LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Gjermania po ndjen pasojat ekonomike nga lufta e Iranit

Zinxhirët e furnizimit po copëzohen. Dhe nga faturat e energjisë tek ushqimet, konsumatorët po përballen me rritje çmimesh brenda vetëm një muaji.

7 Prill 2026, 18:27 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Gjermania po ndjen pasojat ekonomike nga lufta e
Foto ilustruse

Lufta e SHBA-së dhe e Izraelit kundër Iranit po e tkurr ekonominë botërore. Kostot e energjisë po rriten ndjeshëm. Zinxhirët e furnizimit po copëzohen. Dhe nga faturat e energjisë tek ushqimet, konsumatorët po përballen me rritje çmimesh brenda vetëm një muaji.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se konflikti ka shkaktuar "ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut botëror të naftës", që është regjistruar ndonjëherë deri tani. Po ashtu bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po ndërpret furnizimin me plehra kimike, duke rritur çmimet me 30-40% që nga janari.

Shenjat e ngadalësimit të rritjes ekonomike kanë filluar të shfaqen në mbarë botën. Ndërprerjet e mëdha në furnizimet globale me naftë dhe gazin e lëngshëm natyror kanë rritur kostot, veçanërisht për vendet importuese të energjisë.

Gjermani: Alarm nga prodhuesit

Dhe në ekonomitë me prodhim madhor, si Gjermania, prodhuesit kanë vënë alarmin. Timo Wollmershäuser, ekonomist pranë Institutit IFO, thotë se "Pasiguritë më të mëdha lidhen me rrjedhën e ardhshme të konfliktit me Iranin. Nëse lufta përshkallëzohet ose zgjatet, çmimet më të larta të energjisë do ta pengonin më tej rimëkëmbjen në Gjermani, zinxhirët e furnizimit mund të ndërpriten dhe tregjet financiare mund të përballen me turbulenca edhe më të mëdha.

Një anketë e kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime Ekonomike i Mynihut u drejtoi prodhuesve gjermanë pyetjen: A jeni të shqetësuar për luftën e Iranit? Përgjigja ishte pothuajse unanime: 90% të prodhuesve po përgatiten për ndikimin e kësaj lufte. Sepse ata po e ndiejnë që tani këtë ndikim.

78% e bizneseve të pyetura thanë se po përballen me rritjen e çmimeve të energjisë. 36% po përballen me rrugë transporti të bllokuara dhe mungesa të lëndëve të para. Dhe 24% presin rënie të kërkesës për eksport.

Jo vetëm zinxhirët e furnizimit

Nën presion nuk janë vetëm zinxhirët e furnizimit, por i gjithë sistemi financiar që lidhet me prodhimin. Institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë i ulën pritjet e tyre për parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026në 0.6%, më pak se gjysma e parashikimit të vitit të kaluar.

Inflacioni arriti në 2.7% në mars, niveli më i lartë në dy vjet. Dhe Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron se përqindja mund të rritet edhe më tej.

Inflacioni dhe rreziqet financiare

Kompanitë janë gjithashtu të shqetësuara për rreziqet financiare, primet më të larta për sigurimet dhe kostot e paqëndrueshme të transportit të mallrave. Ekspertët e ekonomisë ende presin një rritje prej afër 3% këtë vit në shkallë botërore, por inflacioni në vendet e G20-ës mund të arrijë në 4%. Pra edhe pse konflikti është i kufizuar gjeografikisht, pasojat ekonomike ndihen në mbarë botën./DW

shba izraeli irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet