LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Me gjithë optimizmin e SHBA-së, marrëveshja për armëpushim në Gazë duket larg

Megjithatë, kryediplomati amerikan u largua nga rajoni më 21 gusht – pas vizitës së tij të nëntë gjatë luftës dhjetëmuajshe – pa arritur ndonjë përparim të madh. Ekspertët thonë se ende ka mospajtime të mëdha mes palëve të përfshira në konflikt, Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

22 Gusht 2024, 10:28 Nga N.F
Analiza e REL: Me gjithë optimizmin e SHBA-së, marrëveshja
Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Lindjen e Mesme me shpresën se do ta ndërmjetësonte një marrëveshje të vështirë për armëpushim, me qëllim për t’i dhënë fund luftës shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, kryediplomati amerikan u largua nga rajoni më 21 gusht – pas vizitës së tij të nëntë gjatë luftës dhjetëmuajshe – pa arritur ndonjë përparim të madh. Ekspertët thonë se ende ka mospajtime të mëdha mes palëve të përfshira në konflikt, Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

“Kjo është ende punë e pakryer dhe unë, personalisht, nuk jam optimist” tha Firas Maksad, hulumtues në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

Para vizitës më të fundit të Blinkenit, zyrtarët amerikanë shprehën optimizmin se kurrë nuk ka qenë më afër arritja e marrëveshjes për armëpushim. Blinkeni udhëtoi në Izrael, Egjipt dhe Katar, në përpjekje për ta theksuar nevojën urgjente për arritjen e një marrëveshjeje. Gjatë qëndrimit në Tel Avivi, ai paralajmëroi se “mbase kjo është mundësia e fundit” për ta arritur marrëveshjen.

Megjithatë, ai u duk pesimist në komentet që i bëri pasi e përfundoi udhëtimin në rajon. Besimi ishte rritur pasi Blinkeni e takoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe njoftoi se Izraeli e kishte pranuar një propozim amerikan për “përafërim”, i cili kishte për qëllim ta ngushtonte hendekun mes dy palëve të përfshira në luftë.

Më pas, ai i bëri thirrje Hamasit ta pranonte propozimin gjithashtu. Por, vetëm një ditë më vonë, Netanyahu u citua nga mediat izraelite duke shprehur mospajtim për një pikë kyçe: tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Hamasi nuk e ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë propozimin amerikan, por tha se ai bie në kundërshtim me kushtet për të cilat palët janë pajtuar në të kaluarën. Uashingtoni i ka shtuar përpjekjet për t’i shtyrë përpara bisedimet për armëpushim, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, në Iran, dhe të një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban muajin e kaluar. Dyshohet se Haniyeh u vra nga Izraeli.

Teherani, i cili i mbështet Hamasin dhe Hezbollahun, është zotuar për hakmarrje ndaj Izraelit, duke nxitur frikën për shpërthimin e një lufte të mundshme rajonale. Maksad tha se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar “një fije optimizmi” në bisedime, për t’iu bërë trysni Izraelit dhe Hamasit ta pranojnë marrëveshjen e propozuar për armëpushim dhe ta sigurojnë Iranin dhe Hezbollahun se është shënuar përparim.

Synimi, sipas Maksad, është të parandalohet një sulmi i udhëhequr nga Irani kundër Izraelit dhe për shmangur një luftë të përgjithshme në rajon. Irani e ka shtyrë hakmarrjen kundër Izraelit dhe ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që veprimet e tij të kenë ndikim në bisedimet për armëpushim.

Ekspertët thonë se nuk është madje e qartë nëse dy burrat kryesor në bisedime duan paqe – Netanyahu dhe lideri i Hamasit Yahya Sinwar, i cili është fajësuar për orkestrimin e sulmit vdekjeprurës më 7 tetor në Izrael që e nxiti luftën në Gazë. Anëtarët kryesorë të koalicionit të krahut të djathtë të Netanyahut e kundërshtojnë armëpushimin.

“[Netanyahu] e di se koalicioni i tij në Knesset do të jetë në rrezik, nëse ai nënshkruan marrëveshje që i jep fund luftës”, tha Michael Horowitz, shef i inteligjencës në organizatën Le Beck International me bazë ë Bahrejn.

Ndërkohë, Hamasi mund të jetë duke e pritur një sulm iranian kundër Izraelit, i cili “do t’i përshkallëzonte tensionet rajonale dhe mund t’i japë grupit më shumë ndikim në të ardhmen”, tha Horowitz. Maksad tha se Sinwar prej fillimit të luftës "ka dashur shumë t’i joshë Iranin dhe përfaqësuesit e tij të ndryshëm për ta mbështetur kauzën e tij".

Ajo që mund t'i ndërlikojë më shumë gjërat është tentativa për sulm vetëvrasës me bombë në Tel Aviv më 18 gusht, përgjegjësin për të cilin e mori Hamasi së bashku me grupin ekstremist Xhihadi Islamik Palestinez.

Hamasi hoqi dorë nga sulmet vetëvrasëse në vitin 2006 përpara se të merrte kontrollin në Gaza, pasi kërkonte më shumë legjitimitet dhe njohje ndërkombëtare. Por rikthimi i operacioneve vetëvrasëse mund të ketë pasoja, sipas ekspertëve.

“Kjo sugjeron se lufta mund të mos përfundojë në të vërtetë, por vetëm mund të shndërrohet në diçka më të tmerrshme, më shkatërruese dhe përfundimisht më kërcënuese, si për sigurinë izraelite, ashtu edhe për shpresat për një shtet palestinez në të ardhmen,” tha Gregory Brew, hulumtues nga Eurasia Group me bazë në SHBA.

Hollësitë e propozimit amerikan për armëpushim janë mbajtur të fshehta, por analistët thonë se ai parashikon marrëveshje me shumë faza. Horowitz tha se faza e parë do të përfshijë një tërheqje graduale të trupave izraelite nga pjesa më e madhe e Gazës dhe lirimin e disa prej pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Negociatat do të zhvillohen gjithashtu për të lehtësuar një armëpushim të përhershëm gjatë fazës së dytë.

“Hamasi është i shqetësuar se, edhe nëse e nënshkruan propozimin e SHBA-së, bisedimet për një armëpushim të përhershëm ndërmjet fazës 1 dhe fazës 2 do të dështojnë dhe Izraeli do ta përdorë këtë si një justifikim për të rifilluar luftën”, tha ai.

Horowitz tha se Netanyahu dëshiron të ruajë të drejtën për të vendosur se cilët të burgosur palestinezë lirohen në këmbimin e të burgosurve. Çfarë është me rëndësi, shtoi ai, Netanyahu gjithashtu dëshiron që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ta ruajnë praninë përgjatë të paktën njërit prej dy korridoreve strategjike në Rripin e Gazës.

Korridori i Filadelfit është një rrip i ngushtë toke që kalon përgjatë kufirit jugor të enklavës me Egjiptin. Korridori i Netzarimit, i cili shkon në jug të qytetit të Gazës, e ndan territorin në seksione jugore dhe veriore.

"Synimi kryesor i Hamasit është të sigurojë një fund të përhershëm të luftës dhe tërheqjen e plotë të të gjitha trupave të IDF-së - për këtë qëllim, pranimi i së drejtës së Izraelit për të mbajtur trupa brenda territorit është i papranueshëm," tha Brew.

Ai shtoi se "pa lëshuar pe pala izraelite për Filadelfin ose Netzarimin - ose, që është më pak e mundshme, Hamasi të heqë dorë nga kjo plotësisht – arritja e një marrëveshjeje nuk duket e mundshme"./ REL

shba armepushim ne gaza blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet