LIVE UPDATES
Bota

Ligji kundër "ndikimit të huaj", mijëra qytetarë protestojnë jashtë Parlamentit në Gjeorgji

Gjatë dhe pas seancës, mijëra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi. Shumë pjesëmarrës valëvitën flamurin gjeorgjian dhe flamujt e BE. Deputetët e "Ëndrrës Gjeorgjiane" ata i quajtën n­ë k­ëng­ët e tyre "skllevër të Rusisë". Përveç himnit kombëtar të Gjeorgjisë, u dëgjua edhe himni evropian "Ode g­ëzimit”.

29 Maj 2024, 15:31 Nga B.Z
Ligji kundër "ndikimit të huaj", mijëra qytetarë
Protestat

GJEORGJI - Pavarësisht nga kritikat e ashpra ndërkombëtare, Parlamenti i Gjeorgjis­ë ka miratuar ligjin kund­ër "ndikimit t­ë huaj". 84 deputetë nga partia n­ë pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" kundërshtuan veton e Presidentes Salome Zurabishvili; n­ë votim kishte vetëm katër vota kundër. Shumica e deputetëve të opozitës qen­ë larguar nga parlamenti para votimit.

Gjatë dhe pas seancës, mijëra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi. Shumë pjesëmarrës valëvitën flamurin gjeorgjian dhe flamujt e BE. Deputetët e "Ëndrrës Gjeorgjiane" ata i quajtën n­ë k­ëng­ët e tyre "skllevër të Rusisë". Përveç himnit kombëtar të Gjeorgjisë, u dëgjua edhe himni evropian "Ode g­ëzimit”.

"E ardhme evropiane apo skllavëri ruse?"

Presidentja properëndimore e shtetit Salome Zurabishvili, e cila kishte paraqitur kundërshtimin e saj pas miratimit të ligjit dy javë më parë, iu drejtua protestuesve në një videomesazh. "A duam një të ardhme evropiane apo skllavëri ruse?" Në të njëjtën kohë, Zurabishvili u bëri thirrje njerëzve të mbledhin nënshkrime për një referendum kundër ligjit.

Pas vendimit parlamentar, rreth 200 organizata joqeveritare deklaruan se "ligji rus" nuk do të funksiononte. Është një "fletë bosh” që askush nuk do ta respektojë, shkruan OJQ-të në një deklaratë të përbashkët.

BE: Votë "për keqardhje”

Bashkimi Evropian e përshkroi votimin si "për keqardhje" dhe i bëri thirrje Gjeorgjisë që "të kthehet me vendosmëri në rrugën drejt BE". Ai po shqyrton "të gjitha opsionet" në përgjigje të zhvillimeve në vend. Gjeorgjia kishte paraqitur një kërkesë për t'u anëtarësuar në BE në mars 2022 dhe mori statusin zyrtar të kandidatit në dhjetor 2023.

Megjithatë, qeveria ka ndaluar çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Kryeministri Irakli Kobakhidze theksoi se qëllimi i Gjeorgjisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Partia në pushtet nuk ka frikë nga sanksionet apo ndëshkimet, pasi ajo vepron në interes të popullit. Përveç BE, edhe SHBA kishin kërcënuar me pasoja nëse rregullat më të rrepta hynin në fuqi.

Ligji rus për agjentët si model?

Kritikët akuzojnë Kobakhidzen se dëshiron të afrojë sërish ish-republikën sovjetike me Moskën. Opozita e sheh ligjin kundër "agjentëve të huaj" të miratuar në Rusi në vitin 2012, i cili lejon autoritetet të ndërmarrin veprime kundër mediave dhe organizatave kritike ndaj qeverisë, si modelin për rregulloret e reja. Në vitin 2023, qeveria gjeorgjiane fillimisht tërhoqi një projektligj të ngjashëm pas protestave masive, përpara se të bënte një përpjekje të re në prill.

Projektet e shoqërisë civile dhe medias, që marrin më shumë se një të pestën e financimit të tyre nga jashtë duhet të regjistrohen si "agjentë të ndikimit të huaj", sipas rregulloreve. Këshilli i Evropës kishte paralajmëruar se ligji mbart rrezikun e denoncimit, heshtjes dhe mbylljes së shoqatave dhe mediave. Organi i specializuar "Komisioni i Venecias" shprehu frikën se rregulloret mund të prekin veçanërisht aktorët kritikë ndaj qeverisë.

BE dhe SHBA kanë financuar prej kohësh projekte të zhvillimit të shoqërisë civile në shkallë të gjerë në Gjeorgji. Por transmetimi i vlerave perëndimore të lirisë seksuale dhe vetëvendosjes, për shembull, acaron forcat konservatore në shoqëri, të ndikuar fuqishëm  nga Kisha Ortodokse Gjeorgjiane./DW

gjeorgji proteste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet