LIVE UPDATES
Bota

Lufta/ OKB, thirrje për rreth 3 miliardë dollarë për të ndihmuar palestinezët

Andrea De Domenico, kreu i Zyrës humanitare të OKB-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor, u tha gazetarëve se kërkohen të kryhen “operacionet masive” në mënyrë që këto shërbime të rikthehen dhe të kenë standarde minimale. Sipas tij, kjo nuk mund të bëhet në kohën kur operacionet ushtarake po vazhdojnë në enklavën palestineze.

17 Prill 2024, 08:23 Nga M.B
Lufta/ OKB, thirrje për rreth 3 miliardë dollarë për të
Foto ilustruese

NEW YORK- Kombet e Bashkuara bën thirrje për 2.8 miliardë dollarë për të ofruar ndihmën e nevojshme për 3 milionë palestinezë, duke theksuar se luftimi i urisë në Gazën e shkatërruar nga lufta nuk kërkon vetëm ushqim, por edhe ndërtimin e kanalizimeve dhe impianteve të ujit, si dhe ndërtesave shëndetësore.

Andrea De Domenico, kreu i Zyrës humanitare të OKB-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor, u tha gazetarëve se kërkohen të kryhen “operacionet masive” në mënyrë që këto shërbime të rikthehen dhe të kenë standarde minimale. Sipas tij, kjo nuk mund të bëhet në kohën kur operacionet ushtarake po vazhdojnë në enklavën palestineze. Ai tha se në Gazë janë shkatërruar spitale, sisteme të ujësjellësit e kanalizimeve, shtëpi, rrugë e shkolla.

De Domenico tha se Izraeli së fundi përfundoi operacionin e dytë të madh ushtarak në spitalin Shifa – spitalin më të madh në Gazë – dhe ky operacion, sipas tij, ishte aq shkatërrimtar sa që ndërtesa është detyruar të mbyllet. Izraeli ka premtuar se do të hapë më shumë pika kufitare për në Gazë dhe do të rrisë dërgesat me ndihmë humanitare, pasi në një sulm me dronë u vranë shtatë punëtorë të ndihmës nga organizata Kuzhina Qendrore Botërore, të cilët më 1 prill ishin duke dërguar ushqim në territor.

Vrasjet janë dënuar nga aleatët më të ngushtë të Izraelit, duke rritur kritikat ndaj Izraelit pas gjashtë muaj luftë. Lufta u nxit pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ofensiva izraelite në Gazë, që synon shkatërrimin e Hamasit, ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka lënë të vrarë afër 34.000 persona, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.

De Domenico tha se ka sinjale se Izraeli ka “qëllime të mira” sa i përket rritjes së ndihmës humanitare në Gazë, duke përmendur hapjen e pikëkalimit në veri dhe hapjen e furrave të bukës në këtë pjesë të Gazës që përballet me situatë të rëndë humanitare.

Megjithatë, ai tha se OKB-ja po kërkon që Izraeli të bëjë më shumë. Sipas autoriteteve ndërkombëtare që bëjnë vlerësime të krizave të urisë, uria është e pashmangshme në veri të Gazës, ku 70 për qind e personave po përballen me uri katastrofale. Në një raport të publikuar së fundi u paralajmërua se një përshkallëzim i luftës mund të shtyjë gjysmën e popullsisë së Gazës, prej 2.3 milionë banorësh, buzë urisë. OKB, tha De Domenico, kërkon 2.8 miliardë dollarë për pjesën e mbetur të vitit për Gazën dhe 10 për qind të kësaj vlere për Bregun e pushtuar Perëndimor, i cili po ashtu është përballur me rritje të dhunës dhe të sulmeve të kolonëve./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë