"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Disa ambasadorë dhe diplomatë të shumtë, në poste që nga Tokio, në Lindjen e Mesme e deri në Uashington, thanë se do ta respektojnë grevën njëditëshe.
FRANCË- Anëtarët e trupit diplomatik francez u hodhën në një grevë të rrallë në Paris të enjten para Ministrisë së Jashtme. Të zemëruar nga një reformë e planifikuar, ata shprehen të shqetësuar se ajo do të dëmtojë karrierën e tyre dhe pozitën e Francës në botë.
Disa ambasadorë dhe diplomatë të shumtë, në poste që nga Tokio, në Lindjen e Mesme e deri në Uashington, thanë se do ta respektojnë grevën njëditëshe.
Grevistët kërkojnë që presidenti Emmanuel Macron, të anulojë një plan për të shkrirë diplomatët e karrierës në një trup më të madh nëpunësish civilë, duke filluar nga muaji janar.
Benjamin, një punonjës diplomatik në ministrinë e Jashtme franceze, që nuk deshi të shpalosë identitetin e plotë, tha se po protestohet kundër reformës që mohon thelbin e punës së diplomatëve.
“Ne jemi diplomatë dhe jemi shumë krenarë që jemi të tillë. Ne e ndjejmë idenë se puna që bëjmë çdo ditë për të promovuar idetë dhe vlerat e Francës, është diçka që bazohet në talentet dhe aftësitë e fituara me kalimin e viteve. Nuk është diçka që mund të improvizohet në një minutë. Pra, ne mendojmë se kjo është diçka që duhet të rikujtohet dhe që të ketë një diplomaci të frytshme Franca, si të gjitha vendet e tjera të botës, duhet të mbështetet në një trup të tillë diplomatik”, tha ai.
Diplomatët pretendojnë se puna e tyre kërkon specializim dhe ekspertizë të fituar me vite në poste në mbarë botën dhe nuk ka vend për amatorë.
Boris Gourdault-Montagne, ish ambasador në Kinë, Japoni dhe Britaninë e Madhe tha se diplomacia është një profesion që mësohet përmes përvojës përgjatë së cilës përballesh me situata të ndryshme.
“Të thuash se diplomacia është në rrezik, kjo mund të jetë shumë e fortë, por do të dobësohet. Tani, Franca ka nevojë për diplomaci të fortë, me burra dhe gra të fuqishme”, tha ai.
Veprimi, i shpallur nga presidenti Macron me një dekret në muajin prill, thuhet se do të prekë rreth 800 diplomatë. Kundërshtarët thonë se ky është vetëm fillimi.
Reforma e qeverisë ka për qëllim të modernizojë dhe ndryshojë trupin diplomatik të Francës që u krijua në shekullin e 16-të, dhe të rrëzojë muret e asaj që disa në qeveri e shohin si një institucion elitar të mbyllur në vetvete.
Reforma do të përfshijë diplomatët nga një grup më i madh nga të gjitha degët e shërbimit publik, duke inkurajuar kalimin në ministri të tjera dhe duke detyruar personelin të konkurrojë me kandidatë të jashtëm për poste të rëndësishme diplomatike./VOA/
AUSTRALI- Një fotograf kohët e fundit ka kapur një luftë midis një breshke deti dhe një peshkaqen tigër në brigjet e N...
Petkov Kryeministri bullgar Kiril Petkov përsëriti se për të, Kuvendi është instanca e fundit e zgjidhjes së mundshme t&...
Festa e Republikes ITALI- Me kalimin e avionëve që lëshuan tym trengjyrësh në qiellin e Romës, u mbyll sot parada ushtarake p...
Policia GREQI- Një mësuese është arrestuar në Atikën Perëndimore pasi ka abuzuar me një të mitur. Prototh...
Princi Andrew ANGLI- Djali i dytë i Mbretëreshës, Princi Andrew, ka rezultuar pozitiv me Covid. BBC shkruan se këtë...
Alkesander Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot po viziton Bratislavën, ku po merr pjesë në foru...
Jaht SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një raund të ri sanksionesh lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, duke synuar zyr...
Pamje nga incidenti ne avion GREQI- Në këmbë dhe me pantallona të ulura, policia tërhoqi zvarrë një pasagjer britanik t&...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet shëndetësore të Selanikut janë vënë në gatishmëri pasi është evid...
Putin dhe Patriarku Kirill BRUKSEL- Disa diplomatë kanë thënë se Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse ruse është hequr ng...