LIVE UPDATES
Bota

Lirimi i vrasësve të gazetarit Sllavko Quruvija, BE: Serbia t’i japë fund mosndëshkimit të autorëve

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i liroi javën e kaluar katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija në prill të vitit 1999.

8 Shkurt 2024, 16:20 Nga N.F
Lirimi i vrasësve të gazetarit Sllavko Quruvija, BE: Serbia t’i
Foto ilustruese

SERBI- Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Serbisë të enjten t’i japë fund pandëshkueshmërisë se përgjegjësve për vrasjen e gazetarëve dhe i ka kërkuar të sigurojë kushte të duhura për punën e lirë dhe të pavarur të gazetarëve.

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i liroi javën e kaluar katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija në prill të vitit 1999.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, shprehu keqardhjen e saj për vendimin e gjykatës në Beograd dhe që vrasja e Quruvija nuk është zbardhur akoma dhe vrasësit nuk janë dënuar, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 vjet.

“Autoritetet përkatëse të Serbisë duhet të ndërmarrin hapa që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në këtë rast dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit. Gazetarët duhet të punojnë pa presion dhe në mënyrë të lirë”, tha Pisonero.

Gjykata e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi Radomir Markoviqin nga akuzat për nxitjen e vrasjes së rëndë, si dhe Millan Radonjiçin, Mirosllav Kurakin dhe Ratko Romiçin nga akuzat për bashkëpjesëmarrje në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Ai ishte pronar dhe redaktor i “Dnevni telegraf” (Telegrafi Ditor) dhe i gazetës javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Pisonero ka rikujtuar edhe porositë nga Raporti i Progresit për Serbinë, ku kërkohet që të krijohen kushte për respektimin e standardeve të lirisë së mediave në Serbi.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, iu është përgjigjur pyetjeve rreth sulmeve verbale ndaj disa mediave evropiane që në një intervistë i ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke i quajtur edhe si ”media kriminale”.

“Nuk komentojmë zakonisht komente e personave të tjerë, sidomos kur nuk e dimë kontekstin. Por, BE-ja dhe Komisioni Evropian kanë qëndrim të qartë dhe mbështesin fuqishëm lirinë e mediave dhe të gazetarëve si në BE, ashtu edhe jashtë saj. Kërkojmë fuqishëm që gazetarët të kenë mundësi të punojnë pa presion”, tha Stano.

Duke iu referuar kritikave të Vuçiçit dhe fyerjeve që ua kishte bërë disa mediave evropiane, Stano, pa ia përmendur emrin, e ftoi presidentin serb “të shikojë rreth vetes dhe të shohë se çfarë kanë bërë autoritetet e vendit të tij për mediat”.

“Kushdo që bën kualifikime të tilla për mediat një gjë e tillë flet më shumë për atë person. Për shembull, lejimi i mjeteve të propagandës ruse që të vendosen në Serbi. E kam fjalën për RT-në, medium i Rusisë që është i ndaluar në BE, i cili përhap propagandën më të ashpër ruse rreth luftës ilegale të Rusisë ndaj Ukrainës”, theksoi Stano.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë disa herë që t’i mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë, përfshirë edhe kur është fjala për ndalimin e mediave të cilat janë të sanksionuara nga BE-ja. Por, Serbia vazhdon të refuzojë përshtatjen e qëndrimeve të veta me ato të BE-së kur është fjala për sanksionet ndaj Rusisë.

Marrë nga REL

be serbia gazetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet