dhe parandalimin e abuzimeve ekonomike.

"Pozicioni ynë është i qartë: ne nuk i shmangemi transparencës dhe nuk i shmagemi as përgjegjësisë dhe as rregullave. Por rregullimi duhet të jetë ligjor, proporcional dhe në përputhje me praktikat evropiane,” deklaroi shoqata në reagimin e saj më të fundit. 

Shoqata shprehu shqetësimin se Agjencia po merr rolin e Zyrës së të Ardhurave Publike dhe se po ushtrohet presion ndaj kompanive që të mos bashkëpunojnë me influencerë të paregjistruar, gjë që sipas tyre nuk ka bazë ligjore.

Nga ana tjetër Agjencia pretendon se procesi ishte përfshirës. Ata theksojnë se pragun fillestar për regjistrim e kishin vendosur për ata që kanë 30,000 ndjekës, por me kërkesë të vetë influencerëve ky prag u ul në 10,000. Agjencia thekson se qëllimi i saj nuk është të kufizojë lirinë e shprehjes, por të vendosë rregulla të qarta për aktivitetin ekonomik.

"Mendimet e influencerëve u morën shumë seriozisht parasysh gjatë përgatitjes së Udhëzuesit, dhe ato që ishin brenda kornizës së normave ligjore dhe praktikës evropiane u pranuan,” tha Agjencia për Deutsche ëelle.

Agjencia ka njoftuar se do të kryejë mbikëqyrje të rregullt, të kontrolluar dhe të jashtëzakonshme. Influencerët e regjistruar do të paguajnë një tarifë mbikëqyrjeje prej 0.5% të të ardhurave të tyre të përgjithme vjetore. Në rast të heqjes së ndonjë videoje nga platformat ata janë gjithashtu të detyruar t'i ruajnë videot e tyre në formë të paprekur për të paktën deri në 30 ditë më pas për qëllime të mundshme mbikëqyrjeje ose gjyqësore.

Pas reagimeve të influencerëve edhe Ministria e Transformimit Digjital shprehu pozicionin e saj, duke theksuar se nevijitet dialog.

"Ministria beson se çdo rregullore që prek një sektor dinamik dhe me rritje të shpejtë, si krijimi i përmbajtjeve digjitale, duhet të jetë proporcionale, e qartë dhe në dialog të vazhdueshëm me aktorët e përfshirë. Vetërregullimi dhe kodet e sjelljes janë instrumente legjitime në praktikën evropiane, të cilat duhet të plotësojnë kornizën ligjore që siguron mbrojtjen e interesit publik, transparencën e përmbajtjes komerciale dhe mbrojtjen e të miturve,” deklaroi Ministria.

Më vonë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Influencerëve dhe njoftoi se do të zhvillohen takime me të gjithë aktorët e përfshirë, për të shqyrtuar mundësitë për sqarime ose përmirësime të rregullores. Shoqata e influencerëve shprehu gatishmërinë "për diskutim konstruktiv dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.”

Influencerët në rolin e redaktorëve

Rregullat e reja përcaktojnë që influencerët nuk duhet të nxisin dhunë, diskriminim apo gjuhë urrejtjeje. "Diskutimi se ç'përbën gjuhë urrejtjeje në mënyrën se si zhvillohet sot është bërë aq i përgjithshëm, sa shumë vetë konsiderojnë si gjuhë urrejtjeje atë që nuk u pëlqen,” thuhet në udhëzuesin e Agjencisë.

Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, influencerët janë gjithashtu përgjegjës për komentet nën postimet e tyre, që do të thotë se ata duhet të moderojnë aktivisht komunitetet e tyre. 

Sa i përket përmbajtjes, janë vendosur kufij të rreptë për atë që quhet "product placement”. Kjo teknikë nuk duhet të përdoret në podkaste që trajtojnë lajme ose tema politike aktuale, as në video të destinuara për fëmijë. Krijuesit nuk duhet të promovojnë prodhime në mënyrë "ofenduese” ose të nxisin drejtpërdrejt shikuesit për të blerë prodhime të caktuara përmes lavdërimeve të ekzagjeruara.

Një ndryshim mbarëbotëror drejt llogaridhënies prej influencerëve

Sipas të dhënave të fundit të Eurobarometer për vitin 2025, deri në 74% e të rinjve të moshës 15–24 vjeç ndjekin influencerë në rrjetet sociale. Nga këta, 38% i ndjekin për komente për tema sociale dhe politike, gjë që tregon fuqinë e madhe të tyre për të formësuar opinionin publik.

Bota po merr tashmë masa drastike. Kina, për shembull, ka miratuar një ligj që kërkon që influencerët që flasin për tema sensitive si mjekësia, ligjet osefinancattë kenë një diplomë të përshtatshme ose certifikatë profesionale. Edhe Shqipëria po synon zgjidhje të ngjashme.

Modeli maqedonas përpiqet të ndjekë këto prirje, duke këmbëngulur që influencerët nuk janë më thjesht individë që regjistrojnë video argëtuese, por entitete me ndikim të konsiderueshëm mbi publikun./DW

maqedonia e veriut be influencer

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht