LIVE UPDATES
Bota

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Në vitin 2018, Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

7 Shkurt 2025, 22:29 Nga N.F
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve
Ayatollah Ali Khamenei

IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngulur këmbë se bisedimet nuk do t’i shtjellonin problemet e Iranit. Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, foli për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin.

“E vërteta që ne duhet ta kuptojmë është se bisedimet me Amerikën nuk kanë ndikim në zgjidhjen e problemeve të vendit”, tha Khamenei të premten gjatë një fjalimi vjetor para oficerëve të Forcave Ajrore të Iranit.

Lideri suprem, i cili pyetet për të gjitha çështjet shtetërore, nguli këmbë se nuk do të ishte “mençuri, apo ndershmëri” të bisedosh me Uashingtonin. Ai e tha këtë pavarësisht se zyrtarët iranianë prej muajsh kanë lënë të kuptohet se Teherani është i hapur për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.

Vetë Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, duke thënë se dëshiron që Irani të “rritet dhe të përparojë paqësisht” përderisa nuk zotëron armë bërthamore. Presidenti republikan më 4 shkurt riktheu fushatën e "presionit maksimal" ndaj Iranit, e cila ishte gur themel i politikës së tij ndaj republikës islamike gjatë mandatit të parë, megjithëse Trump tha gjithashtu se dëshiron ta fillojë punën për një "marrëveshje të verifikuar për paqe bërthamore".

Në vitin 2018, Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. Ai gjithashtu rivendosi sanksionet që ishin hequr sipas kushteve të asaj marrëveshjeje. Khamenei e përmendi tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja bërthamore si dëshmi se "bisedimet me Amerikën janë të kota".

Komentet e liderit iranian kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me disa që thonë se deklaratat e tij përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Të tjerë argumentojnë se ai nuk ka vendosur ndalesë formale ndaj bisedimeve me Trumpin dhe se fjalët e tij nuk duhen merren si të mirëqena.

Saktësisht 12 vjet më parë, gjatë një fjalimi në vitin 2013 drejtuar oficerëve të forcave ajrore, Khamenei deklaroi se "bisedimet me Amerikën nuk do t’i zgjidhin problemet". Derisa ai po mbante fjalimin, zyrtarët iranianë dhe amerikanë po përgatiteshin për një rund tjetër bisedimesh sekrete, të cilat më vonë hapën rrugën për bisedimet që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015./ REL

ayatollah ali khamenei iran shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet