LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësi amerikan: SHBA nuk duhet të jetë ndërmjetës neutral në bisedimet për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë, që sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.

12 Tetor 2022, 08:22 Nga DOSJA
Ligjvënësi amerikan: SHBA nuk duhet të jetë
Ritchie Torres

TIRANË- Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran. Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projekt-rezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë, e bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë, që sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësi amerikan flet dhe mbi të ardhmen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Ai thotë se Uashingtoni nuk duhet të veprojë sikur të jenë një ndërmjetës neutral, në kushtet kur Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia i Rusisë. Ndaj për zotin Torres, sfida reale për përmbylljen e dialogut mes dy vendeve, mbetet afërsia e Beogradit me Moskën.

Zëri i Amerikës: Kongresmen Torres, së fundmi ju keni dorëzuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të kryera nga qeveria e Iranit ndaj Shqipërisë. Cili është synimi i saj, çfarë po përpiqeni të arrini me këtë rezolutë?

Ritchie Torres: Unë shërbej si një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan dhe për mua rezoluta ka dy qëllime. Së pari, komuniteti ndërkombëtar duhet të dërgojë një mesazh të qartë, se kemi zero tolerancë ndaj sulmeve kibernetike, ashtu siç kemi zero tolerancë për sulmet fizike. Unë e shoh terrorizmin kibernetik si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen botërore. Mendoj se Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani, janë shfaqur të gjitha si një bosht i së keqes në hapësirën kibernetike. Pra, ky është qëllimi i parë, të dënojmë pamëdyshje terrorizmin kibernetik dhe sulmet kibernetike në përgjithësi. Por së dyti, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Shqipërinë, e cila ka qenë një nga aleatët më të forte të Shteteve të Bashkuara në botë.

Kur po tërhiqeshim nga Afganistani, Shqipëria ishte një nga vendet e para që u ofrua dhe vendosi të pranonte refugjatë afganë. Ndaj ashtu sikurse Shqipëria ka mbështetur Shtetet të Bashkuara, edhe ne, duhet të mbështesim popullin shqiptar. Dhe është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara e Kongresi të tregojnë solidaritet me Shqipërinë në momente nevoje.

Zëri i Amerikës: Qeveria amerikane është angazhuar të ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar sistemet e saj online. A mendoni se kjo ndihmë deri tani, ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen?

Ritchie Torres: Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë. Jam i shqetësuar se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike. Ne e dimë se Irani kreu dy sulme kibernetike, një në korrik dhe një në shtator. Hakerat iranianë depërtuan në rrjetet shqiptare, 11 muaj para sulmit. Ndaj ka një nevojë reale për të investuar në mbrojtjen kibernetike të vendeve tona aleate si Shqipëria, jo vetëm me fjalë, por me fonde, duke investuar më shumë përmes ndihmës së huaj për të forcuar sigurinë kibernetike të aleatëve tanë si Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Shqipëria u ka dhënë strehë rreth tre mijë anëtarëve të MEK-ut, opozitës iraniane, diçka që shumë besojnë, se ka qenë një nga arsyet kryesore pse u vu në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qeveria shqiptare, ka thënë se u ka kërkuar përfaqësuesve të MEK-ut të mos zhvillojnë aktivitet politik brenda vendit. Cili është qëndrimi juaj për këtë shqetësim të shprehur nga qeveria shqiptare?

Ritchie Torres: Cilatdo qofshin motivet, nuk ka asnjë justifikim për një sulm kibernetik. Ne duhet të dënojmë një sulm kibernetik me po atë forcë që do të dënonim një sulm fizik ndaj një vendi. Asnjë vend si Irani nuk ka të drejtë të sulmojë një shtet sovran si Shqipëria. Sulmi ishte ndaj infrastrukturën kritike. Nëntëdhjetë e pesë për qind e të dhënave të qeverisë shqiptare janë në internet. Ndaj sulmi ishte thellësisht problematik. Ai i shkaktoi qeverisë shqiptare dëme që llogariten në miliona dollarë dhe për herë të parë në histori, një vend ndërpret marrëdhëniet diplomatike bazuar në një sulm kibernetik. Ndaj duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se ka zero tolerancë për këto lloj sjelljesh.

Zëri i Amerikës: Cili është procesi për miratimin e rezolutës kur pritet që ajo të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve?

Ritchie Torres: Rezoluta është dorëzuar në komisionin për Politikën e Jashtme dhe ky komision do të duhet të mbajë një seancë dëgjimore për të pasuar nga një votim. Shpresoj se do të ketë mbështetje dypartiake për Shqipërinë, e cila ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Dhe do të ketë një dënim publik, dypartiak të Iranit, për përfshirje në terrorizëm kibernetik.

Zëri i Amerikës: Sa i përket Kosovës, kohët e fundit, për shkak të luftës në Ukrainë, kemi parë një vëmendje të shtuar të Perëndimit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A shihni ndonjë mundësi reale që mund të ndodhë diçka së shpejti në këtë drejtim?

Ritchie Torres: Unë jam pesimist sepse mendoj se është e rëndësishme që të kuptojmë kontekstin. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë sikur të jenë një ndërmjetës neutral. Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia është një aleat i Rusisë, dhe kjo është një dinamikë që ne duhet ta pranojmë sikurse është. Duhet të pranojmë se Serbia është një nga vendet e pakta që është besnike ndaj Rusisë, në një kohë kur Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka sulmuar shtetin sovran të Ukrainës, dhe kjo për mua është e papranueshme. Ky për mua është një problem. Ndaj unë shoh si një sfidë reale për përmbylljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, afërsinë e Serbisë me Rusinë.

Zëri i Amerikës: Ju keni mbështetur nevojën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. A mendoni se vendi është gati për këtë hap?

Ritchie Torres: Kosova, për mua është shtet i pavarur dhe është koha që bota ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është koha që çdo vend i NATO-s dhe çdo vend i Bashkimit Evropian të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova të mirëpritet në familjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ndaj unë jam plotësisht mbështetës i njohjes ndërkombëtare të saj.

Zëri i Amerikës: Kongresmen Torres, agresioni rus ndaj Ukrainës ka krijuar një kontekst të ri në Ballkanin Perëndimor. A jeni i shqetësuar ju për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit, dhe potencialin për destabilitet e tensione në këtë rajon?

Ritchie Torres: Për mua agresioni rus është një shqetësim dhe kjo është arsyeja pse ne po mbështesim popullin ukrainas në luftën e tyre për liri. Ne kemi një interes të madh të shohim që Ukraina të mposhtë Rusinë. Shpresoj se Rusia do të dalë nga lufta edhe më dobët nga sa ka qenë më parë.

Marrë nga VOA

ritchie torres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet