LIVE UPDATES
Bota

Arritje historike/ Ekipi i Artemis II kthehet në Tokë

Forca speciale të NASA-s dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së ndihmuan astronautët të dilnin nga kapsula dhe më pas i transportuan me helikopter drejt një anijeje të marinës.

11 Prill 2026, 16:45 Nga E.d
Arritje historike/ Ekipi i Artemis II kthehet në Tokë
Kthim sfidues nga ana teknologjike për kapsulën e misionit hënor Artemis II

Katër astronautët në bordin e kapsulës "Orion”, amerikanët Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman dhe kanadezi Jeremy Hansen  u ulën në ujë sipas planit në Oqeanin Paqësor, pranë San Diegos, bëri të ditur NASA. Ulja u përshkrua si një "ulje shembullore”.

Forca speciale të NASA-s dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së ndihmuan astronautët të dilnin nga kapsula dhe më pas i transportuan me helikopter drejt një anijeje të marinës. Kreu i NASA-s, Jared Isaacman, i priti personalisht dhe i përgëzoi për një "arritje historike”. Sipas agjencisë hapësinore, pjestarët e misionit janë "shëndosh e mirë dhe të lumtur”.

Trump nuk kursen lavdëratat

Astronautët përshëndetën me entuziazëm drejt kamerave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ata do të dërgohen përsëri në Houston. Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, e cilësoi misionin hënor si "spektakolar”, ndërsa uljen e përshkroi si "perfekte”. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney përgëzoi ekuipazhin për një "arritje historike”.

Një ulje sfiduese

Ulja përbënte një manovër tepër të ndërlikuar.Gjatë rikthimit, kapsula arriti përkohësisht një shpejtësi prej mbi 38.000 kilometra në orë, 30 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës, anija kozmike u përball me temperatura mbi 2.700 gradë Celsius. Kapsula "Orion” u mbrojt nga djegia përmes një mburoje termike. Për rreth gjashtë minuta, komunikimi me qendrën e kontrollit u ndërpre qëllimisht. E ngadalësuar nga parashutat, kapsula u ul në Paqësor.

Premierë kanadeze dhe thyerje rekordesh

Astronautët u nisën nga kozmodromi Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës me sistemin raketor "Space Launch System”. Për Glover, Koch dhe Wiseman ishte fluturimi i dytë në hapësirë, ndërsa për Hansen i pari. Christina Koch është gruaja e parë në bordin e një misioni hënor të NASA‑s, Victor Glover personi i parë jo i bardhë dhe Jeremy Hansen kanadezi i parë në një mision të tillë drejt Hënës.

Trajektorja e fluturimit, e paraqitur grafikisht si një tetëshe gjigante që përfshin Tokën dhe Hënën, çoi ekuipazhin në një udhëtim prej më shumë se 2,3 milionë kilometrash. Astronautët u larguan deri në 406.771 kilometra nga Toka, duke thyer rekordin e misionit "Apollo 13” të vitit 1970. Hënës iu afruan deri në rreth 6.545 kilometra. Një ulje në Hënë nuk ishte planifikuar.

40 minuta pa kontakt me Tokën

Gjatë fluturimit rreth satelitit natyror të Tokës, astronautët patën mundësinë ta vëzhgonin Hënën për rreth shtatë orë. Sidomos në anën e pasme të Hënës, për shkak të kushteve të veçanta të ndriçimit diellor, ata panë dhe dokumentuan pamje që asnjë njeri nuk i kishte parë me sy më parë. Për rreth 40 minuta, komunikimi me qendrën e kontrollit në Tokë u ndërpre, ashtu siç ishte planifikuar.

Klubi i të dymbëdhjetëve dhe e ardhmja e Artemis

Njeriu i parë që shkeli në Hënë ishte Neil Armstrong më 20 korrik 1969. I fundit deri më sot ishte astronauti i NASA-s Eugene Cernan në dhjetor 1972, gjatë misionit "Apollo 17”. Gjatë programit "Apollo”, Shtetet e Bashkuara dërguan gjithsej 12 astronautë në Hënë – si i vetmi vend që e ka arritur këtë deri tani.

NASA e sheh "Artemis 2” si një hap kyç drejt një programi të ri hënor, me synimin e uljeve me ekuipazh dhe, më vonë, të një pranie të përhershme njerëzore në Hënë. Sipas agjencisë hapësinore, së shpejti do të bëhet i ditur ekuipazhi i misionit "Artemis 3”.

Rruga drejt Hënës është e hapur, tha menaxheri i NASA‑s Amit Kshatriya, por shtoi: "Përpara nesh ka më shumë punë sesa pas nesh.”/DW

shba nasa astronautët

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet