Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
18 Qershor, 11:43
Spiunë, dron&eu...
Bota
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun/ Trump dhe Zelensky takohen para ceremonisë! Mediat e huaja: Mund të ketë një takim të dytë
Zelensky ishte shprehur më parë se ai ishte i gatshëm të takohej me Trump ndërsa të dy liderët ishin në Itali, megjithëse Trump më parë nuk do t’u thoshte gazetarëve nëse planifikonte ose jo të fliste me homologun e tij ukrainas në Romë.
26 Prill 2025, 10:34Nga M.B
Vatikan
VATIKAN- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut të shtunën. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Sergii Nykyforov.
Zelensky ishte shprehur më parë se ai ishte i gatshëm të takohej me Trump ndërsa të dy liderët ishin në Itali, megjithëse Trump më parë nuk do t’u thoshte gazetarëve nëse planifikonte ose jo të fliste me homologun e tij ukrainas në Romë.
Dyliderët nuk janë takuar ballë për ballë që nga takimi i nxehtë i Zyrës Ovale të shkurtit, ku lideri amerikan qortoi homologun e tij ukrainas se nuk tregoi mirënjohje të mjaftueshme për mbështetjen amerikane.