LIVE UPDATES
Bota

Lajçak: Kurti dhe Vuçiç bënë hapin e rëndësishëm drejt Asociacionit, drafti s’ishte final por pikënisje

Kështu e përmblodhi pjesën kryesore të takimin të Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç

8 Maj 2023, 08:58 Nga I.A
Lajçak: Kurti dhe Vuçiç bënë hapin e
Takimi

KOSOVÊ-Palët bënë hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. Kështu e përmblodhi pjesën kryesore të takimin të Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërmjetësi sllovak i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këtë vlerësim ai e dha në një shkresë në Facebook ku përmblodhi gjithashtu javën e tij të punës.

Për Draft-Statutin e paraqitur nga Ekipi Menaxhues, Lajçak u shpreh se ai “nuk ishte final”, por se shpalosja fillestare e saj “ishte pikënisje e rëndësishme për takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësh”; takim ky i cili pritet të mbahet gjithashtu këtë muaj ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Po ashtu, Lajçak foli edhe për Deklaratën për Personat e Pagjetur e cila u miratua nga liderët, për të cilën ujdi u shpreh “i kënaqur” që tashmë është arritur pajtim “për të qartësuar vendndodhjet” e njërëzve të zhdukur gjatë luftës. “Ne mirëpresim miratimin e Deklaratës për Persoant e Pagjetur dhe presim përparim në mbylljen e çështjes së mbetur të personave të pagjetur. Kjo jo vetëm që do t’u ndihmojë familjeve të gjejnë pa1qqe por edhe të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim Takimi i Nivelit të Lartë i thirrur nga Përfaqësuesi Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe i asistuar nga unë, që ndodhi të marten. Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar çështjen kyçe për personat e pagjetur. Jam i kënaqur që të dy liderët janë pajtuar për të punuar bashkërisht në qartësimin e vendndodhjeve të njerëzve që janë zhdukur gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin nga palët të Deklaratës së Personave të Pagjeturr dhe presim që të ketë përparim në mbylljen e kësaj çështje të mbetur për rastin e personave të humbur. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe por edhe do të avancojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kritika e menjëhershme e BE'së pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi menjëherë pas takimit për "dekomisionimin", përkatësisht shpërbërjen, e Ekipit Menaxhues përgjegjës për draftimin e Statutit të Asociacionit të Komunave të Banuara me shumicë serbe, për çka arsyetonte se tashmë "funksioni dhe misioni" i këtij Ekipi Menaxhues ishte konsumuar. Përveç kësaj, ata kishin shpaluar një draft-Statut "në themel anti-kushtetues" dhe që pasqyronte "një dëshirë të zjarrtë për Republikë Serbe" në Kosovë, kishte thënë Kurti. Por, reagimi i BE'së ishte i menjëhershëm.

Me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues pala kosovare “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar Nacionales. Madje Stano e quan “vendim të raportuar të Kosovës” duke lënë të kuptohet se nuk kanë pranuar një vendim të tillë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE. Zëdhënësi shprehet se ky Ekip Menaxhues “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin përfundimtar të një statuti të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Në lidhje me vendimin të raportuar të Kosovës për të shpërbërë Ekipin Menaxhues, marrëveshjet në Dialog qartësisht thonë se Ekipi Menaxhues duhet të qëndrojë në vend deri kur të miratohet statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo nuk është ende rasti. Drafti i parë për statutin u paraqit nga Ekipi Menaxhues më 2 maj në Dialogun e Nivelit të Lartë, që tash nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për të shpërbërë Ekipin Menaxhues shkel germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut. Për çfarëdo vendimi që ka të bëjë me Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim brenda kornizës së Dialogut të Lehtësuar nga BE”, tha Stano.

Stano më tej tregon se në vijim Përfaqësusesi Special i BE’së i ngarkuar me çështje të dialogut, Miroslav Lajçak, do të ftojë kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të nisur negociatat mbi statutin e Asociacionit. E madje, ai thotë edhe se vetë Përfaqësues i Lartë Josep Borrell u ka thënë liderëve më 2 maj se nëse është e nevojshme do të ftohen edhe ata për t’u bërë pjesë e procesit të negociatave mbi statutin.

“Lehtësues i BE’së do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët e tyre për të nisur mbi statutin. Presim nga të dyja Palët të angazhohen konstruktivisht dhe në frymë të mirë, dhe të konkludojnë negociatat shpejtë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka thënë Palëve më 2 maj që të ftohen për të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme, gjë që do të përcaktohet nga Lehtësuesi i BE’së”, tha Stano.

Marrë nga Nacionale

dialogu kosove-serbi peter stano miroslav lajcak

Sondazh

Poll
Bota 8 Maj 2023, 07:43 I.A

Siria ripranohet në Lidhjen Arabe

Lidhja Arabe SIRI- Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielën në Kajro, ranë dakord të ripranojn&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet