Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përmes një deklarate, prokurorët thanë se zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust, dhe me autoritetet gjyqësore franceze.
BRUKSEL- Zyra e Prokurorit Federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian (PE) dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse. Përmes një deklarate, prokurorët thanë se zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust, dhe me autoritetet gjyqësore franceze.
Bastisjet u kryen më pak se dy javë para se të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor. Muajin e kaluar kryeministri i Belgjikës, Alexender De Croo, kishte njoftuar se ishte kryer një hetim. Ai tha se shërbimi i inteligjencës kishte konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që po tentonte të minonte mbështetjen për Ukrainën.
“Kontrollet janë pjesë e rastit për ndërhyrje, korrupsion pasiv dhe anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lidhet me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e PE-së janë kontaktuar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes ueb-faqes së lajmeve, Zëri i Evropës”, thanë prokurorët.
Prokurorët thanë se besojnë që i punësuari ka luajtur “rol të rëndësishëm” në këtë rast. BE-ja gjatë këtij muaji ua ka ndaluar Zërin e Evropës dhe tri media tjera ruse transmetimin në bllokun prej 27 anëtarësh. BE-ja tha se këto media janë nën kontrollin e Kremlinit dhe po shënjestronin “partitë politike evropian, veçmas gjatë periudhës zgjedhore”.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka suspenduar edhe Russia Today dhe Sputnik dhe disa media të tjera. De Croo tha muajin e kaluar se hetimi tregoi se anëtarët e PE-së ishin kontaktuar dhe u ishin ofruar para për të promovuar propagandën ruse.
“Sipas shërbimit tonë të inteligjencës, objektivët e Moskës janë shumë të qartë. Objektivi është që të ndihmohet në zgjedhjen e më shumë kandidatëve prorusë në PE dhe të përforcojë një narrativë të caktuar prorus në këtë institucion”, tha ai.
Shtetet e BE-së kanë dhënë armë dhe ndihmë tjetër për Ukrainën në vlerë prej miliarda eurosh. BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ndaj bankave, kompanive dhe sektorit të energjisë që kur nisi lufta në Ukrainë./ REL
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi. TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Kombet...
Foto ilustruese KOSOVË - Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë të ...
Kisha KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të martën një padi kundër dy priftërinjve ortodoksë shqiptar&eu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Suedi në gusht të vitit 2023. SUEDIA...
pamje nga balonat KOREJA E VERIUT- Në një lëvizje të paprecedentë, Koreja e Veriut i dërgoi Koresë s...
Foto ilustruese KINË - Në esenë e tij "Vëzhgime mbi dënimin me vdekje" nga viti 1957, shkrimtari, Albert Camus mbrojti me forc&eum...
Vannesa Welch SHBA- Spikerja amerikane Vanessa Welch është përballur me një moment aspak të këndshëm teksa jep...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik. SERBI - Presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, tha se Ligji për r...
Sulmet izraelite në Rafah më 28 maj 2023. GAZA- Granatimet dhe sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 37 persona, shumi...
Benjamin Netanyahu (majtas), Karim Khan HAGË - Kur kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë (GJNP) njoftoi se po...