LIVE UPDATES
Bota

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë sheh rreziqe në rritje, ndërsa afati i Trumpit për Iranin afrohet

Teherani i refuzoi propozimet për një armëpushim afatshkurtër, duke kërkuar përfundim të përhershëm të armiqësive dhe garanci kundër sulmeve të ardhshme.

7 Prill 2026, 12:28 Nga D.S

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë sheh rreziqe

Me një ultimatum që skadon më 7 prill në orën 20:00, sipas kohës lindore, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se infrastruktura e tij mund të goditet brenda pak orësh, nëse ai nuk i përmbush kërkesat e tij, sidomos për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Teherani i refuzoi propozimet për një armëpushim afatshkurtër, duke kërkuar përfundim të përhershëm të armiqësive dhe garanci kundër sulmeve të ardhshme.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me ish-drejtorin për Iranin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Nate Swanson, aktualisht bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, rreth krizës në rritje dhe perspektivave për diplomaci.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i SHBA‑së ka dhënë një ultimatum të ashpër, duke paralajmëruar se infrastruktura e Iranit mund të përballet me sulme të mëdha brenda pak orësh, nëse kërkesat kryesore nuk plotësohen. Nga përvoja juaj, sa realist është një shkatërrim aq i shpejtë dhe në shkallë të gjerë i sistemeve të decentralizuara të Iranit? Dhe, a është ky më shumë një sinjal strategjik sesa një kapacitet i vërtetë operacional?

Nate Swanson: Vlerësimi im është se kjo po bëhet kryesisht për arsye psikologjike - për të nxjerrë koncesione nga Irani dhe për të nxitur një formë marrëveshjeje. Nuk mund ta them përfundimisht nëse SHBA-ja mund t’i godasë të gjitha ato objektiva në një afat aq të shkurtër kohor, por infrastruktura e Iranit është shumë e decentralizuar.

Ekzistojnë dhjetëra sisteme të ndara energjie, nyje transporti dhe rrjete të tjera kritike. Ideja e neutralizimit të çdo ure ose nyje kyç brenda pak orësh, duket e pabesueshme.

Kjo i përshtatet një modeli më të gjerë: kërcënim me pasoja maksimale për të fituar avantazh.

Deri tani, politika e presionit maksimal nuk e ka ndryshuar në thelb vendimmarrjen iraniane dhe nuk e ka detyruar Teheranin për t’u dorëzuar.

Edhe një përshkallëzim i tillë nuk duket se do të ndryshojë llogaritjen e tyre, por, në fund, ky është një vendim që i takon udhëheqjes iraniane.

Radio Evropa e Lirë: Po dëgjojmë edhe për përpjekjet diplomatike. Pakistani ka nxjerrë një kornizë me dy nivele - të ashtuquajturën “Marrëveshje e Islamabadit” - duke propozuar një armëpushim 45-ditor, të ndjekur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nga perspektiva juaj, cilat janë vijat e kuqe kryesore të Iranit dhe a ka ndonjë rrugë të mesme?

Nate Swanson: Irani po kërkon garanci se kjo luftë nuk do të rifillojë brenda pak muajsh. Ata duan siguri se armëpushimi është i përhershëm - jo i përkohshëm. Kjo është arsyeja pse ata po refuzojnë gjuhën afatshkurtër dhe po insistojnë në kushte të tjera.

Komponenti i dytë është ekonomik. Irani po përpiqet të përfitojë nga kontrolli i tij mbi Ngushticën e Hormuzit. Ata i referohen kësaj si dëmshpërblim, por në praktikë mund të marrë forma të ndryshme. Në thelb, krijon një mekanizëm zyrtar për të pasur vazhdimisht përfitime ekonomike, të lidhura me këtë rrugë ujore.

Ajo që ka ndryshuar në ditët e fundit, është se Irani duket gjithnjë e më i sigurt - ndoshta edhe tepër - për atë që mund të arrijë.

Kërkesat e tij janë zgjeruar, duke përfshirë edhe çështje më të gjera rajonale, siç është konflikti në Liban - çështje që më parë nuk kanë qenë kyç në pozicionin e tij.

Kjo i rrit ndjeshëm pengesat për një marrëveshje afatshkurtër dhe e bën edhe më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje brenda afatit.

Radio Evropa e Lirë: Brenda Iranit ka pasur ndryshime në lidership. A ka mbështetje për një fraksion më pragmatik që po shfaqet, apo po e forcojnë kontrollin grupet radikale të vijës së ashpër?

Nate Swanson: Sistemi është jashtëzakonisht i errët. Edhe për ata që e ndjekin nga afër Iranin, është shumë e vështirë të përcaktojnë se kush po merr në të vërtetë vendime.

Megjithatë, mbështetësit e vijës së ashpër janë qartazi të inkurajuar.

Disa figura kanë fituar ndikim në zhvillimet e fundit, dhe trajektorja e përgjithshme tregon një pjesëmarrje më të fortë të vijës së ashpër në vendimmarrje.

Nëse kjo përbën një konsolidim të plotë të pushtetit, është ende e paqartë - është thjesht shumë herët për ta thënë. Këto lloje tranzicionesh zakonisht zhvillohen me kalimin e kohës.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti Trump tha se iranianët mund të jenë të gatshëm t’i durojnë humbjet e infrastrukturës në këmbim të lirisë. A është ky vlerësimi juaj?

Nate Swanson: Shoqëria iraniane nuk është monolitike. Sigurisht që ka njerëz që duan që regjimi të shembet, dhe ka të tjerë që e mbështesin fuqishëm atë. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie diku në mes dhe është përqendruar kryesisht në mbijetesën e përditshme.

Pritjet e mia për mobilizim masiv janë të ulëta. Ndërsa disa segmente mund ta mbështesin presionin e vazhdueshëm, shumë të tjera, thjesht, duan që konflikti të përfundojë. Është shumë e vështirë të përgjithësohet, dhe nuk do të supozoja një përgjigje të unifikuar nga popullsia.

Thirrja për kryengritje në mjedisin aktual është jashtëzakonisht e rrezikshme. Protestat janë shtypur brutalisht dhe nuk ka pasur dezertime domethënëse nga aparati i sigurisë. Inkurajimi i njerëzve për të dalë në rrugë, mund të vërë jetë në rrezik - pa prodhuar rezultate të prekshme.

Në planin afatgjatë, fokusi duhet të jetë te ndikimi në vendimmarrjen e udhëheqjes së Iranit. Kushdo që qeveris Iranin, duhet të kuptojë se zgjedhjet e tyre do të përcaktojnë nëse vendi stabilizohet dhe lulëzon, apo mbetet i izoluar dhe në konflikt.

Radio Evropa e Lirë: A është bërë kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit pikë qendrore e negociatave?

Nate Swanson: Po. Irani tani, në mënyrë efektive, ka një shtyllë të katërt në strategjinë e tij të sigurisë: kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ndikon drejtpërdrejt në tregtinë globale dhe interesat e SHBA-së. Në disa mënyra, është bërë edhe më e rëndësishme se elementet tjera, siç janë forcat ndërmjetëse, të cilat shihen gjithnjë e më shumë si detyrime.

Ky është një ndryshim i madh dhe i jep Iranit një burim të ri, shumë të fuqishëm ndikimi.

Radio Evropa e Lirë: Nëse konflikti vazhdon për një periudhë të gjatë, çfarë do të nënkuptojë kjo për unitetin e vendeve të orientuara kundër Iranit? Nëse situata zgjat, a prisni që aleatët e SHBA-së të mbeten të bashkuar, apo mund të fillojnë të ndjekin marrëveshje të veçanta me Teheranin?

Nate Swanson: Ekziston një rrezik real divergjence. Si partnerët evropianë, ashtu edhe ata të Gjirit tashmë po i rivlerësojnë pozicionet e tyre dhe po rikalibrojnë marrëdhëniet e tyre si me SHBA-në, ashtu edhe me Iranin.

Në afat të shkurtër, uniteti kryesisht mbetet. Por, sa më gjatë të vazhdojë konflikti, aq më i madh është presioni mbi këto vende për të ndjekur interesat e tyre, duke përfshirë mundësinë e marrëveshjeve të ndara me Teheranin.

Ne tashmë po shohim ndryshime delikate - si në Evropë ashtu edhe midis shteteve të Gjirit - dhe këto dallime ka të ngjarë të bëhen më të theksuara me kalimin e kohës, nëse konflikti vazhdon./REL

shba turqi iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet