LIVE UPDATES
Bota

Lukashenko është aleat i Putin por vullnetarët bjellorusë stërviten për të mbrojtur Ukrainën

Kritikët thonë se Bjellorusia është bërë bashkëpunëtore në luftën e Putinit kundër Ukrainës. Por shumë bjellorusë, të cilët zhvilluan protesta paqësore në vitin 2020 kundër sundimtarit të tyre të gjatë, Aleksandër Lukashenko, kanë marrë armët për të mbrojtur Ukrainën. Shumë bjellorusë e shohin këtë si një mundësi për të çliruar vendin e tyre nga diktatura.

17 Maj 2022, 17:25 Nga DOSJA
Lukashenko është aleat i Putin por vullnetarët bjellorusë
Vadim Prokopiev.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia ka shërbyer si një prej bazave nga niste sulmi rus. Tani mijëra bjellorusë, të cilët në vitin 2020 iu kundërvunë forcave të sundimtarit të tyre Aleksandër Lukashenko, kanë vendosur të luftojnë për Ukrainën, duke formuar njësi dhe batalione bjelloruse në territorin polak. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze ka siguruar pamje ekskluzive brenda terrenit të stërvitjes për regjimentin bjellorus të njohur si "Pahonja" në Poloni.

Kritikët thonë se Bjellorusia është bërë bashkëpunëtore në luftën e Putinit kundër Ukrainës. Por shumë bjellorusë, të cilët zhvilluan protesta paqësore në vitin 2020 kundër sundimtarit të tyre të gjatë, Aleksandër Lukashenko, kanë marrë armët për të mbrojtur Ukrainën. Shumë bjellorusë e shohin këtë si një mundësi për të çliruar vendin e tyre nga diktatura.

Në këtë terren stërvitor në Poloni, vullnetarët po marrin mësimet e tyre të para të betejës. Një ish-oficer i policisë polake, tani pronar biznesi dhe partneri i tij veteran lufte, po stërvisin bjellorusët që u regjistruan për regjimentin e ri, të njohur si "Pahonja". Pas një jave stërvitjesh në Poloni, vullnetarët transferohen në një bazë në Ukrainë, për një stërvitje më intensive disamujore.

Drejtuesi i regjimentit pret që çdo muaj të regjistrohen rreth 40 persona dhe që shifrat të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

“Ata janë bjellorusë shumë të motivuar. Kanë vetëm dy objektiva. Njëri është të ndihmojmë vëllezërit e tyre, në Ukrainë, sepse ne kemi një armik të përbashkët”, thotë për Zërin e Amerikës, Vadim Prokopiev.

Vullnetarët janë të vendosur të fitojnë përvojë luftarake. Andrey thotë se familja e tij është në Bjellorusi dhe kërkon që fytyra e tij të mos shfaqet për arsye sigurie.

“Kjo nuk është vetëm lufta e Ukrainës. Është lufta e të gjithë botës së lirë dhe e Bjellorusisë gjithashtu, sepse Bjellorusia është pothuajse 30 vjet nën diktaturë dhe është shumë e dhimbshme për ne, për popullin bjellorus që… vërtet dëshiron të jetë i lirë. Ëndërrojmë dhe shpresojnë, që pas humbjes së Putinit, regjimi i Lukashenkos gjithashtu do të shkatërrohet”, thotë Andrey për Zërin e Amerikës.

Për Kirillin, i cili u largua nga Bjellorusia shumë kohë më parë, kjo luftë ka të bëjë gjithashtu me lirinë. Ai filloi të ndihmonte ukrainasit të blinin pajisje ushtarake dhe më pas kuptoi se kishte një betejë më të madhe për të mbështetur në vendin e tij.

“Por më pas e kuptova se ne kemi disa vullnetarë ushtarakë bjellorusë, që nuk janë të pajisur shumë mire dhe vendosëm të fillojmë t'i ndihmojmë. Filluam t'u dërgojmë pajisje”.

Kirilli shpreson të shërbejë si shembull se shumë bjellorusë, ndryshe nga Lukashenko, nuk e mbështesin agresionin e Putinit.

“Ne ndjehemi fajtorë për popullin ukrainas, sepse tani për tani mbajmë pasaportë bjelloruse. Ne jemi armiqtë e tyre, sepse vendi ynë, që sot është gjithashtu i pushtuar nga tirani Lukashenko, shërben si pikënisje për bombardimet drejt qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës. Ne duhet t'i ofrojmë sa më shumë ndihmë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e tyre ndaj agresionit rus”, thotë Kirilli për Zërin e Amerikës.

Kirilli, si shumë të tjerë, u frymëzua nga protestat në Bjellorusi dy vjet më parë. Në atë kohë, protesta e tyre ishte paqësore dhe protestuesit nuk ishin të përgatitur për brutalitetin e forcave të Lukashenkos.

Tani, kundërshtarët e Lukashenkos po punojnë për t'u përgatitur për betejë.

Udhëheqja bjelloruse në mërgim muajin e kaluar e mbështeti regjimentin Pahonja. Sviatlana Tsikhanouskaya, gruaja që nga shumë besohet se është fituesja e ligjshme e zgjedhjeve të Bjellorusisë në vitin 2020, iu referua në Twitter njësisë si "baza për ushtrinë e re profesionale bjelloruse".

Drejtuesi i njësisë, Vadim Prokopiev, e sheh miratimin e saj si hapin e parë drejt çlirimit të Bjellorusisë nga Lukashenko.

“Mendoj se ka ardhur koha që udhëheqja jonë, lidershipi ynë politik në mërgim të marrë masa më të ngutshme dhe më vendimtare. Nëse ukrainasit do të shohin potencial dhe fuqi të mjaftueshme, mendoj se njohja e një qeverie në mërgim do të jetë një lëvizje shumë e mirë dhe e fuqishme”, thotë për Zërin e Amerikës Vadim Prokopiev.

Ai thotë se regjimenti i tij po rritet dhe Zëri i Amerikës ka mësuar se së shpejti, disa instrukturë me përvojë, përfshirë veteranë të ushtrisë amerikane, do t'i bashkohen luftës./VOA/

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës