LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Gratë bartin barrën e ndaljes së internetit në Iran

Ndërprerja e internetit në tri periudha të ndryshme në Iran gjatë muajve të fundit, përfshirë ndaljen e tanishme, që është më e gjata e regjistruar ndonjëherë - i kanë dhënë një goditje shkatërruese ekonomisë.

18 Maj 2026, 11:45 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Gratë bartin barrën e ndaljes së
Foto Ilistruse

Një redaktore në një shtëpi botuese në Teheran, një instruktore e jogës online dhe një nënë nga zona rurale që shet përmes Instagramit ushqime të gatuara në shtëpi, janë vetëm tri nga shumë gra iraniane, jeta e të cilave është shkatërruar nga ndalja e vazhdueshme i internetit në vendin e tyre. Ndërprerja e internetit në tri periudha të ndryshme në Iran gjatë muajve të fundit, përfshirë ndaljen e tanishme, që është më e gjata e regjistruar ndonjëherë - i kanë dhënë një goditje shkatërruese ekonomisë.

Dhe, në shumë raste, janë gratë ato që po e preken më së shumti nga kjo. Një mësuese e jogës në Teheran i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se kufizimet e internetit e kanë penguar të mbajë orë online, duke e privuar nga burimi i saj i vetëm i të ardhurave.

“Po mësoja më në fund të qëndroja në këmbët e mia, por nuk mund ta përballoj qasjen në një VPN të besueshëm. Është shumë shtrenjtë dhe nuk funksionon siç duhet”, tha e reja. Për sigurinë e saj, emri nuk mund të publikohet, sepse Radio Evropa e Lirë (REL) është e ndaluar në Iran.

“Jam me fat sepse jetoj me prindërit e mi, por njoh kolegë që nuk mund ta paguajnë më qiranë”, shtoi ajo.

“Për shkak të luftës dhe bllokimit të internetit, jeta është ndalur për shumë njerëz”, tha ajo, duke e përshkruar errësirën digjitale si “torturë”.

Aparteidi i internetit

Republika Islamike nisi zbatimin e bllokimit më të fundit të internetit më 28 shkurt, mes sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj vendit.

Megjithëse Uashingtoni dhe Teherani arritën armëpushim të brishtë më 8 prill, qasja në internet ende nuk është rikthyer plotësisht, duke i lënë qytetarët në errësirë digjitale për më shumë se dy muaj. Vetëm ata që mund të përballojnë mjete të shtrenjta kundër filtrimit - së bashku me individët që kanë qasje të miratuar nga shteti - janë në gjendje të lidhen online.

“Vetëm gjashtë muaj më parë, miliona gra iraniane drejtonin biznese të suksesshme online. Shtypja e përgjakshme e 8-9 janarit dhe lufta me SHBA-në, të kombinuara me regjimin e ri të aparteidit të internetit, kanë pasur ndikim të madh mbi këtë ekosistem dikur lulzues”, tha për Radion Farda Emily Blout, studiuese e medias dhe autore e librit “Media And Poëer In Modern Iran”. 

“Interneti, dikur jetik për shumë biznese iraniane, tani është i paarritshëm, ose i papërballueshëm për të gjithë, përveç një elite”, tha ajo.

Gholamhossein Mohammadi, zëvendësministër i Punës, deklaroi në prill se, sipas vlerësimeve të Qeverisë, lufta kishte sjellë humbjen e 1 milion vendeve të punës dhe papunësi direkte ose indirekte për 2 milionë njerëz.

Gjithashtu në prill, Zahra Behruz Azar, zëvendëspresidente për Çështjet e Grave dhe Familjes, tha se ndërprerjet e internetit kishin kufizuar rëndë “punët informale” të grave. Ajo shtoi se afërsisht një e treta e kërkesave për sigurim papunësie të paraqitura gjatë 40 ditëve të mëparshme ishin bërë nga gra.

Zyrtarët thonë se shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Iran është 18 për qind. Por, shumë gra kishin ngritur ose ishin punësuar në biznese të vogla online.

