LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump kërcënon Iranin me shkatërrim total: I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate nëse...

Duke folur më 6 prill në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, dhe drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, Trump e përshkroi momentin si një pikë vendimtare në një konflikt që po përshkallëzohet shpejt.

7 Prill 2026, 17:17 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump kërcënon Iranin me
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti kërcënimin e tij për të shkatërruar termocentralet dhe urat e Iranit, nëse ky i fundit nuk bën marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump paralajmëroi se Irani mund të “shkatërohet brenda një nate”.

Duke folur më 6 prill në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, dhe drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, Trump e përshkroi momentin si një pikë vendimtare në një konflikt që po përshkallëzohet shpejt.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër”, tha Trump, duke kujtuar afatin e 7 prillit që i ka vënë Iranit për t’i përmbushur kërkesat e SHBA-së.

“Kjo është një periudhë kritike. Ata kanë kohë deri nesër, në orën tetë”, tha Trump.

Teherani dha pak shenja të zmbrapsjes.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët iranianë hodhën poshtë një propozim armëpushimi prej 15 pikash nga Uashingtoni, ndërsa luftimet me Izraelin i intensifikuan gjatë natës.

Trump tha se nuk mund ta diskutonte propozimin, por theksoi se Uashingtoni ka “një pjesëmarrës aktiv dhe të gatshëm në anën tjetër” të negociatave.

I pyetur nëse është i shqetësuar se bombardimi i termocentraleve dhe urave do të shihej si krim lufte, Trump tha: “Jo. Shpresoj të mos më duhet ta bëj”.

E ashtuquajtura Komandë e Përbashkët Ushtarake e Iranit - organi që koordinon operacionet midis Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrisë së rregullt - i përshkroi komentet e presidentit amerikan si “retorikë e vrazhdë dhe arrogante”, raportoi mediumi Nour News, duke cituar një deklaratë të kësaj komande.

Konferenca e Trumpit nisi me atë që ai e përshkroi si një mision “shumë historik” shpëtimi: nxjerrjen e dy ushtarakëve amerikanë, aeroplani luftarak F-15 i të cilëve u rrëzua mbi territorin e Iranit.

Sipas Trumpit dhe udhëheqjes së tij ushtarake, operacioni përfshiu një angazhim masiv me mbi 150 avionë - përfshirë bombardues, avionë luftarakë, cisterna për furnizim me karburante dhe njësi shpëtimi - që vepruan nën zjarrin e madh të armikut.

“Nuk lëmë asnjë amerikan pas. Mund të kishim përfunduar me 100 të vdekur”, tha ai.

Një nga pilotët e rrëzuar, i plagosur rëndë, mbijetoi gati 48 orë pas vijave të armikut, duke e shmangur kapjen në terrenin e kontrolluar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Trump tregoi se si piloti “u ngjit në shkëmbinj, mjaft i gjakosur”, ndërsa trajtonte vetë plagët e tij dhe njëkohësisht transmetonte vendndodhjen.

Gjenerali Caine tregoi se operacioni i shpëtimit ishte mbuluar nga një “armadë ajrore”, ndërsa Ratcliffe shtoi se misioni bëri një “fushatë mashtruese” për të ngatërruar forcat iraniane që po e ndiqnin pilotin.

“Ishte garë kundër kohës”, tha Ratcliffe, duke vënë në dukje përdorimin si të inteligjencës njerëzore, ashtu edhe të teknologjive të përparuara të mbikëqyrjes.

Analistët ushtarakë thonë se operacioni veçohet për kompleksitetin e tij.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, gjenerallejtënanti në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, David A. Deptula, e përshkruan atë si një shpëtim të rrallë luftarak dhe shumë dinamik.

“Kjo përfshiu një operacion të rimëkëmbjes në thellësi brenda territorit armiqësor iranian, vendndodhjen e pasigurt të të mbijetuarit, ndjekjen nga armiku, terrenin malor dhe adaptimin në kohë reale me sulmet”, thotë ai.

Sipas tij, misionet e tilla kërkojnë koordinim midis inteligjencës, fuqisë ajrore dhe komunikimeve, ndërsa sinjalizojnë si aftësinë e SHBA-së, ashtu edhe rreziqet e vazhdueshme të operimit mbi Iran.

Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Trump zbuloi se jo të gjithë zyrtarët ushtarakë e mbështetën misionin e shpëtimit - disa shprehën shqetësime për rrezikun e dërgimit të qindra ushtarëve në territorin iranian, i cili vazhdon të jetë shumë i mbrojtur.

“Zakonisht nuk bëhet... Qindra njerëz mund të ishin vrarë”, tha Trump.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, ai tha se personalisht e miratoi operacionin, duke e përshkruar rezultatin - pa viktima - si “pothuajse të pamundur”.

Ultimatumi dhe përshkallëzimi

Paralajmërimi i Trumpit fokusohet te kontrolli i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit - një pikë kyç për dërgesat globale të naftës.

Sipas tij, edhe ndërprerjet e kufizuara të lundrimit - si me anë të vendosjes së minave detare - mund ta paralizojnë transportin ndërkombëtar detar.

Ndërsa tha se forcat amerikane kanë neutralizuar në masë të madhe forcat detare dhe ajrore të Iranit, Trump pranoi se kërcënime ka.

“Mjafton vetëm një terrorist me një kamion dhe një minierë uji”, tha Trump, duke vënë në dukje cenueshmërinë e trafikut detar.

Pavarësisht retorikës së ashpër, Trump shtoi se negociatat janë duke vazhduar “me mirëbesim”.

“Ata do të donin të bënin marrëveshje”, tha ai, por nuk dha hollësi.

Duke iu referuar komunikimeve të përgjuara, Trump përsëriti se shumë iranianë i mbështesin sulmet e SHBA-së si “një rrugë drejt lirisë”.

“Ata po thonë, ‘Ju lutem, vazhdojini bombardimet’”, tha Trump, duke shtuar se civilët janë të gatshëm t’i përballojnë vështirësitë për të rrëzuar regjimin.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi edhe rreziqet me të cilat përballen protestuesit iranianë, duke kujtuar goditjet e forcave të sigurisë kundër tyre.

“Unë, në fakt, u them atyre të mos dalin. Nuk është çështje trimërie - është inteligjencë”, tha Trump, duke përmendur ekzekutimet dhe shtypjen - përfshirë vrasjen e protestuesve dhe disidentëve - për të justifikuar qëndrimin e tij të ashpër kundër Teheranit.

Trump shfrytëzoi konferencën edhe për të kërcënuar një gazetar që raportoi detaje për pilotin e bllokuar, para se misioni i shpëtimit të përfundonte.

“Do t’i themi: ‘Siguria kombëtare - dorëzohuni ose shkoni në burg’”, tha Trump, duke iu referuar burimit të rrjedhjes së informacionit.

Ai argumentoi se publikimi i informacionit mund të kishte paralajmëruar forcat iraniane dhe të kishte komplikuar operacionin, por nuk e përmendi emrin e medias së përfshirë.

Këto zhvillime vijnë ndërsa konflikti vazhdon të përshkallëzohet në të gjithë rajonin.

Izraeli njoftoi se ka goditur objektiva kyç iraniane gjatë natës, përfshirë infrastrukturën energjetike, ndërsa Irani, në përgjigje, nisi sulme të reja.

Mediat shtetërore iraniane raportuan më 6 prill se të paktën 19 persona humbën jetën dhe 20 u plagosën nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite pranë Teheranit./REL

donald trump iran lufta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet