11 Tetor 2022, 22:43
Nga k.m.
FBI
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nënshkroi një letër ku thuhej se ishte kryer një “kërkim i hollësishëm” për të dhënat sekrete dhe se të gjitha dokumentet e tilla i ishin kthyer qeverisë, është takuar me agjentë të FBI-së, tha një person i njohur me këtë çështje.
Christina Bobb u tha hetuesve federalë gjatë intervistës të premten se ajo nuk e kishte hartuar letrën, por se një tjetër avokat i zotit Trump, i cili tha se e kishte përgatitur atë, i kishte kërkuar që ta nënshkruante atë në rolin e saj si kujdestare e caktuar ligjore për të dhënat e zotit Trump, tha personi, i cili këmbënguli të mbetej anonim pasi çështja është ende nën hetim.
Procesi është me interes për hetuesit sepse Departamenti i Drejtësisë thotë se letra ishte e pavërtetë në pretendimet se të gjitha të dhënat e klasifikuara të kërkuara nga qeveria ishin gjetur dhe kthyer. Ndonëse letra dhe 38 dokumente që mbanin shenja klasifikimi, iu prezantuan zyrtarëve të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë gjatë një vizite në Mar-a-Lago më 3 qershor, agjentët u kthyen në shtëpinë e tij në Florida me një urdhër gjykate më 8 gusht dhe sekuestruan rreth 100 dokumente të tjera të klasifikuara.
Sipas një dosjeje gjyqësore të gushtit, letra e nënshkruar e çertifikimit iu paraqit hetuesve që vizituan Mar-a-Lagon më 3 qershor për të mbledhur materiale shtesë të klasifikuara nga shtëpia e ish-presidentit Trump. Departamenti i Drejtësisë kishte lëshuar javë më parë një urdhër për të dhënat pasi tha se kishte gjetur prova se më shumë dokumente sekrete kishin mbetur në Mar-a-Lago përveç atyre që ndodheshin në 15 kutitë e marra në janar nga Administrata Kombëtare e Arkivave.
Letra për hetuesit pohonte se, në përgjigje të urdhërit të Departamentit të Drejtësisë, “u krye një kontroll i hollësishëm i kutive që u zhvendosën nga Shtëpia e Bardhë në Florida” dhe se “të gjitha dokumentet janë të shoqëruara me këtë letër të çertifikuar”. Letra përfshinte gjithashtu deklaratën kjo ishte e vërtetë “bazuar në informacionin që më është dhënë”.
Në atë kohë, FBI-së iu prezantua një zarf që përmbante 38 dokumente me shenja klasifikimi, përfshirë ato të nivelit tepër sekret. Por agjentët filluan të dyshonin se nuk kishin marrë të gjithë sasinë e të dhënave dhe u kthyen dy muaj më vonë në shtëpinë e ish Presidentit Trump me një urdhër gjykate.
Avokatja Bobb i tha FBI-së se letra në të vërtetë ishte hartuar dhe përgatitur nga një tjetër avokat i zotit Trump, M. Evan Corcoran, dhe se ai i kishte kërkuar që ta nënshkruante atë në cilësinë e saj si kujdestare ligjore e të dhënave, tha personi në kushte anonimiteti.
Avokati Corcoran nuk ktheu menjëherë një email dhe mesazh telefonik të martën. Zëdhënësit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë nuk pranuan të komentonin dhe avokatja Bobb nuk ktheu menjëherë një mesazh telefonik në të cilin i kërkohej të bënte komente për këtë çështje.
Intervista u raportua fillimisht nga rrjeti NBC News. Personi i njohur me këtë çështje tha se ishte një takim i vullnetshëm me hetuesit dhe nuk u zhvillua para një jurie të madhe dhe se ajo nuk konsiderohet si një objektiv i hetimit.
Departamenti i Drejtësisë ka thënë se, përveç hetimit mbi mundësinë e krimeve lidhur me ruajtjen e vetë dokumenteve sekrete, ai po heton gjithashtu mundësinë e përpjekjeve për pengim të këtij hetimi. Nuk është ende e qartë nëse ndaj dikujt do të ngrihen akuza kriminale lidhur me këto çështje./VOA
donald trump christina bobb shba
Bota
11 Tetor 2022, 22:16
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Anija kozmike që NASA dërgoi për t'u përplasur si një raketë në një asteroid muajin e kaluar ...
Bota
11 Tetor 2022, 21:58
I.A
Rafael Grossi dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për ...
Bota
11 Tetor 2022, 21:33
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një rast dhunimi të të miturve dyshohet se ka ndodhur në komunën e Zveçanit në Kosovë...
Bota
11 Tetor 2022, 21:07
I.A
Aleksander Vucic dhe Antony Blinken
SERBI- Pas bisedës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreu i Departamentit të Shtetit Amerikan...
Bota
11 Tetor 2022, 20:54
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Për herë të parë në dy dekada, kundërshtarët e presidentit rus besojnë se ka më sh...
Bota
11 Tetor 2022, 21:03
I.A
Asteroid
SHBA- Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroi...
Bota
11 Tetor 2022, 21:00
A.B
John Bolton, Putin
SHBA- Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin nëse Rusia përdor armë bërthamore në konflikt...
Bota
11 Tetor 2022, 20:53
I.A
Sergej Lavrov
RUSI- Doktrina ushtarake ruse lejon vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore, tha ministri i Jashtëm...
Bota
11 Tetor 2022, 20:33
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Mbi 1,600 emigrantë në bordin e 38 varkave të vogla kanë kaluar nga fundjava deri të hën&eum...
Bota
11 Tetor 2022, 20:26
I.A
Ushtari ukrainas
UKRAINË- Një ushtar ukrainas është bërë viral ditët e fundit, pasi ka filmuar vetën duke luft...