All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Pyjet e lashta Hirkaniane të 'pushtuara' nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit(VIDEO)

Zjarri, i cili nisi pranë fshatit Elit në provincën Mazandaran më 31 tetor, u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vënë nën kontroll dhe vazhdon të kërcënojë një nga ekosistemet më të vjetra dhe më të pasura në botë.

22 Nëntor 2025, 13:44 Nga E. D
Pyjet e lashta Hirkaniane të 'pushtuara' nga flakët/ Irani
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

IRAN- Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ta shuar një zjarr të madh që nisi të përhapet para tri javëve në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2019.

Zjarri, i cili nisi pranë fshatit Elit në provincën Mazandaran më 31 tetor, u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vënë nën kontroll dhe vazhdon të kërcënojë një nga ekosistemet më të vjetra dhe më të pasura në botë. Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në X se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”.

Derisa Qaempanah nuk tregoi se cilat vende, Shina Ansari, kreu i Departamentit të Mjedisit të Iranit, më vonë konfirmoi se Turqia do të dërgojë dy avionë specialë për shuarjen e zjarreve, një helikopter dhe një ekip prej tetë personash për të ndihmuar në fikjen e flakëve.

Ansari shtoi se Irani mund të kërkojë ndihmë edhe nga Rusia, “nëse është e nevojshme”. Autoritetet pretendojnë se zjarri fillimisht u vu nën kontroll pas disa ditësh, por një “fazë e dytë” u riaktivizua fundjavën e kaluar. Megjithatë, aktivistët mjedisorë dhe banorët vendës këmbëngulin se zjarri ka vazhduar të digjet pandërprerë në tri javët e fundit dhe nuk është vënë kurrë plotësisht nën kontroll.

Tereni i ashpër, moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe grumbullimi i gjetheve të thata dhe pemëve të rrëzuara kanë kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përhapjen e zjarrit. Pamjet gjatë natës që po qarkullojnë në internet tregojnë shkallën e dëmtimit dhe përpjekjet rraskapitëse të ekipeve të emergjencës dhe vullnetarëve që luftojnë me flakët. Mehrdad Khazaei-Poul, kreu i Departamentit të Burimeve Natyrore të Mazandaranit, ia la fajin për zjarrin kryesisht neglizhencës njerëzore.

“Për fat të keq, disa individë kanë vepruar me pakujdesi, duke shkaktuar zjarrin”, tha ai, duke theksuar se faktorët natyrorë nuk kanë qenë shkaku kryesor.

Pyjet Hirkaniane - rreth 660.000 hektarë prej të cilëve ndodhen në Provincën Mazandaran - janë ndër ekosistemet më të vjetra në botë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Të shtrira përgjatë brigjeve jugore të Detit Kaspik, këto pyje datojnë më shumë se 40 milionë vjet dhe përmbajnë pemë deri në 500 vjet të vjetra, sipas UNESCO-s./REL

irani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë