LIVE UPDATES
Bota

Nesër jepet vendimi për Gucatin dhe Haradinajn, ish-drejtuesit e OVL-së rrezikojnë deri në 6 vjet burg

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

17 Maj 2022, 16:12 Nga DOSJA
Nesër jepet vendimi për Gucatin dhe Haradinajn, ish-drejtuesit e
Gjykata e Hages

Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mësojnë më 18 maj vendimin për ta, të marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Si Gucati, ashtu edhe Haradinaj, mund të dënohen me nga gjashtë vjet burgim, në rast se gjykata bindet me propozimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila, pos dënimit me burgim prej gjashtë vjetësh, ka propozuar edhe një gjobë simbolike prej 100 eurosh për gjithsecilin.

Nga koha e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt kanë kaluar gati 20 muaj.

Gjatë tërë procesit të gjykimit, prokuroria ka insistuar se të dy ata, të organizuar, kanë synuar të dëmtojnë reputacionin e Gjykatës Speciale, si dhe të pengojnë punën e saj.

“Ata i kryen krimet, sepse donin të pengonin punën e kësaj gjykate, të frikësonin dhe të merrnin hak kundër dëshmitarëve”, ka thënë prokurori i rastit, James Pacen, në fjalën e tij përfundimtare, derisa ka arsyetuar propozimin për dënimin e tyre me nga gjashtë vjet burgim.

Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media nga selia e OVL të UÇK-së kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Gjykatës Speciale.

Siç pretendohet edhe në aktakuzë, në ato dokumente - kopje të të cilave u janë shpërndarë gazetarëve - ka pasur edhe emra të dëshmitarëve potencialë, që mund të dëshmonin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë këtu edhe rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, pas rrjedhjes së këtyre dokumenteve, kanë refuzuar për një kohë të konfirmojnë autenticitetin e tyre, por, siç është dëshmuar gjatë procesit gjyqësor, gjykata dhe prokuroria iu referohen atyre si “dokumente zyrtare” të këtij institucioni. Ndërsa, OVL-UÇK ka thënë se këto dokumente i janë dërguar asaj nga një person anonim.

Gucati e Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm dhe, gjatë gjykimit, kanë insistuar se nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore. Ata i kanë cilësuar Dhomat e Specializuara të Kosovës si “gjykatë njëetnike” që, siç kanë thënë, synim ka vetëm “dënimin e shqiptarëve”, ndërsa amniston, sipas tyre, krimet e kryera nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë.

Gjatë gjykimit, ata kanë thënë se nuk e kanë ditur nëse dokumentet që i kanë publikuar, kanë qenë origjinale apo jo, porse kanë insistuar se Gjykata Speciale “është diskriminuese ndaj shqiptarëve”.

Në fjalën përfundimtare të prokurorisë, kryeprokurori i ZPS-së, Jack Smith, i ka cilësuar Gucatin dhe Haradinajn si “të akuzuar unikë”.

“Këta të akuzuar janë unikë, pasi ata nuk janë penduar. Ata kanë shkuar më tej dhe kanë thënë, në shumë mënyra, se do ta bëjnë këtë krim, apo një krim të ngjashëm edhe në të ardhmen, po t’iu jepej mundësia”, ka deklaruar prokurori Smith më 17 mars.

Prokuroria ka insistuar vazhdimisht se masa më e përshtatshme për Gucatin e Haradinajn është dënimi me burgim.

Avokatët mbrojtës, Toby Cadman dhe Jonathan Rees, i kanë kundërshtuar provat e ofruara nga prokuroria.

Në fjalët përfundimtare për këtë rast, të dy ata kanë thënë se prokuroria “ka dështuar” t’i mbështesë akuzat me prova.

Cadman, avokat mbrojtës i Nasim Haradinajt, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të paraqesë prova bindëse për të shpallur fajtor klientin e tij.

Ai ka thënë se është i bindur se gjyqtarët do t’i vlerësojnë provat në mënyrë të paanshme dhe se, në fund, do ta shpallin të pafajshëm klientin e tij.

“Në parashtresat tona përmbyllëse, ne përcaktuam qëndrimin se prokuroria ka dështuar të prezantojë prova, për ta dëshmuar çështjen përtej dyshimit të bazuar. Z. Haradinaj e ka bërë mjaft të qartë në dëshminë e tij se besimin e ka në duart e gjyqtarëve, për të dhënë vendimin e duhur”, ka thënë Cadman për Radion Evropa e Lirë.

Ai, po ashtu, ka shprehur bindjen se gjykata do të shpërfaqë, sipas tij, përkushtimin e qartë të saj në raport me drejtësinë.

“Ky gjyq ka të bëjë me më shumë se fatin e klientit tim. Ka pasoja të gjera që shtrihen përtej katër mureve të ndërtesës së Gjykatës në Hagë. Bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Bëhet fjalë për drejtësinë dhe për drejtësinë e mohuar - drejtësinë e mohuar për mijëra viktimat e agresionit serb”, ka thënë Cadman.

Avokati mbrojtës i Gucatit, Jonathan Rees, ka thënë se nuk preferon të komentojë para shpalljes së aktgjykimit për këtë rast.

Që nga fillimi i gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt janë paraqitur 14 dëshmitarë.

Katër janë propozuar nga ZPS-ja, 6 nga Hysni Gucati, 4 nga Nasim Haradinaj. Numri i dëshmive me shkrim, ndërkaq, ka qenë 18. Dymbëdhjetë janë propozuar nga mbrojtja e Gucatit dhe gjashtë nga mbrojtja e Haradinajt.

Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar gazetarë, punonjës të zyrës qendrore të OVL-UCK-së, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe zyrtarë të ZPS-së dhe të Dhomave të Specializuara.

Si prova kryesore në këtë rast janë paraqitur video-incizimet e zyrës së OVL-UÇK-së, në të cilat Gucati e Haradinaj shihen duke mbajtur konferenca për media dhe duke prezantuar, siç është thënë, dokumente konfidenciale para gazetarëve. Në disa raste, ata akuzohen se kanë dhënë informacione tejet të ndjeshme për dëshmitarë të mbrojtur.

Aktualisht, në Dhomat e Specializuara të Kosovës drejt fundit është duke shkuar edhe procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Deri më tani, në këtë rast janë dëgjuar 13 dëshmitarë të propozuar nga ZPS-ja dhe 15 nga ekipi i mbrojtjes.

Në anën tjetër, procesi gjyqësor kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka nisur ende.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020. Prokuroria Speciale i ngarkon ata me veprat: përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara janë kryer afërsisht në periudhën prill 1998 - gusht 1999, në disa zona në Kosovë dhe Shqipëri.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm.

Procesi gjyqësor nuk ka filluar ende as në rastin e të akuzuarit tjetër kosovar për krime lufte, Pjetër Shala.

Gjykata Speciale në Hagë vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, i cili ka përmbajtur akuza ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq e të tjera. Autor i këtij raporti ka qenë ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Themelimi i gjykatës dhe ngritja e akuzave janë përcjellë vazhdimisht me reagime dhe protesta në Kosovë, ku është thënë se, në këtë mënyrë, po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99./REL/

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi