LIVE UPDATES
Bota

Vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria paralajmëron se mund të mbajë referendum

Mediat në Bullgari raportuan se presidenti Radev dhe kryeministri Kiril Petkov, janë ftuar në Paris në një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

2 Qershor 2022, 19:45 Nga DOSJA
Vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria paralajmëron se mund

Bullgaria në qershor nuk do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian bazuar në qëndrimet e fundit të presidentit Rumen Radev. Megjithatë, nuk e përjashton as mundësinë që për çdo zgjidhje të mundshme të vendoset në referendum.

Mediat në Bullgari raportuan se presidenti Radev dhe kryeministri Kiril Petkov, janë ftuar në Paris në një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti Radev deklaroi se nuk ka asnjë përafrim të qëndrimeve me Shkupin, andaj edhe nuk ka se për çfarë të udhëtojë në Paris.

Agjencia bullgare e lajmeve, BGNES, kishte raportuar të enjten se dy krerët e lartë të shtetit bullgar ishin ftuar në takim nga presidenti Macron për të marrë garanci se të gjitha kërkesat e Sofjes do të jenë pjesë e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut, dhe në këmbim të saj Bullgaria ta heqë bllokadën.

“Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris te presidenti Macron. Dua të shoh rezultate reale. E vlerësoj përkushtimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë”, ka deklaruar Radev për mediat.

Ndërkaq, kryeministri Petkov nuk ka konfirmuar nëse do të udhëtojë drejt Parisit për takimin e paralajmëruar me presidentin Macron. Megjithëatë Petkov ka thënë se çfarëdo zgjidhje që mund të paraqitet, duhet të miratohet në Kuvendin e Bullgarisë.

“Po punohet shumë në nivel të ministrive të jashtme për t’i parë të gjitha mundësitë për përparim në temën e Maqedonisë së Veriut. Nuk mund të konfirmojmë asgjë për sa i përket hapave. Por, ajo që konfirmoj është se për të shmangur çdo spekulim, çfarëdo që të bëhet, gjithçka do të kalojë në Kuvend, pasi institucioni ligjvënës është shkalla e fundit dhe nuk do të ketë asgjë të fshehtë apo për të fshehur nga populli bullgar”, ka thënë Petkov.

Por, presidenti Radev ka thënë se fjalën e fundit e ka populli dhe jo deputetët, duke paralajmëruar mundësinë e organizimit të referendumit.

"Lidhur me deklaratën e kryeministrit Petkov se instanca e fundit për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut është Kuvendi, më duhet të sqaroj se instanca e fundit çdoherë është populli dhe ka mekanizma kushtetues për konsultimin e tij", ka thënë Radev duke aluduar në organizimin e mundshëm të një referendumi.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut nuk i kanë komentuar përplasjet e krerëve shtetërorë bullgarë, por kanë thënë se janë në kontakt me Sofjen “për të siguruar intensifikimin e bisedimeve në periudhën vijuese, në të gjitha nivelet ndërmjet dy ministrive të jashtme, në drejtim të tejkalimit të dallimeve gjatë Presidencës franceze”.

“Ekziston një numër iniciativash nga partnerët tanë ndërkombëtarë, me idetë e tyre për t'u përfshirë në këto bisedime, ndër të cilat natyrisht edhe Franca si kryesuese aktuale e Këshillit të Bashkimit Evropian".

"Të gjitha palët e përfshira në proces po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar një propozim në tavolinë, i cili do të hiqte veton për integrimin tonë evropian, dhe që do të ishte edhe në përputhje me qëndrimet për të cilat është zotuar Qeveria përmes deklaratës në Kuvend”, thuhet në një njoftim me shkrim të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë më parë se “në qershor duhet të nisin bisedimet pasi çdo shtyrje e procesit të integrimit, mund të ketë pasoja ndaj stabilititetit në rajon”. Sipas tij, “situata mund të shfrytëzohet për rritjen e ndikimit nga vendet tjera, në veçanti nga Rusia”.

Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë se dallimet në qëndrime të krerëve shtetëror bullgarë, kanë të bëjnë interesat e tyre politike, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë politike në këtë vend.

Ai vlerëson rolin dhe angazhimin e vendeve me ndikim të BE-së, por trysnia ndaj Sofjes, siç thotë Musliu, nuk mund të jetë e madhe pasi bëhet fjalë për një shtet evropian (Bullgarinë) me ndikim në rritje pas agresionit rus në Ukrainë.

“Mendoj se partnerët tanë euroatlantik janë angazhuar maksimalisht, por ndërkohë kemi të bëjmë me një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së, me një shtet, pesha gjeostrategjike e të cilit pas pushtimit rus në Ukrainë është rritur shumë dhe të gjitha këto konsideroj se e ngadalësojnë procesin”, thotë Musliu.

Por, sipas tij, nëse procesi nuk zhbllokohet, mund të ketë edhe lëvizje strategjike në Maqedoninë e Veriut, por pa saktësuar se cilat mund të jenë ato.

“Mendoj se kjo është e logjikshme pasi ky vend ka një përvojë të hidhur me kontestin me Greqinë që zgjati afër tri dekada, kështu që ne, si shoqëri, nuk mund ta mbajmë tensionin me integrimet evropiane dhe të hyjmë në një kontest më të paqartë”, vlerëson Musliu.

Ai thotë se problemi i mosarritjes së një marrëveshjeje me Bullgarinë, qëndron në pozicionin e paqartë dhe të paqëndrueshëm të Sofjes.

Bullgaria fillimisht kontestonte gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare duke përkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Analisti Albert Musliu thotë se BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të procesi i integrimit të zhbllokohet me lëshime nga të dyja palët, apo që kërkesat bullgare të plotësohen deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE./REL/

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!