Shumë prej tyre kanë humbur të ardhurat, përfshirë gratë që drejtonin biznese online dhe ato që punonin në shitje online. Gratë që ofronin shërbime online - përfshirë mësuese, profesioniste të shëndetit mendor dhe instruktore fitnesi - gjithashtu janë goditur rëndë.

Edhe gratë e punësuara në sektorë të tjerë të ndjeshëm ndaj ndërprerjeve të internetit, përfshirë botimin dhe shërbimet e përkthimit, janë përballur me pushime masive nga puna“Shumë gra punojnë në këto industri dhe, për shkak se këto vende pune ishin shumë të cenueshme, shumë gra kanë mbetur pa punë”, tha për Radion Farda një redaktore librash në Teheran, e cila gjithashtu nuk mund të identifikohet me emër.

Redaktorja tha se kishte punuar si për një kompani reklamash ashtu edhe për një shtëpi botuese. Të dy kompanitë pushuan nga puna 80 për qind të stafit të tyre, shumica gra. Ajo tha se kompania e reklamave e largoi përherë nga puna, ndërsa shtëpia botuese e mbajti, por ia përgjysmoi pagën.

“Tregu paralel i punës”

Nuk janë prekur vetëm shtresat e mesme urbane. Leila, banore e një fshati pranë Marandit në veriperëndim të Iranit, dikur mbështeste familjen e saj duke shitur ushqime shtëpie përmes faqes së saj në Instagram. Gjatë pesë vjetëve të fundit, ajo kishte arritur të siguronte jetesën për veten, bashkëshortin dhe fëmijën e tyre 8-vjeçar, duke ndërtuar një bazë besnike klientësh online.

Leila, e cila së fundmi foli për Atiye Online, një faqe iraniane që fokusohet në çështje sociale, tha se kishte humbur një pjesë të madhe të tregut të saj dhe se shitjet e produkteve pothuajse kishin rënë në zero.

“Shumë nga klientët e mi e kishin zbuluar faqen time përmes rekomandimeve nga blerës të mëparshëm që kishin mbetur të kënaqur me punën time”, tha ajo.

“Por, bllokimet e internetit e shkatërruan pjesën më të madhe të asaj lidhjeje. Tani më është dashur të shpenzoj rreth 40 dollarë për VPN, vetëm që të mund ta bëj ende ndonjë shitje, qoftë edhe shumë pak”, shtoi ajo.

Azam Bahrami, studiuese me bazë në Torino të Italisë, i tha Radios Farda se interneti kishte krijuar një burim shpëtimi për shumë gra, përfshirë ato që jetonin në qytete të vogla dhe fshatra, dhe se edhe kjo iu mor tani.

“Interneti kishte krijuar një treg paralel pune për gratë, duke u dhënë atyre qasje në informacion dhe mundësinë për të punuar nga shtëpia, ndërkohë që kujdeseshin për fëmijët dhe të moshuarit”, tha ajo.

Sociologia Simin Kazemi fajësoi stereotipet e rrënjosura gjinore për ndikimin disproporcional të largimit të grave nga puna.

“Këto stereotipe, të cilat e paraqesin punësimin e grave si më pak të rëndësishëm sesa atë të burrave, i bëjnë gratë viktimat kryesore gjatë pushimeve nga puna, sepse në mendësinë kolektive gratë ende nuk shihen si mbajtëset kryesore të familjes”, tha Kazemi në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve ILNA.

Ajo vuri në dukje se 22.5 për qind e familjeve iraniane drejtohen nga gra dhe se këto familje janë ndër më të varfrat dhe më të cenueshmet në vend.

“Papunësia e grave nuk konsiderohet problem i madh shoqëror dhe trajtohet si diçka normale”, tha ajo. “Arsyeja është se vetë punësimi i grave nuk konsiderohet thelbësor”.

Kazemi paralajmëroi se rritja e papunësisë mes grave, veçanërisht grave që mbajnë familjen, mund të shtyjë një pjesë të madhe të popullsisë drejt varfërisë ekstreme./REL

iran shba lufta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet