LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Islamabadi pret mes tensionit dhe shpresës, negociatat mes SHBA-së dhe Iranit

Një qetësi e pazakontë mbizotëron Islamabadin. Kolona SUV-esh të zinj përshkojnë rrugët pothuajse bosh, ndërsa kryeqyteti ndodhet në gatishmëri maksimale.

11 Prill 2026, 18:42 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Islamabadi pret mes tensionit dhe shpresës,
Bisedimet SHBA - Iran zhvillohen në Islamabad

Kryeqyteti i Pakistanit, Islamabadi, rrëzë vargmalit Margalla, nuk është i panjohur për diplomacinë e nivelit të lartë, por këtë fundjavë qyteti duket ndryshe, pasi bota  është fokusuar tek bisedimet mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit. Takimi i zhvillohet pas më shumë se një muaji lufte midis SHBA-së dhe aleatit të saj Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.

Një qetësi e pazakontë mbizotëron Islamabadin. Kolona SUV-esh të zinj përshkojnë rrugët pothuajse bosh, ndërsa kryeqyteti ndodhet në gatishmëri maksimale. Postblloqe të shumta dhe prania e forcave paramilitare rreth godinave qeveritare nënvizojnë peshën e bisedimeve delikate që do të zhvillohen këtu mes palëve ndërluftuese.

Bisedimet SHBA–Iran pritet të nisin të shtunën

Autoritetet kanë vendosur pjesë të kryeqytetit nën masa të rrepta sigurie, duke forcuar kontrollin në Zonën e Kuqe, distriktin diplomatik dhe qeveritar të mbrojtur rëndë të Islamabadit.

Zyrtarë iranianë dhe delegacioni amerikan, i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance, kanë mbërritur në Islamabad të premten (10.04.2026), ndërsa bisedimet ka gjasa të nisin të shtunën.

Disa rrugë janë mbyllur, shkollat në zonat përreth kanë kaluar në mësim online dhe institucionet shtetërore në pikat kyçe kanë njoftuar mbyllje të përkohshme për të lehtësuar kufizimet e lëvizjes.

Në fokus: depërshkallëzimi dhe Ngushtica e Hormuzit

Sipas raportimeve, Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Marshalli Asim Munir, pritet të përfshihen në diskutime, ndonëse lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe agjenda mbetet e hapur, por pritet që në qendër të bisedimeve të jenë depërshkallëzimi i situatës në rajon, siguria detare — veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit — si dhe tensionet më të gjera mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Një zyrtar pakistanez, i përfshirë në përgatitjet dhe që kërkoi të mbetet anonim, i tha DW-së se Islamabadi dëshiron që bisedimet të zhvillohen sa më shpejt dhe pa pengesa.

"Ne jemi të angazhuar seriozisht me të dyja palët dhe nuk duam ta rrezikojmë procesin. Roli ynë është ai i lehtësuesit dhe ndërmjetësit, me synimin për të arritur një zgjidhje paqësore,” tha ai, duke shtuar se çdo zhvillim apo njoftim mbi bisedimet u takon Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Pakistani afirmohet si ndërmjetës kyç i bisedimeve

Analistët vërejnë se pritja e këtyre bisedimeve nga Islamabadi nënvizon rëndësinë strategjike të Pakistanit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po intensifikohen.

"Përpjekjet diplomatike të Pakistanit i kanë siguruar vendit besueshmëri si një fuqi e mesme që po tregon rol aktiv dhe iniciativë si palë e interesuar në të ardhmen e rajonit më të gjerë,” i tha DW-së Farwa Aamer, Drejtoreshë e Nismave për Azinë Jugore në Institutin e Politikave të Asia Society në Nju Jork.

"Të arrish ta realizosh këtë mes dy kundërshtarëve të mëdhenj dhe në një klimë me mungesë serioze besimi përbën një fitore të madhe diplomatike për një vend që deri vitin e kaluar shihej në periferi të arenës ndërkombëtare,” tha Aamer.

Ajo shtoi se "marrëdhëniet dhe mirëkuptimi i Pakistanit me Iranin, si dhe lidhjet e tij të zgjeruara me Presidentin Trump, kanë ndihmuar ndjeshëm procesin e afrimit diplomatik në këtë moment kritik.”

Bazë për një marrëveshje depërshkallëzimi

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin në fund të muajit shkurt, duke shkaktuar një luftë që ka lënë mijëra të vrarë dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për energjinë botërore, duke shkaktuar mungesa të mëdha të naftës dhe gazit dhe rritje dramatike të çmimeve në mbarë botën.

Ndërhyrja e Pakistanit çoi palët drejt një armëpushimi dyjavor, të arritur të martën në mbrëmje — por vetëm pasi ish‑presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se "një qytetërim i tërë do të zhduket” nëse Irani nuk bashkëpunon.

Tension i lartë në Islamabad

Përpara takimit vendimtar, gjallëria e zakonshme e Islamabadit duket e zbehur. Dritat e rrugëve lëshojnë hije të gjata mbi bulevardet çuditërisht të zbrazëta pranë enklavës diplomatike. Herë pas here, heshtjen e thyejnë helikopterët që fluturojnë mbi qytet.

Për momentin, kryeqyteti pret — i siguruar, i vëzhguar dhe i pezulluar mes tensionit dhe shpresës.

"Sa kohë që ata po bisdojnë, ka ende një shans,” thotë Aliu, një mjek, duke hedhur vështrimin drejt një tjetër autokolone sigurie që kalon aty pranë. "Të gjithë këtu duan vetëm stabilitet. Kemi parë mjaft paqëndrueshmëri tashmë.”/DW

islamabadi shba irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet