LIVE UPDATES
Bota

Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, pavarësisht protestave

Grevat mbarëkombëtare shkaktuan ndërprerje të transportit, mësimit dhe shërbimeve e tjera publike në të gjithë Francën.

19 Janar 2023, 23:30 Nga k.m.
Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve,
Pamje nga protestat

PARIS– Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze të enjten ndërsa vazhdojnë grevat mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, por presidenti Emmanuel Macron këmbënguli se ai do të vazhdojë me planet e reformave të pensioneve.

Grevat mbarëkombëtare shkaktuan ndërprerje të transportit, mësimit dhe shërbimeve e tjera publike në të gjithë Francën.

Gjatë një konference për shtyp në një takim të nivelit të lartë franko-spanjoll në Barcelonë të Spanjës, presidenti Macron tha se " duhet ta bëjmë atë reformë" për të "shpëtuar" sistemin e pensioneve.

“Ne do ta bëjmë atë me respekt, në një frymë dialogu, por edhe me vendosmëri dhe përgjegjësi”, shtoi ai.

Ndërsa Macron mbante konferencën e shtypit, policia u kundërpërgjigj ndaj disa protestuesve që hodhën mjete plasëse gjatë një marshimi përgjithësisht paqësor në Paris. Gjendja duket se u rikthye shpejt nën kontroll.

Sipas rregullave të reja, punëtorët francezë do të duhet të punojnë më gjatë përpara se të dalin në pension– me moshën e pensionit që rritet nga 62 në 64. Në një vend me një popullsi të plakur dhe jetëgjatësi në rritje ku të gjithë marrin një pension shtetëror, qeveria e Macron thotë se reforma është mënyra e vetme për ta mbajtur sistemin gjallë.

Sindikatat argumentojnë se rishikimi i pensioneve kërcënon të drejtat e fituara pas shumë përpjekjesh dhe propozojnë një taksë mbi të pasurit ose më shumë kontribute nga pagat e punëdhënësve për të financuar sistemin e pensioneve. Sondazhet sugjerojnë se shumica e francezëve janë gjithashtu kundër reformës.

Më shumë se 200 mitingje u organizuan në mbarë Francën të enjten, duke përfshirë një në Paris ku merrnin pjesë të gjitha sindikatat kryesore të Francës. Jean Paul Cachina, 56 vjeç, iu bashkua marshimit në kryeqytetin francez - i pari për të.

"Nuk jam këtu për veten time," tha ai. “Jam këtu për të mbrojtur të rinjtë dhe punëtorët që bëjnë punë të vështira. Unë punoj në sektorin e industrisë së ndërtimit dhe jam dëshmitar i vuajtjeve të punonjësve”.

Shumë të rinj ishin në mesin e protestusve në Paris, duke brohoritur “Rinia po proteston. Macron ke mbaruar.” Sindikatat e nxënësve të shkollave të mesme i kishin kërkuar anëtarëve që t'u bashkohen protestave.

Nathan Arsac, 19 vjeç, student dhe anëtar i sindikatës UNEF, tha: Kam frikë se çfarë do të ndodhë më pas. Humbja e arritjeve tona sociale mund të ndodhë shumë shpejt. Kam frikë tek e ardhmja kur të jem i moshuar dhe të dal në pension.

Sylvie Béchard, një infermiere 59-vjeçare, tha se ajo iu bashkua marshimit sepse "punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë të rraskapitur fizikisht".

“E vetmja gjë që kemi është të demonstrojmë dhe të bllokojmë ekonominë e vendit”, shtoi ajo.

Kostoja ekonomike e grevave nuk është ende e qartë. Qeveria shqetësohet se një shfaqje e madhe kundërshtie të enjten mund të inkurajojë sindikatat që të vazhdojnë me largimet e zgjatura që mund të pengojnë ekonominë ndërkohë që Franca po lufton kundër inflacionit dhe po përpiqet të nxisë rritjen.

Sindikatat e policisë që kundërshtojnë reformën e pensioneve gjithashtu morën pjesë në protesta, ndërsa ata në detyrë u përgatitën për dhunë të mundshme nëse grupet ekstremiste do t'u bashkohen demonstratave.

Sipas autoritetit hekurudhor SNCF, shumica e shërbimeve të trenave në Francë u anuluan, përfshirë disa lidhje ndërkombëtare. Rreth 20% e fluturimeve jashtë aeroportit Orly të Parisit u anuluan dhe linjat ajrore paralajmëruan për vonesa. Ministria e Arsimit Kombëtar tha se në varësi të shkollave, rreth 34 deri në 42% e mësuesve ishin në grevë.

Thierry Desassis, një mësues në pension, e quajti planin e qeverisë "një lajthitje".

“Në moshën 64-vjeçare fillon të kesh probleme shëndetësore. Unë jam 68 vjeç dhe me shëndet të mirë, por kam filluar të shkoj më shpesh tek mjekët", tha ai.

Greva ka prekur edhe disa objekte muzeale. Pallati i Versajës u mbyll të enjten ndërsa Kulla Eifel paralajmëroi për ndërprerje të mundshme dhe Muzeu i Luvrit tha se disa salla do të mbeten të mbyllura.

Shumë punëtorë francezë shprehën mendime të ndryshme për planin e qeverisë dhe vunë në dukje kompleksitetin e sistemit të pensioneve.

Ministri francez i Punës, Olivier Dussopt pranoi "shqetësimet" e shkaktuara nga planet e pensioneve që do t'u kërkojnë punëtorëve të bëjnë "një përpjekje shtesë”.

Duke folur në televizionin LCI, Dussopt justifikoi zgjedhjen për të shtyrë moshën e daljes në pension, sepse qeveria hodhi poshtë opsionet e tjera që përfshinin rritjen e taksave - të cilat ai tha se do të dëmtonin ekonominë dhe do të kushtonin vendet e punës - ose uljen e pensioneve.

Qeveria franceze prezanton zyrtarisht projektligjin e pensioneve të hënën dhe ai do të kalojë në Parlament muajin e ardhshëm. Suksesi i tij do të varet pjesërisht nga shkalla dhe kohëzgjatja e grevave dhe protestave. Shumica e partive opozitare, përfshirë të majtën dhe të djathtën ekstreme, janë fuqimisht kundër planit. Aleanca centriste e Macronit humbi shumicën e saj parlamentare vitin e kaluar, megjithatë ka ende grupin më të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare, ku ka një shans të mirë për të bërë aleancë me partinë konservatore republikane për të miratuar reformat e pensioneve./VOA

protesta ne france

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës