25 Mars 2025, 08:12
Nga N.F
Takimi
SHBA- Dhurata e gabuar që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t i bëri homologut të tij amerikan Donald Trump mund të ketë qenë arsyeja e takimit të tënsionuar mes tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim i tensionuar që synonin rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve çoi në largimin e parakohshëm të presidentit ukrainas nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Zelenskyy në një intervistë për revistën Time është shprehur se për këtë takim kishte hapa të planifikuar. Presidenti Zelenskyy ka qenë në Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë luftës por ky do të ishte takimi i tij i parë me Trump në Zyrën Ovale dhe do të shënonte një pikë kritike në përpjekjen e presidentit amerikan për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Për të lënë përshtypje, Zelenskyy vendosi të merrte me vete një sërë dhuratash. Një nga dhuratat përshtatet me një traditë në zhvillim të epokës Trump, në të cilën vizitorët sjellin shenja të shkëlqyera respekti për të. Zelenskyy vendosi të merrte si dhuratë rripin e kampionit të boksit. Ai e kishte vendosur rripin në një tavolinë në të djathtën e tij dhe kishte planifikuar tia dorëzonte Trumpit para gazetarëve të mbledhur.
Në vend të kësaj, me fillimin e konferencës televizive, Zelenskyy kërkoi të tregonte përpara një tjetër nga "dhuratat" e tij. Ishte një dosje që përmbante një seri fotografish të tmerrshme, që tregonin të burgosurit ukrainas të luftës pas kohës së tyre në robërinë ruse. Disa prej trupave të tyre ishin tmerrësisht të dobësuar. Të tjerë treguan shenja torture.
"Kjo është diçka e vështirë," tha Trump ndërsa mori fotot nga Zelenskyy dhe filloi t'i shfletonte ato. Këto foto, sipas disa zyrtarëve amerikanë, shënuan pikën ku takimi shkoi keq. Nëse Zelenskyy do të kishte ofruar rripin e kampionatit, situata nuk do të kishte shkuar deri në tensionim të bisedimeve.
Fotot patën efekt të kundërt duke i lënë pakënaqësi Trump-it i cili së bashkë me Vance i dolën kundër Zelenskyyt të cilin e vendosën në pozitë të vështirë para publikut i cili po e ndiqte live takimin. Megjithatë Zelenskyy është shprehur se nuk është penduar për vendimin e tij për të paraqitur këto imazhe.
trump zelenskyy
Bota
25 Mars 2025, 08:03
r.ll
zyrtaret amerikane
SHBA- Administrata Trump po përballet me zhurmë politike pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një gazetar ishte s...
Bota
25 Mars 2025, 07:46
N.F
Hamdan Balal
PALESTINË- Regjisori palestinez, Hamdan Balal i cili filmoi dokumentarin fitues të Oscar-it, "No Other Land" u arrestua dje nga...
Bota
25 Mars 2025, 07:34
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës dhe vetëm disa muaj pas rizgjedhjes së Donald Trump si pr...
Bota
25 Mars 2025, 07:33
r.ll
aleksander vucic
SERBI- “Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partis&eum...
Bota
25 Mars 2025, 07:27
N.F
Foto ilustruese
ZELANDË E RE- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Ze...
Bota
24 Mars 2025, 22:58
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
ARABIA SAUDITE- Delegacionet ruse dhe amerikane kanë përfunduar bisedimet në Riad të Arabisë Saudi...
Bota
24 Mars 2025, 22:09
E. D
Aleksander vucic
GJERMANI- Mediat gjermane i kanë kushtuar disa artikuj protestave masive në Serbi. Në artikujt e mediave gjermane theksohet...
Bota
24 Mars 2025, 22:13
B.Z
Foto ilustruese
TURQI - Sipas ministrit të Brendshëm turk Ali Yerlikaya, në periudhën 19 deri 23 mars në Turqi u arrestuan gjat&eu...
Bota
24 Mars 2025, 21:29
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur për përvjetorin e sulmeve të NATO...
Bota
24 Mars 2025, 21:11
E. D
pamje nga protesta
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan akuzon opozitën turke për provokim të protestave, teksa tubim...