55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Europa po mbetet mënjanë dhe rezervat e saj të gazit, të zbrazura nga dimri i ftohtë, janë vetëm 47% të mbushura, niveli më i ulët në 15 vjet për këtë periudhë të verës.

Më 28 qershor, Hlaitan, një cisternë e ngarkuar me gaz natyror të lëngshëm, u nis nga Freeport, në Teksas, drejt Francës. Pothuajse menjëherë, ajo ndryshoi kurs. TotalEnergies, kompania që e kishte marrë me qira, kishte marrë një ofertë më të mirë nga Azia.
Sipas Kpler, një kompani të dhënash, Hlaitan pritet të mbërrijë në destinacionin e ri më 1 gusht. Raste të tilla janë bërë të zakonshme. Blerësit në Azi, ku një verë përvëluese po rrit ndjeshëm kërkesën, po i tejkalojnë vazhdimisht ofertat europiane për ngarkesat amerikane. Cisternat e GNL-së po devijohen në numër rekord (shih grafikun 1).
Ndërkohë, Europa po mbetet mënjanë dhe rezervat e saj të gazit, të zbrazura nga dimri i ftohtë, janë vetëm 47% të mbushura, niveli më i ulët në 15 vjet për këtë periudhë të verës.
Pas kësaj qëndron mungesa e furnizimeve nga Katari, zakonisht furnizuesi kryesor i Azisë. Që kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord në mes të qershorit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, vetëm 11 cisterna me GNL kanë kaluar përmes saj — më mirë se asnjë, por sa trafiku normal i vetëm tri ditëve.
Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara nisën sulmet ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane mbi cisternat, përfshirë një anije nga Katari me GNL një ditë më parë.
Presidenti Donald Trump gjithashtu hoqi një përjashtim që i lejonte Iranit të shiste naftë dhe deklaroi se armëpushimi me Republikën Islamike kishte “marrë fund”.
Ndryshe nga çmimet e naftës, të cilat megjithëse janë rritur pas përshkallëzimit të fundit të luftimeve mbeten shumë poshtë kulmit të arritur gjatë luftës, çmimet e gazit vazhdojnë të jenë 55% më të larta në Europë dhe 73% më të larta në Azi krahasuar me muajin shkurt (shih grafikun 3).
Analistët presin që furnizimet nga Katari të rikthehen në nivele normale deri në shtator, pikërisht në kohë që Europa të rimbushë rezervat përpara dimrit. Megjithatë, një skenar shumë më negativ mbetet ende një mundësi reale.
Lufta me Iranin i ka hequr tregut global një të pestën e furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm (GNL). Ajo ka nxjerrë gjithashtu jashtë funksionit 17% të kapacitetit eksportues të Katarit, dëme që do të duhen vite për t’u riparuar.
Edhe rikthimi në punë i impianteve që kanë mbetur të paprekura kërkon kohë.
Pavarësisht furnizimeve shtesë nga Afrika dhe Australia, të nxitura nga rritja e çmimeve, si dhe uljes së kërkesës falë masave të kursimit të energjisë në vendet aziatike, shtyrjes së blerjeve nga industria dhe rikthimit në përdorim të termocentraleve me qymyr, bota pritet të përballet këtë vit me një mungesë të akumuluar prej 40 milionë tonësh GNL nga Katari. Kjo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e furnizimit global të vitit të kaluar.
Dhe kjo para se importuesit aziatikë dhe europianë të nisin rimbushjen e rezervave për dimër. Shumica po presin sa më gjatë të jetë e mundur. Një arsye është se çmimet mbeten të larta; një tjetër është se çmimet për furnizimet e dimrit nuk janë më të larta se ato të sotmet.
Nëse furnizimet nga Katari rikthehen deri në shtator, kërkesa aziatike për ngarkesat amerikane duhet të zbutet, çmimet në tregun spot të bien dhe blerësit europianë të rimbushin rezervat. Deri në nëntor, magazinat e BE-së do të ishin rreth tre të katërtat plot — një nivel i ulët, por i mjaftueshëm për një dimër normal. Çmimet duhet të mbeten nën kontroll.
Por tregu është aq i tendosur, sa një varg goditjesh të vogla mund të shkaktojë një krizë furnizimi. Tre rreziqe dallohen. Së pari, furnizimet nga Gjiri mund të mos rikthehen në kohë. Disa orë pasi cisterna nga Katari me gaz u godit pranë hyrjes së ngushticës më 6 korrik, një tjetër anije që po drejtohej për në Hormuz u kthye pas.
Rreth një duzinë cisternash bosh po presin pranë Ras Laffan për t’u ngarkuar. Por përplasjet e përsëritura, e aq më tepër një kolaps i armëpushimit, mund të trembin blerësit dhe ta shtyjnë Azinë të ofrojë edhe më shumë për ngarkesat amerikane.
Rreziku i dytë është moti ekstrem. Në qershor, Europa përjetoi temperatura rekord, të cilat rritën kërkesën për ftohje dhe, si rrjedhojë, për energji elektrike (shih grafikun 4).
Në Azi, El Niño — fenomen klimatik që sjell mot të nxehtë dhe të thatë në rajon — po i çon gjithashtu temperaturat në nivele jashtëzakonisht të larta, duke detyruar vende si Bangladeshi dhe Pakistani të rikthehen në tregun spot. Më shumë valë të nxehti në cilindo kontinent do të nënkuptojnë më shumë blerje.
Blerjet e paparashikueshme të Kinës shtojnë pasigurinë. Importuesi më i madh i GNL-së në botë i siguron shumicën e furnizimeve përmes kontratave afatgjata.
Ai nuk krijon rezerva gazi siç bën me naftën. Sasinë që nuk i nevojitet, e rishit, siç bëri në mars dhe prill.
Por kur valët e të nxehtit goditën në maj dhe qershor, Kina rifilloi importet e mëdha; kur reshjet e mirëpritura mbërritën në fund të qershorit, ajo u tërhoq sërish. Temperatura përvëluese mund ta detyrojnë përsëri të blejë me nxitim.
Rreziku i tretë është dështimi i infrastrukturës. Periudhat e gjata të thatësirës zbrazin rezervuarët e hidrocentraleve. Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër janë rritur tashmë, ndërsa vendi importon energji nga fqinjët që përdorin lëndë djegëse fosile, vëren Gillian Boccara nga Kpler.
Nëse lumenjtë ngrohen në mënyrë të pazakontë, reaktorët bërthamorë, të cilët kanë nevojë për ujë të ftohtë, mund të detyrohen të ulin prodhimin.
Më pas janë edhe rreziqet e paparashikueshme. Një terminal i madh GNL-je mund të dalë jashtë funksionit, siç ndodhi në vitin 2022, kur fabrika e Freeport-it, e cila në atë kohë përbënte 4% të furnizimit global, u përfshi nga zjarri.
Grevat, si ato në Australi në vitin 2023, mund t’i nxjerrin impiantet jashtë funksionit për javë të tëra. Rusia, e cila këtë pranverë furnizoi Europën me vëllime rekord, mund të ndërpresë furnizimet.
Nëse disa prej këtyre goditjeve ndodhin njëkohësisht, një situatë e menaxhueshme mund të kthehet në makth. “Kur lajmet e këqija grumbullohen – thotë Anne-Sophie Corbeau nga Columbia University, – ndikimi mbi çmimet mund të bëhet eksponencial”.
Hapësira për kalimin te lëndë të tjera djegëse është tashmë shumë e kufizuar. Vendet e Azisë Jugore me siguri do të duhet të ulin konsumin. Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë mjaftueshëm të pasura për të vazhduar të ofrojnë çmime të larta. Europa nuk do të ngrijë këtë dimër.
Por mund të përballet me një faturë jashtëzakonisht të lartë për ngrohjen./Monitor
Foto ilustruese PORTUGALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë vetëm 18 muajshe humbi jetën ...
Foto ilustruese RUMANI- Një dron që hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë është rrëzuar nga një avion...
Pamje UKRAINA- Një valë e re sulmesh me raketa ruse ka goditur Ukrainën, duke shkaktuar të paktën 15 viktima dhe mbi 100 të p...
Pamje SHBA-Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi raketat amerik...
Autori SHBA- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas dy sulmeve të ndara me thikë në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa policia ka a...
Shpend Ahmeti PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim t&eu...
Foto ilustruese GREQI- Një stuhi e fuqishme ka goditur Greqinë, duke përfshirë veçanërisht kryeqytetin Athinë, ku resh...
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që t&...
Pamje EVROPË- Evropa Jugore po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese, ndërsa temperaturat ekstreme kan&...
Foto EUROPË- Evropa Jugperëndimore po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese në pyje, ndë...