LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e komunave dorëhiqet, ndërkombëtarët: Ulni tensionet. Vuçiç: S’kam lidhje

• Lista Serbe është larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS -Republika e Kosovës. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. • Ky vendim ka sjellë dhe një protestë nga Lista Serbe për të kundërshtuar vendimin për targat dhe ka sjellë mjaft reagime. Pas tërheqjes, mëngjesin e sotëm kanë dhënë dorëheqjet dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar se largimi i Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës është bërë me urdhër të Beogradit zyrtar. Në një deklaratë për mediat vendase, Vuçiç tha se serbët kanë dashur prej kohësh të largohen nga institucionet, por kanë qëndruar deri tani për shkak se ai u ka thënë që ta bëjnë atë gjë. • Tashmë, krerët e Listës Serbe, përveç vendimit për targat, kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërkombëtaret, SHBA e BE kanë kërkuar që të dyja palët të ulin tensionet e të dialogojnë me njëri-tjetrin për të nisur dhe planin e Asociacionit, pjesë e marrëveshjes së nënshkruar. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria. Ish-ministri për Diasporën, Pandeli Majoo paralajmëroi dhe shpoërthimin e një lufte, nëse do të shënohet ndonjë incident. • Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në veri të vendit ku ka zhvilluar takime me pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që të kthehen në institucionet e Kosovës, e para që ai të tërheq vendimin për targat dhe e dyta që të nisi formimin Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel. • Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin, në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Kosova ka planifikuar masa me disa faza. E para është ‘tërheqje vëmendjeje’, e dyta gjobë dhe e treat ndalimi i të gjitha targave provuese. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministri e Kosovës Albin Kurti si dhe presidnetin serb Aleksandër Vuçiç Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport është shprehur i shqetësuar për deklaratat dhe veprimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë duke thënë se ato kërcënojnë integritetin e policisë së Kosovës. Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot gjatë mesnatës ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në veri pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e vendit.

22 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet/ Ambasadori Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Christopher Hill

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian. Kështu ka thënë të dielën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së në thirrjen që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në përputhje me përkushtimet e bëra në dialog dhe që t’iu kthehen institucioneve të Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale”, ka thënë Hill për televizionin N1.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

Hill, po ashtu, ka thënë se SHBA-ja është në linjë me BE-në edhe sa i përket kërkesës ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Kryeministri i Kosovës, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët. Për dallim nga Kosova, Serbia e ka mbështetur vendimin e Listës Serbe.

Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj - në tri faza - për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.

Ambasadori amerikan i është bashkuar BE-së edhe në thirrjet ndaj Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim, dëmton sundimin e ligjit dhe reputacionin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Hill. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

La Repubblica ‘jehonë’ tensioneve në Kosovë: Këtë herë konflikti është shumë afër Italisë, e ndezi Moska

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Kosovë

ITALI- Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës që duket se sa vijnë e përshkallëzohen. Në një artikull të publikuar në La Repubblica, shkruhet se ushtria e Beogradit është në gatishmëri. Sipas medias italiane, konflikti ka Moskën si ‘ndezëze’ dhe mbështetëse të tij. Artikulli e vë theksin në faktin që ndryshe nga lufta ne Ukrainë, këtë herë, konflikti është më pranë Italisë.

Pjesë nga artikulli:

Moska ndez konfliktin në Kosovë. Politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe për këtë kryeministri akuzon Rusinë. Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri. Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe. Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia.

Ç'po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Kosovë/ Majko: Do ketë gjakderdhje, kjo është strategji e Beogradit, por shqiptarët do numërojnë viktima, mos prisni për ‘Franc Ferdinandin’ e kohëve tona

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Pandeli Majko

TIRANË- Socialisti Pandeli Majko, i cili ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Shqipërisë dhe njëherë si Ministër Shteti për Diasporën nuk e sheh si një histori “gjelash" midis shqiptarëve dhe serbëve, atë që po ndodh në Veri të Kosovës. Në një shënim shterues në profilin e tij në Facebook, me titull, trokitja e “konfliktit të Franc Ferdinandit”, referuar trashëgimtarit të fronit perandorak të Perandorisë Austro-Hungareze, vrasja e të cilit ndezi Luftën e Parë Botërore, Majko shkruan se strategjia që ka nisur Beogradi në Veri të Kosovës mund të zhysë rajonin në një Luftë, e cila pas një muaji do ta ketë të vështirë të mbahet mend se për cilën arsye filloi. Ish-Ministri thotë se e gjitha është planifikuar nga Serbia, që të nisë një revolt ku serbët kanë rolin e ‘viktimës’ , por ata që do të numërojnë të vrarët në fund do të jenë shqiptarët. Majko shton se Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon dhe se kjo gjë do të ketë pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Ai bën thirrje që aleatët të ndërhyjnë pa pritur për të mësuar se kush do të jetë Franc Ferdinandi i kohëve tona, si dhe thekson se këtë herë, sigurisht që rol të rëndësishëm do të ketë edhe Rusia, e cila tashmë i ka liruar nga burgu kriminelët.

Shkrimi i plotë:

TROKITJA E “KONFLIKTIT TE FRANC FERDINANDIT”…

Aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar. Konflikti shqiptaro - serb ka cilësinë e pandryshueshme në të cilën serbët sillen si viktima dhe shqiptarët, në fund, numërojnë jetët e humbura nga rradhët e tyre. Sjellja e politikës serbe në Ballkan nga krijimi i shtetit të saj, ka qenë dhe është e mbështetur tek dhuna, si arsyetim që vendos për rezultatin përfundimtar.  Kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit" në kulturën politike. Sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me “krizën e targave" të makinës është ironi për tu marrë seriozisht. Në këtë moment, vlen të verifikohet fakti në se kombi që nisi një Luftë e Parë Botërore në Sarajevë, po tenton ta përsërisë sërish atë. Mungesa e guximit për të pranuar realitetin e pas Luftës në ish-Jugosllavi, dhe ndërtimi i një bote virtuale për veten, janë shkaktarët realë pse politika serbe rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar.

Ajo që mund të fillojë në Mitrovicë duket, në pamje të parë, si një skandal "të fortish" të cilët duan ti vënë flakën një realiteti të cilin refuzojnë që ta pranojnë.

Me “të fortët" sjellja diplomatike nuk funksionon. Ajo thjesht ju jep justifikim se në ndeshjen e dëshiruar prej tyre, ata janë fituesit e saj. Dhe cfarë është më e keqja, ajo që vjen më pas do të jetë kërkesa për më shumë se sa ajo që u ofrohet.

Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon.

Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit.

Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuse në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë. Mobilizimi i kriminelëve nga burgjet i cili turpëron historinë e ushtrisë ruse tregon se gangsterët po kthehen në një kulturë veprimi praktik.

Eshtë mbivlerësues fakti që Beogradi ka mundësi ta kontrollojë një konflikt shqiptaro-serb. E kundërta është e vërtetë. Ky konflikt do ti ketë vetëm jetët e humbura si statistikë.

Diplomacia lineare europiane është ende e papërgatitur për një konflikt të tillë i cili mund ngjajë ajzbergut ku u përplas Titaniku. Nëse një konflikt hipotetik midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte tregun ndërkombëtar të energjisë, ai shqiptaro - serb do të ftonte kaosin në rregullat ndërkombëtare të trajtimit të krizave.

Të papërgjegjshëm dhe me jetë të dyfishtë midis Lindjes dhe Perëndimit politikanët drejtues të Serbisë nuk janë të qartë për fundin e kësaj që ka nisur në Kosovë. Zgërdhitja "lindore" në prapaskenë dhe fytyra e pezmatuar “perëndimore” në publik, po e kthen politikën serbe në një mallkim për vetveten.

Serbët nuk kuptohen cfarë duan. Ata dinë vetëm të kundërtën. Ky është fati i një kombi që ka humbur rrugën dhe cdo sukses e mat me përfitimin financiar.

Kjo që po ndodh në Kosovë kërkon mjaft gjakftohtësi. Dhe sa më pak "deklarime trimash”. Jemi në prag të një kaosi pa fitimtarë. Ai mund të fillojë për shkak të rrethanave dhe perceptimit që palët kanë mbi mundësitë e veta. Sikur kjo që po ndodh në Kosovë të ishte një histori “gjelash" midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo do të ishte e thjeshtë. Por, ja që nuk është kështu.  Strategjia e palës së padukshme në këtë situatë mund të zhysi rajonin në një Luftë, e cila pas një muaji do ta ketë të vështirë kujtesën se për cfarë arsye ajo filloi. Gangsterët, si rregull, duan luftëra të pjeshme me fitime të garantuara. "Mungesa e fitimit" prej saj nesër, është mundësia e diplomacisë sot. Cdo tentativë për trajtim të njëjtë të palëve sipas parimeve teorike të trajtimit të barabartë nxit kulturën e gangsterit në Ballkan.

Kosova ka mbrojtjen legale të NATO-s. Problemi i Aleancës, aktualisht nuk është Kosova por Ukraina. Një shpërthim i pakontrolluar në Kosovë e kthen cështjen në ushtarake. Bëjnë mirë që të mos presin kush do të jetë Duka Franc Ferdinand…i kohës sonë. Në se fillon konflikti, Prishtina dhe Begradi duhet të bëhen gati për ushtarë të huaj që vriten me njëri-tjetrin për qëllime që nuk kanë të bëjnë vetëm me ta. Ky skenar është mirë që të mendohet dhe të mendohet mirë.  Ushtarët e huaj nuk do marrin urdhëra nga politikanët serb apo shqiptarë. Nëse fillon kaosi ata do të jenë “jashtë kohe”. Paqen do e vendosin ushtarakët. Ashtu si në vitin 1999.

Ç'po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Veri/ Haradinaj: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës,të pranojë kërkesën e SHBA-së

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti që të pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës dhe vendeve të QUINT-it për shtyrjen e vendimit për target, duke shtuar se do të garantonte sigurinë e Kosovës dhe veçanërisht në veri të saj.

Ndër të tjera, kryetari i AAK, tha se ata që veprojnë jashtë kësaj kërkese, nuk punojnë në interest ë Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por;

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Ramush Haradinaj.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, serbët organizojnë protesta: Tërhiquni nga vendimi për targat ose nuk kthehemi në institucione

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Protesta

KOSOVË- Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik serb, një ditë pas vendimit të kësaj liste për t’u tërhequr nga institucionet e vendit. Protesta është e drejtuar kundër veprimeve të autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa qeveria qendrore në Prishtinë thotë se çështja e targave është e përcaktuar qartë në Bruksel.

Të dielën, kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, katër komuna këto në veriun e Kosovës, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe. Përfaqësuesit politikë të serbëve thanë se nuk do të kthehen në institucione për sa kohë që autoritetet në Prishtinë nuk tërhiqen nga vendimi siç e quajtën të njëanshëm për targat dhe derisa të formohet Asociacioni i komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e parë të arritur në Bruksel. Vendimi i serbëve nxiti reagime të shumta të zyrtarëve ndërkombëtarë që bënë thirrje për ruajten e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në veriun e Kosovës.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana paralajmëroi të shtunën se forcat e KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në veriun e Kosovës ndërsa bëri thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. Misioni i KFOR-it në tha se po vëzhgon situatën dhe po bashkëpunon ngushtë me udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd si dhe me faktorët ndërkombëtarë, për të garantuar siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ndërsa Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate tha se zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik shumë vite punë e arritje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Bashkimi Evropian u bëri thirrje të palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili sic thuhet në deklaratë, mund të çojë në tensione të mëtejshme.

"Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e vendit nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren", thuhet në deklaratën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell. Brukseli u bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre në kuadër të dialogut dhe të kthehen në institucionet e vendit. Në të njëjtën kohë, BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton sikurse thuhet në deklaratë, zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj bartësve të targave të lëshuara nga Serbia!

Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, pasi që ky është detyrim ligjor i miratuar nga parlamenti i Kosovës. Në Prishtinë, vendimi i serbëve nxiti reagime të ashpra të udhëheqësve të Kosovës të cilët akuzuan Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të shtunën se largimi i tyre është akt kundër demokracisë dhe sundimit të rendit e ligjit dhe i nxitur nga Serbia. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si vegël e Kremlinit. Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të ruajnë qetësinë, paqen, sigurinë dhe të mos i brakstisin institucionet e Kosovës duke rënë pre e, siç tha ai, manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Partitë opozitare në Kosovë shprehën shqetësimin e tyre me situatën në veri, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti, të reflektojë dhe të sqarojë se si do të garantohet ruajtja e rendit publik dhe sovranitetit të vendit.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës të cilët nuk pajtohen me vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, RKS.

Diplomatët perëndimorë në vazhdimësi i kanë kërkuar Kosovës të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia për shkak të rrezikut për shtimin e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

"Jemi këtu", shqiptarët në Veri i kundëpërgjigjen tubimit serb me flamuj të Kosovës dhe ata kuq e zi

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Mitrovice

KOSOVË- Shqiptarët që banojnë në Mitrovicën e Veriut kanë vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë rrugëve në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha për T7 se me këtë veprim duan të tregojnë se shqiptarët janë aty dhe nuk kanë ndërmend të largohen nga qyteti.

“I kemi qitë flamujt me tregu që jemi këtu, nuk jemi duke shku”, tha ai.

Ndërkohë pak minuta më parë ka përfunduar tubimi i serbëve, i thirrur nga Lista Serbe,  pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste. 

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.


3 VITE ME PARE

‘Putini në Kosovë’, në tubimin e mbajtur në Mitrovicën e Veriut nuk mungojnë dhe pankartat proruse

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Pankarta me Putin

KOSOVË- Ka përfunduar pa incidente tubimi i organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut ku liderë të saj mbajtën fjalën me rradhë duke akuzuar Kosovën për diskriminim dhe duke bërë thirrje për krijimin e Asosacionit.

Gjatë tubimit të mbajtur ditën e sotme në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur posterët me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serb.

 Serbia njihet për raportin e saj të ngushtë me Rusinë ku edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë ajo nuk i është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Edhe pse e ka dënuar luftën në Ukrainë dhe ju bashkua rezolutës së OKB-së kundër Rusisë, Serbia nuk pranon që ta sanksionojë atë, madje në Samitin e fundit të OKB ministrat serbë nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Tubimi u mbajt para monumentit të Car Llazarit, ndërsa zyrtarët serbë bënë thirrje njëri pas tjetrit se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Vuçiç pas telefonatës me ministrin italian: E informova se Kosova po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Tajani dhe Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar telefonatën e zhvilluar me ministrin e punëve të jashtme italiane Antonio Tajani në lidhje me situatën e ktijuar në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook Vuçiç u shpreh se i shpjegoi ministrit pikpamjet e Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

"Serbia, si deri më tani, do të veprojë me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme."-shkruan Vuçiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, Sveçla viziton pikat kufitare me Serbinë: Jemi në gatishmëri të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Svecla

KOSOVË-Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në veri të vendit ku ka zhvilluar takime me pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje.

Në një postim në Facebook Sveçla u shpreh se të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës po përmbushin detyrën e tyre për të mbrojtur çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

"Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim."-ka shkruar Sveçla.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, digjet ndërtesa në pronësi të një polici serb në Leposaviq

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Policia e kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të 6 nëntorit, është djegur një objekt i një zyrtari policor serb në Leposaviq.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar, ashtu sikurse rastet tjera të zjarrvënieve, që janë orientuar në javët e fundit ndaj pronave private.

Ky lajm vjen një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë më 5 nëntor se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS. /REL/

3 VITE ME PARE

"Duam stabilitet në Ballkan", ministri italian telefonon Kurtin dhe Vuçiçin, i bën thirrje për ulje të tensioneve

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministri e Kosovës Albin Kurti si dhe presidnetin serb Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter Tajani u shpreh se i ka kërkuar të dy liderëve që të bëjnë thirrje palëve që të ulin tensionet dhe të moderohen tonet.

" Fola me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për të riafirmuar përkushtimin tonë të fortë për stabilitetin në Ballkan. I kërkova udhëheqësve që të  moderojnë veprimet dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është një aktor kryesor për paqen."-shrkoi ai. 

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

"Nuk duam konflikt, por kështu nuk vazhdohet", nis tubimi i serbëve në Mitrovicë, flamujt dhe pankarta shfaqen kudo(FT)

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Tubimi ne Serbi

KOSOVË- Në pjesën veriore të Mitrovicës sapo ka filluar një tubim te Monumenti i Princ Llazarit i organizuar nga Lista Serbe pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.

Sipas mediave serbe, pranë monumentit është ngritur një skenë nga e cila do të flasin folësit, e gjithë Mitrovica është mbuluar me flamuj serb dhe një trengjyrësh serbe është shtrirë në gjatësinë e saj në një ndërtesë afër.

Një numër i madh i serbëve dolën në rrugë me pankarta dhe flamuj të Serbisë, madje një prej tyre shfaqte Princin Llazar dhe mesazhin: Nuk ka kthim nga këtu.

Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, pas takimit në Zveçan, vendosën të largohen nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi dhe qeveria e administratës së përkohshme në Prishtinë, si dhe katër komunat në veri të Kosovës dhe autoritetet gjyqësore, policia dhe administrata, për shkak të lëvizjeve të fundit të Prishtinës. Një grup policësh hoqën uniformat.

 

  

 

 

 

 

 

 

 



Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mesditë do të mbahet një takim i madh publik te Monumenti i Princ Llazarit.

3 VITE ME PARE

Analiza e REL, Jo të gjithë policët serbë hoqën uniformat, PK natën vëzhgoi qarkullimin e automjeteve në veri

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Policia e Kosoves

KOSOVË- Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komunitetit serb, të shtunën e 5 nëntorit kanë zhveshur uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan. Këtë veprim simbolik ata e kanë bërë pas deklarimit se japin dorëheqje nga detyrat e tyre në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 pjesëtarë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqjen e dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

Siç thanë nga Lista Serbe, vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen “derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe…”.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dorëheqjen e kanë deklaruar vetëm komandantët e njësive të policisë, që janë pjesë e Drejtorisë rajonale të veriut të Kosovës, dhe se këtë nuk e kanë bërë të gjithë policët nga komuniteti serb. Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që këta zyrtarë t’i ndjekin hapat e komandantëve të tyre.

Burime të Radios Evropa e Lirë nga terreni, në veri të Kosovës, konfirmojnë se pjesëtarët e policisë rrugore, gjatë orëve të natës – kur ka nisur ndërrimi i dytë i tyre – kanë mbikëqyrur qarkullimin e automjeteve, por pa e ndaluar askënd.

Paqartësi rreth dorëheqjeve të pjesëtarëve serbë në polici

Se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, e paqartë mbetet edhe për Mentor Vrajollin, drejtorin ekzekutiv të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

“U panë disa prej tyre, por nuk dihet se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë. Mbetet e paqartë. Mendoj se është gabim shumë i madh nëse çdo pjesëtar tërhiqet nga Policia e Kosovës, për shkak se do të ishte i vështirë kthimi prapa. Policia do të duhej të ishte jopolitike. Futja e policisë në këso lloj vendimesh, që duken qartë se janë politike dhe janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, e bëjnë thuajse të pamundur kthimin në këtë institucion”, tha Vrajolli.

Ndërkohë që ekzistojnë paqartësi se kush për momentin kujdeset për rendin dhe ligjin në veri të vendit, Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka thënë të shtunën, më 5 nëntor, se sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale, ajo do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për të garantuar sigurinë në veri të vendit.

Por, ajo ka hedhur poshtë pohimet e disa mediave lokale në Kosovë dhe Serbi se, në veri ka dërguar njësitë speciale.

Më 5 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve, në përgjithësi në veri të vendit, që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë mbështetur vendimin e Listës Serbe.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet.

Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.

“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Integrimi në radhët e Policisë së Kosovës i pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të vendit, u bë në vitin 2014, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 2013, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

Janjiq: Rreziku serioz nuk ka kaluar

Por, shembulli që dhanë komandantët e njësive policore në rajonin e veriut, duke dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës – i cili mbetet e paqartë se a është ndjekur, apo do të ndiqet nga pjesëtarët e tjerë të komunitetit serb – hap dilema të rrezikshme, vlerëson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se edhe në rast se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb e braktisin këtë institucion, ky nuk do të jetë problemi më i madh.

“Nëse këta 400 njerëz e lënë punën, kjo është në rregull. Por, nëse ata, në këtë rast, refuzojnë t’ia dorëzojnë detyrën dikujt tjetër dhe refuzojnë, për shembull të dorëzojnë armët, kjo do të thotë se është pjesë e rezistencës qytetare dhe uzurpim i institucioneve. Ky është një rrezik serioz që ekziston. Ky është rreziku i parë dhe përgjegjësia e parë e madhe që bie mbi Beogradin, i cili pastaj duhet që, në bashkëpunim me KFOR-in, t’i çarmatosë ata”, tha Janjiq.

Maliqi: Qeveria të jetë e kujdesshme

Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës, në situatën e tanishme në veri, ku nuk përjashtohet mundësia e një vakumi institucional, duhet të jenë tejet të kujdesshme që të mos u paraprijnë situatave, në të cilat incidentet janë të mundshme dhe për pasojë të përshkallëzohet situata.

“Kjo mund ta çojë situatën dhe ta bëjë jo shumë të parashikueshme. Gjithsesi KFOR-i është aty. Por, edhe për Kosovën, rikthimi i KFOR-it si një forcë primare e intervenimit, në njëfarë forme e ekspozon mungesën e sovranitetit mbi atë pjesë. Por, së paku e jep një lloj garancie që situata të mos përshkallëzohet. Gjithsesi, prioritet duhet t’i jepet çfarëdo lloj procesi politik ose në kanalet e komunikimit, sidomos ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për të parandaluar çfarëdo eksesi”, tha Maliqi.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti.

“Shfaqje dramatike” për pozicionim në tryezë të bisedimeve?

Megjithatë, Vrajolli nuk pret që situata mund të përshkallëzohet në masën që e rrezikon sigurinë e përgjithshme në veri të vendit.

Sipas tij, braktisja e institucioneve nga pjesëtarët komunitetit serb, përfshirë edhe nga policia, më shumë është provokim i situatës për një pozicionim më të mirë të Serbisë në tavolinën e bisedimeve eventuale me Kosovën, por edhe kundrejt partnerëve të saj perëndimorë.

“Serbia, si duket, nuk është shumë e kënaqur me përmbajtjen e planit franko-gjerman dhe dëshiron të inskenojë situata, që eventualisht t’i rrisë kërkesat në tavolinë, duke u synuar që ta ndryshojë situatën në terren”, tha Vrajolli.

Dushan Janjiq nuk e përjashton mundësinë që në dy ditët e ardhshme të ketë ndonjë ndërhyrje diplomatike për të qetësuar situatën.

Sipas tij, indikacionet janë të tilla, sepse siç thotë ai, largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet në veri, përfshirë edhe pjesëtarët e policisë dhe të gjyqësorit, është bërë krejtësisht në mënyrë dramatike.

“E gjithë kjo është shfaqur në mënyrë tepër dramatike për të qenë reale. Është shumë e koordinuar për të qenë reale”, tha Janjiq.

Zhvillimet në veri, ai i sheh si manovër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, siç tha ai, “po përpiqet të dalë nga pozicioni i tij defanziv”.

“Po përpiqet të zgjasë kohën, që sa më vonë të hyjë në dialogun politik”, thekson Janjiq.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje nga institucionet.

“Në luftën e tyre për paqe, stabilitet, sundim të ligjit dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka mbështetur vendimin. Dorëheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet në veri ë Kosovës, ka pasuar refuzimit të tyre për të mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.

Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL/

3 VITE ME PARE

Dorëheqjet e serbëve në veri të Kosovës, Berisha: NATO paralajmëron Vuçiç, mos luaj me zjarrin

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Berisha shkruan se ky vendim ka ardhur me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa thotë se ai është rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Më tej Berisha shkruan se Vuçiç e ka vendin në Hagë dhe se është një rrezik serioz e i pakorrigjueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

DEKLARATA E BERISHËS:

Një qëndrim për t’u përshëndetur. NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh! Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj. Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serëbve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.

Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj. Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky vendim u mor pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimit të drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Petkoviç: Serbët e kanë bërë të qartë, jashtë institucioneve deri në formimin e Asosacionit

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Petkovic

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se largimi nga institucionet e Kosovës është hapi më i përgjegjshëm i serbëve në persekutimin sistematik të popullit dhe nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti.

Në një intervistë për RTS, Petkoviç tha se në këtë mënyrë serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe që pas dhjetë vjetësh të formohet Unioni i Komunave Serbe, i cili do t'i realizojë të drejtat kolektive të serbëve, të cilat nëpërkëmben në të gjitha fushat.

"Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë në këtë mënyrë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, tha Petkoviç.

Petkoviç rikujton se nuk ka ditë pa sulm ndaj serbëve, se keqpërdoret sistemi ligjor për të persekutuar serbët dhe se ROSU-ja pushton ilegalisht veriun e Kosovës.

“Ne jemi këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të qenë me popullin tonë, më përgjegjës për këtë situatë është Albin Kurti, i cili në mënyrë sistematike i shkel marrëveshjet”, tha Petkoviç.

Sipas Petkoviçit, reagimi i Brukselit dhe thirrja ndaj Kosovës që urgjentisht t'i afrohet formimit të Asosacionit të Komunave serbe është vonë dhe shtoi se askush nuk i do targat RKS pos trengjyrëshit serb që do të shihet në protestat e sotme.

“Ky është një reagim i sforcuar i popullit serb, largimi nga institucionet e përkohshme është përgjigje demokratike, sepse populli është mjaftuar, serbët e kanë thënë qartë se po largohen nga të gjitha institucionet derisa të fillojë formimi i ZSO-së dhe derisa Kurti të anulojë. Vendimi i dhunshëm për riregjistrimin e automjeteve”, tha Petkoviç. 

Petkoviç përsëriti se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbron popullin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, e jo sikur Kurti të dërgojë forca speciale në veri.

3 VITE ME PARE

Vijon vala e dorëheqjeve të serbëve në Kosovë, largohen kryetarët e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Lista serbe

KOSOVË- Pas tërheqjen së Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm kanë dhënë dorëheqjet dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë.

Këto largime vijnë pak minuta pasi u raportua se dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç dha dorëheqjen nga posti i tij.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiç nga posti i ministrit.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Kurti e pezulloi për moszbatim të vendimit, Vuçiç pritet të dekorojë Gjuriçin për "mbrojtjen" e popullit serb në Kosovë

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Gjuric dhe Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të nderojë Nenad Gjuriçin, ish-komandantin e Drejtorisë Rajonale Veriore të Policisë në Kosovë, i cili refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë Kurti për targat, duke mospranuar që të japi masën e vërejtjes.

Sipas mediave vendase, kreu i shtetit serb ka vendosur që t'i bëjë nderime njeriut që u bë metaforë e rebelimit të popullit serb në veri të Kosovës, gjë që çoi dorëheqjen e të gjithë serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në një bisedë direkte telefonike, Vuçiç e ka përkrahur Gjuriçin, si dhe e ka inkurajuar qëndrimin se qeveria në Beograd do të jetë gjithmonë me të dhe me popullin serb në Kosovë.

Sipas Vuçiç shkarkimi i Gjuriçit paraqet shkelje brutale të Marrëveshjes së Brukselit, sepse nuk do të mund të zbatohej pa pëlqimin e kryetarëve të katër komunave serbe në veri të Kosovës, gjë që është e nevojshme edhe me rastin e emërimit të komandantit të Drejtoriit të Policisë së Qarkut.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Ish-komandanti i NATO-s për situatën në veri: Kur Putin të humbë luftën dhe Vuçiç të kthejë Serbinë nga perëndimi mund të arrihet dialogu

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Wesley Clark

KOSOVË- Ish-komandanti i NATO-s dhe gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark në fushatën për mbështetjen e kandidatit demokrat Max Rose në Staten Island NY ka folur edhe për Kosovën dhe skenaret ruso-serbe.

Clark në fjalimin e tij para komunitetit shqiptar në New York, ka shpjeguar dhe si mund të ndalen Putin dhe Vuçiç me planet e tyre destabilizuese që rrezikojnë luftë dhe tensione në Europë.

"Mendoj se bisedimet do të mbeten pezull derisa Putin të mundet në Ukrainë dhe presidenti Vuçiç të kthejë politikën e Serbisë nga lindja në perëndim të Europës dhe jashtë të kaluarës dhe drejt së ardhmes"-u shpreh Clark.

Gjatë fjalimit të tij për zgjedhjet e 8 nëntorit për kongresin amerikan dhe rëndësin e këtyre votimeve, Clark u përqëndrua dhe te lufta për çlirimin e Kosovës, porosia e Klintonit për Kosovën, Lufta në Ukrainë si dhe skenaret ruso-serbe.

"Lufta ka mbaruar, Serbia duhet të respektojë faktin që Kosova është e pavarur dhe Kosova duhet të pranojë që në shtetin e saj jetojnë njerëz që kanë etnitet serb"- shtoi Clark.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

"Tërheqja e serbëve s'është zgjidhje", Borell: Kosova të zgjasë afatin për targat dhe të formojë Asociacionin

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell ka telefonuar mbrëmë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me situatën e tensionuar në Mitrovicë.

Pas telefonatave, Borrell ka publikuar një deklaratë në të cilën i bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar i cili mund të tensionojë situatën më tej.

“Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.- thuhet në deklaratë.

Borrell shtoi se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale, pasi sipas tij, ky veprim ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”-shtoi ai.

Borrell i kërkoi Kosovës që të zgjatin menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndërshkimin e automjeteve me targa KM.

“Në të njëjtën kohë, BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët në kuadër të Dialogut”.-thotë diplomati.

Në deklaratën e lëshuar nga Borrell thuhet se BE-ja i bën thirrje Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

“Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni/Bashkësia duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i zbatimit të këtij obligimi cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës."-vijoi Borrell.

Sipas tij, është përgjegjësi e palëve të garantojnë paqen dhe stabilitetin. Çdo veprim, si djegia e makinave, ose retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është e papranueshme dhe do të shkaktojë një reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar.

“Në koordinim të ngushtë me NATO/KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) është i gatshëm të sigurojë stabilitet në terren në Kosovë në rolin e tij si reagues i dytë i sigurisë. EULEX-i dhe KFOR-i do të vazhdojnë të mbështesin për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në përputhje me mandatet e tyre përkatëse.
BE-ja u kërkon palëve të zgjedhin me zell rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim. BE-ja është e gatshme të vazhdojë të lehtësojë negociatat, por të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për të kërkuar zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë detyrimet e tyre të bëra në Dialog”.-përfundon deklarata.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Situata e tensionuar në Mitrovicë, ambasadori francez në Kosovë bën thirrje për përmbajte

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Guerot dhe Kurti

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot gjatë mesnatës ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në veri pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e vendit.

Në një postim në Twitter, Guerot është shprehur se tani është momenti që të gjithë të përmbahet dhe të veprojnë me qetësi dhe përgjegjësi për të evituar agravimin e situatës.

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Postimi

“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez.

Guerot ka shpërndarë gjithashtu deklaratën e lëshuar më herët të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, reagon shefi i OSBE: Angazhohuni për të arritur normalizimin e marrëdhënieve

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Davenport

KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport është shprehur i shqetësuar për deklaratat dhe veprimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë duke thënë se ato kërcënojnë integritetin e policisë së Kosovës.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra për shtyp e OSBE-së, thuhet se dorëheqjet nga rradhët e policisë serbe dëmtojnë jo vetëm policinë por dhe sistemit gjyqësor, të cilat janë të rëndësishme në “ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe për mbrojtjen e interesave të komuniteteve joshumicë”.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mos lejojnë që mosmarrëveshjet për çështjet aktuale të kërcënojnë atë që është arritur në vitet e fundit.

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Deklarata

“Unë bëj thirrje për angazhim politik proaktiv nga Prishtina dhe Beogradi me synimin për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve të tyre”, tha ai.

Angazhimi më i fortë në Dialog është thelbësor për ruajtjen e interesave si dhe sigurinë dhe sigurinë e të gjithëve”, tha Davenport.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

3 VITE ME PARE

Lista serbe mban sot tubim në Mitrovicë, Rakiç i vendos dy kushte Kurtit për tu rikthyer në qeveri

Largimi i Listës Serbe, protestë në Mitrovicë, krerët e
Rakiç

KOSOVË- Lista Serbe do të organizojë ditën e sotme një tubim në veri të Mitrovicës ku në njoftimin e partisë thuhet se kjo po bëhet për të treguar “se sa shumë e duan Serbinë”, ndërkohë që i bëjnë thirrje të gjithë serbëve që të vendosin flamurin e tyre në ballkonet dhe dritare e shtëpive.

Në njoftimin e dhënë ditën e djeshme thuhet se ky tublim është një mesazh jo vetëm për Kosovën por dhe për Europën në mënyrë që ti tregohet se vendi i tyre është Serbia dhe presidenti i tyre është Aleksandër Vuçiç.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që të kthehen në institucionet e Kosovës, e para që ai të tërheq vendimin për targat dhe e dyta që të nisi formimin  Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel.

“Kjo konkretisht do të thotë, derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

tensione në veri të kosovës albin kurti aleksander vucic dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë