LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet klimaterike/ A po ngrohet planeti Tokë më shpejtë sesa pritej?

Ndryshimi i klimës është ndryshimi afatgjatë në temperaturat mesatare të Tokës dhe kushtet e motit.

8 Shkurt 2024, 16:16 Nga S.B
Ndryshimet klimaterike/ A po ngrohet planeti Tokë më shpejtë sesa
foto ilustruese

Aktivitetet njerëzore po bëjnë që temperaturat të rriten, me valë më intensive të të nxehtit dhe rritje të nivelit të detit duke patur pasoja të rënda për mjedisin. Gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen në dekadat e ardhshme, por shkencëtarët argumentojnë se ndërhyrjet urgjente mund të kufizojnë efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.

Çfarë është ndryshimi i klimës?

Ndryshimi i klimës është ndryshimi afatgjatë në temperaturat mesatare të Tokës dhe kushtet e motit. Gjatë dekadës së fundit, bota ishte mesatarisht rreth 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se në fund të shekullit të 19-të. Tani është konfirmuar se ngrohja globale tejkaloi 1.5 gradë Celsius gjatë periudhës 12 mujore midis shkurtit 2023 dhe janarit 2024. Kjo pasoi që viti 2023 të shpallej viti më i ngrohtë i regjistruar. Rritja e temperaturës u nxit nga ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga njerëzit si dhe u nxit nga fenomeni natyror i motit ‘El Niño’.

Si po i shkaktojnë njerëzit ndryshimet klimaterike?

Klima ka ndryshuar gjatë gjithë historisë së Tokës dhe faktorët natyrorë, si ‘El Niño’, mund të ndikojnë në mot për periudha më të shkurtra kohore, siç ndodhi në vitin 2023. Ky ndryshim afatgjatë klimaterik është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, thotë IPCC, kryesisht nga përdorimi i gjerë i lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi, në shtëpi, fabrika dhe transport. Kur karburantet fosile digjen, ato lëshojnë gazra, kryesisht dioksid karboni (CO2). Kjo bllokon energjinë shtesë në atmosferë pranë sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar ngrohjen e planetit. Që nga fillimi i Revolucionit Industrial kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, sasia e CO2 në atmosferë është rritur me rreth 50%.

Cilat janë efektet e ndryshimeve klimaterike deri tani?

Rritja mesatare globale e temperaturës prej 1.2 gradë Celsius e parë në dekadën e fundit mund të mos duket si dicka e  madhe. Megjithatë, ajo ka pasur një efekt të madh në mjedis, duke përfshirë:

moti ekstrem më i shpeshtë dhe intensiv, si valët e të nxehtit dhe reshjet e mëdha

shkrirja e shpejtë e akullnajave dhe shtresave të akullit, duke kontribuar në ngritjen e nivelit të detit

rënie të mëdha të akullit të detit Arktik

ngrohja e oqeanit

Jetët e njerëzve po ndryshojnë gjithashtu. Për shembull, një pjesë e Afrikës Lindore pësoi thatësirën më të madhe në 40 vjet, duke vënë më shumë se 20 milionë njerëz në rrezik të urisë së rëndë. Në vitin 2022, valët intensive të të nxehtit evropian çuan në një rritje anormale të vdekjeve.

Pse ka rëndësi vlera 1.5 gradë Cesius dhe si do të ndikojë ndryshimi i klimës në të ardhmen e botës?

Sa më shumë rriten temperaturat mesatare, aq më shumë rriten ndikimet e ndryshimeve klimaterike. Shkenca nuk është plotësisht e sigurt, por pasojat e ngrohjes globale me plus 2 gradë Celsius kundrejt 1.5 gradë Celsius mund të përfshijnë:

Ditët ekstreme të nxehta do të ishin mesatarisht 4 gradë më të ngrohta në gjerësi mesatare

Rritja e nivelit të detit do të ishte 0.1 metra më e lartë

Më shumë se 99% e shkëmbinjve koralorë do të humbnin, krahasuar me 70-90% momentalisht

Bimët dhe vertebrorët do të ekspozohen ndaj kushteve të papërshtatshme klimatike në më shumë se gjysmën e zonës gjeografike ku gjenden.

Disa qindra milionë njerëz mund të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me klimën dhe të ndjeshëm ndaj varfërisë deri në vitin 2050.

Thirrja për të kufizuar rritjen e temperaturës ishte projektuar pjesërisht për të shmangur kalimin e të ashtuquajturave "pika kthese". Pas kalimit të këtyre pragjeve, ndryshimet mund të përshpejtohen dhe të bëhen të pakthyeshme, siç është kolapsi i shtresës së akullit të Grenlandës. Rreth 3.3 deri në 3.6 miliardë njerëz janë shumë të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimaterike, sipas IPCC. Njerëzit që jetojnë në vendet më të varfra pritet të vuajnë më shumë pasi kanë më pak burime për t'u përshtatur.

Çfarë po bëjnë qeveritë për ndryshimin e klimës?

Në një marrëveshje historike të nënshkruar në Paris në vitin 2015, pothuajse 200 vende u zotuan të përpiqen të mbajnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius. Megjithatë, nivelet e gazit janë ende në rritje të shpejtë dhe bota ka "gjasa" të ngrohet përtej 1.5 gradë Celsius, thotë IPCC. Megjithatë, ka pasur përparim në disa fusha si rritja e energjisë së rinovueshme dhe automjeteve elektrike. Udhëheqësit botërorë takohen çdo vit për të diskutuar angazhimet e tyre klimatike. Samiti më i fundit i OKB-së për ndryshimet klimatike, COP28, u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për herë të parë, vendet ranë dakord të kontribojnë në uljen e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, megjithëse nuk janë të detyruara të ndërmarrin veprime. Konferenca tjetër, COP29, do të mbahet në Azerbajxhan në nëntor 2024.

Çfarë mund të bëjnë individët për ndryshimin e klimës?

Ndryshime të mëdha duhet të vijnë nga qeveritë dhe bizneset, por individët gjithashtu mund të ndihmojnë:

merrni më pak fluturime

përdorni më pak energji

përmirësoni izolimin e shtëpisë dhe efikasitetin e energjisë

kaloni në automjete elektrike

zëvendësoni ngrohjen qendrore me gaz me sisteme elektrike

hani më pak mish të kuq

ngrohja globale temperatura te larta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet