LIVE UPDATES
Bota

Liderët perëndimorë: Plani amerikan është bazë për paqen, por ka nevojë për punë shtesë

Duke u takuar në margjinat e një samiti të G20-ëss, liderët evropianë dhe perëndimorë u përpoqën me nxitim ta gjenin një përgjigje të bashkërenduar ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Ukraina ta pranojë deri të enjten planin e tij 28-pikësh për paqe me Rusinë.

22 Nëntor 2025, 16:21 Nga I.A

Liderët perëndimorë: Plani amerikan është bazë

Liderët evropianë dhe perëndimorë thanë të shtunën se plani për paqe i hartuar nga Shtetet e Bashkuara është themeli për bisedime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, por shtuan se nevojitet “punë shtesë” në të. Evropa është duke bërë përpjekje për ta nxjerrë një marrëveshje më të mirë për Kievin para afatit të së enjtes.

Duke u takuar në margjinat e një samiti të G20-ëss, liderët evropianë dhe perëndimorë u përpoqën me nxitim ta gjenin një përgjigje të bashkërenduar ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Ukraina ta pranojë deri të enjten planin e tij 28-pikësh për paqe me Rusinë.

Plani amerikan, i cili mbështet kërkesa kyç të Rusisë, u prit me kritika të matura në shumë kryeqytete evropiane, ku liderët u përpoqën të balanconin vlerësimin ndaj Trumpit për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftimeve, por duke e pranuar gjithashtu se për Kievin, disa nga kushtet e propozimit janë të papranueshme.

“Drafti fillestar i planit me 28 pika përfshin elemente të rëndësishme që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thanë liderët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Kanadasë, Holandës, Spanjës, Finlandës, Italisë, Japonisë dhe Norvegjisë.

“Besojmë, pra, se drafti është një bazë që do të kërkojë punë shtesë”, thuhej në deklaratë.

Liderët u mblodhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se vendi i tij përballet me zgjedhjen mes humbjes së dinjitetit dhe lirisë ose mbështetjes së Uashingtonit lidhur me planin. Ai u bëri thirrje ukrainasve të jenë të bashkuar, duke premtuar se nuk do ta tradhtonte kurrë Ukrainën. Ky sinjal shtyu liderët evropianë të grumbulloheshin.

Derisa liderët nxituan ta hartonin një përgjigje të bashkërenduar ndaj planit të Trumpit për paqe, Ukraina tha se do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë në Zvicër për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, i cili tani është në vitin e katërt.

“Ukraina kurrë nuk do të jetë pengesë për paqen, dhe përfaqësuesit e shtetit ukrainas do të mbrojnë interesat legjitime të popullit ukrainas dhe themelet e sigurisë evropiane”, thuhej në një deklaratë të presidencës ukrainase.

Zelensky shtoi në një fjalim: “Këtu bëhet fjalë për shumë më tepër sesa për pikat specifike të këtij apo atij dokumenti. Duhet të sigurohemi që askund në Evropë apo në botë të mos mbizotërojë parimi se krimet kundër njerëzve dhe njerëzimit, kundër shteteve dhe kombeve, mund të shpërblehen dhe falen”.

Të premten, Trump tha se Zelensky ka afat deri të enjten ta pranojë planin e tij me 28 pika, i cili i kërkon Ukrainës të dorëzojë tokë, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga synimet për t’iu bashkuar NATO-s.

“Atij do të duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, atëherë, e dini, ndoshta duhet të vazhdojnë të luftojnë”, tha ai. “Në një moment ai do të duhet të pranojë diçka që nuk e ka pranuar më parë”.

Në deklaratën e tyre, liderët perëndimorë thanë se janë “të shqetësuar për kufizimet e propozuara për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat do ta linin Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”.

“Ne përsërisim se zbatimi i elementeve që lidhen me Bashkimin Evropian dhe që lidhen me NATO-n do të kërkonte pëlqimin e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, përkatësisht”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përshkroi planin si bazë për zgjidhjen e konfliktit, por Moska mund t’i kundërshtojë disa pika të planit, i cili kërkon që forcat e saj të tërhiqen nga disa zonat që i kanë pushtuar./REL

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë