LIVE UPDATES
Bota

Luftërat e përmasave

Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden, si shumë politikanë në mbarë botën, fajësoi kompanitë e mëdha për rritjen e çmimeve për shkak të lakmisë, rritjen e ngadaltë të pagave, mungesën e risisë dhe zinxhirët e brishtë të furnizimit.

5 Gusht 2023, 10:28 Nga I.A
Luftërat e përmasave
Foto Ilustruese

SHBA- Qeveritë janë në luftë me biznesin e madh. Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden, si shumë politikanë në mbarë botën, fajësoi kompanitë e mëdha për rritjen e çmimeve për shkak të lakmisë, rritjen e ngadaltë të pagave, mungesën e risisë dhe zinxhirët e brishtë të furnizimit.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i është ngjitur nga pas marrëveshjeve të mëdha, thjesht sepse ato janë të mëdha.

Humbjet nëpër gjykata duket se nuk e kanë zbehur zellin e agjencisë. Humbja më e fundit ishte më 11 korrik, kur një gjykatës nuk pranoi kërkesën e agjencisë për të bllokuar blerjen prej 69 miliardë dollarësh nga Microsoft, të firmës Activision Blizzard, një zhvillues i videolojërave. FTC-ja tha se do të apelonte kundër vendimit.

Ndërkohë, autoritetet e konkurrencës në BE po bëjnë zhurmë për kufizimin e të drejtave të Google. Vitin e kaluar, Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve (EMA) ndaloi blerjen prej 40 miliardë dollarësh të firmës Arm, një projektues çipash, nga Nvidia, një kompani e madhe e gjysmëpërçuesve.

Këto agjenci japin tri arsye për rritjen e fuqive të tyre: një përqendrim më i madh i tregut, ulja e lidhjeve të biznesit me kompanitë më të mëdha në botë dhe rritja e fitimeve të tyre.

Në sipërfaqe, të tria këto arsye duket se sinjalizojnë një rritje të fuqisë së korporatave. Megjithatë, po të vërejmë më nga afër, do të shohim se prirjet në fjalë mund të jenë rezultat i faktorëve të mirë, si përparimi teknologjik dhe globalizimi.

Në disa tregje lokale, përqendrimi më i madh, në mënyrë paradoksale, mund të ketë sjellë më shumë konkurrencë, jo më pak.

Për më tepër, pandemia Covid-19 mund të ketë mbjellë farat e një lulëzimi të ardhshëm në konkurrencë.

Sigurisht, është e vërtetë se disa kompani të mëdha, kanë rritur së tepërmi fitimet, duke përfshirë sektorë të mëdhenj si shëndetësia. Por është e gabuar strategjia e vënies në pikëpyetje të çdo marrëveshjeje që përfshin një firmë të madhe.

Pa dyshim që përqendrimi është rritur. Në të gjithë ekonominë e Amerikës, ai është më i lartë sot se në çdo periudhë në shekullin e kaluar (shih grafikun 1).

Nga rreth 900 sektorë në Amerikës të gjurmuar nga The Economist, numri ku katër kompanitë më të mëdha kanë një pjesë tregu mbi dy të tretat, u rrit nga 65 në vitin 1997, në 97 deri në vitin 2017.

Në Europë, ku të dhënat janë më pak gjithëpërfshirëse, përqendrimi është rritur për të paktën 20 vjet.

Duke përdorur të dhëna për ekonomitë më të mëdha të Europës Perëndimore, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, ekonomistët Gabor Koltay, Szabolcs Lorincz dhe Tommaso Valletti, zbuluan se pjesa e tregut që zinin katër firmat më të mëdha, u rrit në 73%, nga viti 1998 në vitin 2019.

Përqindja e industrive ku pjesa e katër kompanive kryesore tejkalon gjysmën, u rrit nga 16% në 27%. Britania dhe Franca shënuan rritjet më të mëdha.

Në të njëjtën kohë, firmat ekzistuese duken më të rrënjosura. Në Britani, numri mesatar i firmave që qëndrojnë në dhjetëshen e parë në industritë e tyre përkatëse tri vjet pasi hyjnë në listë, ishte pesë para krizës financiare.

Tani është tetë. Thomas Philippon nga Shkolla e Biznesit e Universitetit të Nju Jorkut ka zbuluar një ulje të ngjashme midis kompanive kryesore amerikane.

Më e rëndësishmja, firmat po grumbullojnë fitime më të larta. The Economist ka nxjerrë një vlerësim të papërpunuar të fitimeve “të tepërta” për 3000 kompanitë më të mëdha të listuara në botë, sipas vlerës së tregut (duke përjashtuar firmat financiare).

Duke përdorur shifrat e raportuara nga Bloomberg, është llogaritur kthimi i fitimeve të një firme nga kapitali i investuar, në 10%. Kjo është norma e kthimit që mund të pritet në një treg konkurrues.

Në vitin e kaluar, fitimet e tepërta arritën në 4 trilionë dollarë, ose gati 4% e PBB-së globale (shih grafikun 2). Këto fitime janë shumë të përqendruara në Perëndim, veçanërisht në Amerikë.

Firmat amerikane mbledhin 41% të totalit, ndërsa ato europiane marrin 21%. Industritë e energjisë, teknologjisë dhe në Amerikë, ato të kujdesit shëndetësor, shquhen si grupe kompanish me fitime të tepërta në raport me madhësinë.

E gjithë kjo duket shqetësuese. Dhe në disa sektorë të caktuar, është me të vërtetë. Katër dekada më parë, më shumë se tetë në dhjetë spitale ishin jofitimprurëse dhe me një vendndodhje të vetme.

Tani më shumë se gjashtë në dhjetë janë në pronësi të zinxhirëve të shumtë të spitaleve fitimprurëse ose rrjeteve akademike si Steward Health Care ose Indiana University Health.

Në fillim, ky ishte një proces krejtësisht i shëndetshëm i zinxhirëve të mëdhenj dhe efikasë, që zgjeroheshin në të gjithë Amerikën. Dy dekada më vonë, pasi kanë ndodhur 2,000 bashkime spitalesh, gjërat duken të paqarta.

Një analizë e vitit 2019 nga Martin Gaynor dhe kolegët e tij në Universitetin Carnegie Mellon tregon se shumë bashkime të tilla kanë prirjen që të rrisin çmimet, pa përmirësuar cilësinë.

Gjithsesi, përqendrimi i lartë, shpërndarja e ulët dhe fitimet e larta, nuk duhet të ndikojnë keq te konsumatorët. Ky përqendrim është rritur për 100 vjet, një periudhë gjatë së cilës jeta është përmirësuar pothuajse për të gjithë.

Rritjet e përqendrimit të industrisë në Amerikë gjatë shekullit të kaluar janë të ndërlidhura me faktorë si zhvillimi më i lartë teknologjik, kostot më të larta fikse dhe rritja e prodhimit, sipas Yueran Ma nga Shkolla e Biznesit e Universitetit të Çikagos. Asnjë nga këto nuk duket si një dukuri e keqe.

Ky përqendrim është rritur edhe në Europë, ku autoritetet e konkurrencës nuk kanë qenë aq të përgjumura sa në Amerikë, duke treguar se janë në lojë forca të fuqishme strukturore.

John Van Reenen nga London School of Economics, përmend teknologjinë dhe globalizimin. Interneti ka ulur koston e blerjeve, ndërkohë që softueri dhe teknologjitë e tjera u lejojnë kompanive më të mira të rrisin operacionet e tyre në mbarë botën.

Shifrat nga firma McKinsey, tregojnë se kthimi nga kapitali i investuar për një firmë të vlerësuar, është 20 pikë përqindje më i lartë se për një firmë mesatare.

Për më tepër, përqendrimi më i lartë vendas mund të rrisë konkurrencën në nivel lokal, në veçanti industritë e shërbimeve. Fiona Scott Morton, ish-ndihmësprokurore e përgjithshme, tani në Yale School of Management, përdor shembullin e kafeneve.

Nëse do të kishte vetëm nga një kafene në çdo lagje, tregu kombëtar do të fragmentohej shumë. Por çdo konsumator do të përballej me një monopol lokal. “Nëse kërkoj një kafene, nuk dua të udhëtoj për tre orë”, thotë ajo.

Akademikët debatojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht me përqendrimin në tregjet lokale. Ajo që duket gjithnjë e më e qartë, është se firmat më të mira janë zgjeruar gjithnjë e më shumë.

Walmarts, me “çmimet e ulëta”, u shërben blerësve në të gjithë Amerikën, falë operacionit të pakrahasueshëm logjistik të gjigantit të shitjes me pakicë.

Cheesecake Factory përdor një laborator në Kaliforni për të testuar pjatat që i shpërndan me shpejtësi në rreth 200 vendndodhjet e tij rreth Amerikës.

Një punim i kohëve të fundit i titulluar “Revolucioni Industrial në Shërbime”, nga Esteban Rossi-Hansberg në Universitetin e Çikagos, tregon se zgjerimi gjeografik i kompanive të mëdha rrit konkurrencën për operatorët lokalë, pjesa e tregut lokal të të cilëve bie.

Për sa u përket lidhjeve të ulëta të biznesit, kjo nuk është diçka aq e keqe nëse drejtuesit e tanishëm vazhdojnë të inovojnë, gjë që po e bëjnë shumë.

Pavarësisht se bankat qendrore i rritën normat e interesit me ritmin më të shpejtë në dekada, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, investimet private amerikane në tremujorin e parë të vitit 2023, arrinin në 17.2% të PBB-së, të ngjashme me nivelet maksimale para pandemisë.

Shumë korporata gjigante po investojnë me miliarda në risi, duke përfshirë fushat kritike, si teknologjia.

Pesë kompanitë më të mëdha teknologjike, Alphabet, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft, investuan së bashku rreth 200 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim vitin e kaluar, e barabartë me një të katërtën e totalit të Amerikës në vitin 2021. Microsoft dhe Alphabet janë në krye të garës mbi Inteligjencën Artificiale.

Është e vërtetë se fitimet kanë qenë më të larta në Amerikë që nga kriza financiare e viteve 2007-’09 sesa në dekadat e mëparshme, veçanërisht nëse marrim parasysh flukset e parave të lira, të cilat ndikojnë në mënyrën se si kompanitë i zhvlerësojnë asetet (shih grafikun 3).

Por ato nuk duken aq të pazakonta nëse marrim parasysh normat më të ulëta tatimore dhe rritjen e shtrirjes globale të kompanive.

Dhe mund të kenë arritur kulmin: analistët vlerësojnë se të ardhurat në indeksin S&P 500 të kompanive më të mëdha amerikane, ranë në tre muajt deri në qershor, në bazë vjetore.

Nga ana tjetër, dinamizmi mund të jetë në rritje. John Haltiwanger, nga Universiteti i Maryland, vëren se formimi i biznesit, i cili kishte qenë “shumë anemik” që nga mesi i viteve 2010, është rritur që nga pandemia (shih grafikun 4). Në vitet e fundit, janë krijuar shumë më tepër firma të reja sesa janë mbyllur.

Është ende e paqartë nëse këto firma startup do të rivalizojnë kompanitë e tanishme. Por investimi i kapitalit sipërmarrës tregon se investitorët po shohin hapësirë për kthime të shëndetshme.

Edhe pse është gjysma e kulmit prej mbi 130 miliardë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2021, është një rikthim në nivelet e viteve 2019 dhe 2020.

Një hipotezë është se puna në distancë e ekonomisë post-Covid, ul kostot e firmave startup. Kompanitë e reja nuk kanë më nevojë të marrin me qira një zyrë të madhe. Ato mund të punësojnë një grup talentesh që nuk është vendas.

Nga llogaritja jonë e përafërt, rreth 125 nga rreth 900 industri të Zyrës së Regjistrimit, përfitojnë nga rritja e tregtisë elektronike, ose mund të ofrojnë shërbimet e tyre në distancë.

Rritja e rehatisë së konsumatorëve, falë mundësive të tilla, mund të frymëzojë më shumë biznese të reja për të hapur dyqane. Zoti Haltiwanger tashmë vëren një ndryshim të vogël në shpërndarjen e firmave.

Përqendrimi gjithashtu mund të jetë duke u ulur si rezultat i pakësimit të marrëveshjeve, veçanërisht në teknologji. Pjesa e pesë kompanive të mëdha të teknologjisë në të gjitha blerjet nga firmat e listuara në Amerikë ka rënë nga gati 1% në vitet 2010, në më pak se 0.5% që nga fillimi i mandatit të zotit Biden.

Një pjesë e ngadalësimit të bashkimeve dhe blerjeve është shkaktuar nga rritja e kostos së kapitalit dhe rreziku i recesionit. Edhe armiqësia e agjencive antitrust ndoshta luan një rol.

Më 27 qershor, autoritetet amerikane përditësuan udhëzimet e bashkimit të kompanive për herë të parë në 45 vjet, duke u kërkuar kompanive të raportojnë shumë më tepër hollësi mbi marrëveshjet me vlerë mbi 110 milionë dollarë.

Transaksionet më të mëdha dihet se do t’u nënshtrohen një hetimi të thellë, i cili mund të shtojë muaj në një proces depozitimi që tani kërkon pak javë. Rregullatorët kudo po hedhin “rërë në ingranazhet e procesit të bashkimit dhe blerjes së kompanive”, psherëtin një avokat. “FTC-ja i ka tejkaluar kufijtë e saj”, thotë një tjetër.

Megjithatë, agjencitë antitrust kundër monopoleve mbartin rreziqet e veta.

Ato mund të shkëpusin vëmendjen nga kërcënimet më të menjëhershme ndaj dinamizmit ekonomik, duke filluar nga kufizimet burokratike në përdorimin e tokës, deri në licencimin e profesioneve. Blerjet e kompanive mund të jenë të dobishme për ruajtjen e vlerës së firmave startup, kur tregjet e dobëta e bëjnë të vështirë mbledhjen e kapitalit.

Dhe disa marrëveshje të mëdha mund të jenë përfituese për konsumatorët, për shembull kur një firmë startup e bioteknologjisë, bashkon forcat me një prodhues të njohur barnash, për të testuar dhe për të shpërndarë një terapi të re.

Autoritetet e konkurrencës ndoshta kanë qenë në gjumë për një kohë të gjatë. Tani ato mund të jenë duke u hedhur në veprim shumë shpejt.

Marrë nga Monitor.al

ftc joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet