LIVE UPDATES
Bota

A do të miratohen ndihmat për Ukrainën? Ligjvënësve amerikanë po u mbaron koha

Ligjvënësve po iu mbaron koha për të negociuar një marrëveshje për sigurinë kufitare, që republikanët thonë se duhet të përfshihet në negociata, pasi sipas tyre nuk mund të kryen financime për konflikte në vende të tjera duke lënë të pa adresuar prioritetet e brendshme.

8 Dhjetor 2023, 07:56 Nga a.l
A do të miratohen ndihmat për Ukrainën? Ligjvënësve
Lindsey Graham

SHBA- Ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë pune para nisjes së pushimeve, Kongresi amerikan nuk është ende afër miratimit të kërkesës së Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Ligjvënësve po iu mbaron koha për të negociuar një marrëveshje për sigurinë kufitare, që republikanët thonë se duhet të përfshihet në negociata, pasi sipas tyre nuk mund të kryen financime për konflikte në vende të tjera duke lënë të pa adresuar prioritetet e brendshme.

“Fillimisht duhet të kemi siguri në kufirin tonë në mënyrë që më pas të mund të ndihmojmë aleatët tanë”, u tha gazetarëve të enjten senatori republikan Lindsey Graham. Ai i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të zbatojë ligjet ekzistuese të imigracionit, duke thënë se ai nuk do të kthehej në shtetin e tij, në Karolinën e Jugut, duke “u përpjekur të shpjegojë pse kam ndihmuar Ukrainën, Tajvanin dhe Izraelin dhe nuk kam bërë asgjë për të siguruar kufirin tonë”. “Unë dua t’i ndihmojmë të gjithë aleatëve tanë, por ne duhet të ndihmojmë veten tonë në fillim”, theksoi ai. Ndihmat për Ukrainën janë pjesë e një pakete shtesë urgjente prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat ushtarake për Izraelin dhe partnerët e Indo-Paqësorit, si dhe për financimin e sigurisë kufitare.

“Republikanët në Kongres janë të gatshëm t’i japin Putinit një dhuratë, dhuratën më të madhe që ai mund të shpresojë”, u tha gazetarëve të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Senatorët rifilluan negociatat të enjten pasi nuk arritën të hapnin debatin mbi kërkesën shtesë pas një votimi me rezultatin 49 pro dhe 51 kundër, të mërkurën vonë. “Unë mendoj se votimi dje i bindi demokratët se ne jemi seriozë në lidhje me atë që duhet bërë,” i tha Zërit të Amerikës senatori Jim Risch, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Demokratët kundërshtojnë propozimet e republikanëve për të ndryshuar rregullat e azilit në kufirin e SHBA-ve dhe argumentojnë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë duhet të konsiderohet e gjitha së bashku, si pjesë e një strategjie më të gjerë të sigurisë kombëtare. “Ishin republikanët ata që bënë një lëvizje dredharake për ndihmat ndaj Ukrainës duke i lidhur ato me çështjen e kufirit,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të enjten. “Ne të gjithë pajtohemi se siguria kufitare është e rëndësishme. Presidenti Biden përfshiu ndryshime të forta në propozimin që na dërgoi. Por ne gjithashtu e dimë se çështja e kufirit është një çështje e ndërlikuar, shumë komplekse, që i ka shpëtuar zgjidhjes dypartiake për vite me radhë”, theksoi ai.

Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritej t’iu drejtohej senatorëve amerikanë përmes një videokonference, por ajo u anulua papritur. Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, një mbështetës i fortë i ndihmave për Ukrainën, theksoi të enjten se propozimet republikane për sigurinë kufitare duhet të përfshihen për të fituar votat e tyre. “Është thellësisht joserioze të pretendosh se prioritetet e sigurisë kombëtare nuk përfshijnë sigurimin e kufijve të vendit tonë”, tha McConnell.


Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Gjeneral Brigade Pat Ryder tha të martën se kanë mbetur 1.1 miliardë dollarë fonde për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane për armët dhe pajisjet e dërguara në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi gjithashtu në fillim të kësaj jave se kanë mbetur rreth 4.8 miliardë dollarë ndihma për të furnizuar Ukrainën, një shumë që do të mbarojë deri në fund të këtij viti. Çdo kompromis i miratuar në Senatin me shumicë demokrate do të duhet gjithashtu të kalojë Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane, ku mbështetja për Ukrainën është zvogëluar këtë vit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka treguar se nuk ka në plan të zgjasë orarin e punës përtej ditës së fundit të planifikuar në seancën e 14 dhjetorit.

Shumë republikanë pranojnë se ndihma për Ukrainën është e rëndësishme për parandalimin e fitores së Rusisë, por theksojnë se duhet më shumë mbikëqyrje. Ligjvënësja republikane Michelle Steel i tha Zërit të Amerikës të enjten: “Ne kemi shpenzuar kaq shumë – miliarda e miliarda dollarë. Ne duhet të shohim transparencë, saktësisht se ku po shkojnë këto para dhe si po i shpenzojnë”.

Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, angazhimet për ndihmën ndaj Ukrainës janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Presidenti Biden ka punuar me aleatët mes pasigurisë mbi kalimin e fondeve në Capitol Hill. “Britania e Madhe dhe vendet evropiane do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”, tha për Zërin e Amerikës, David Cameron, sekretar i jashtëm britanik dhe ish-kryeministër. “Por është e qartë se Amerika është një partner thelbësor në këtë betejë. Ata janë ekonomia më e madhe në botë, lojtari më i madh i mbrojtjes, absolutisht jetik”, theksoi ai./VOA

lindsey graham

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet