LIVE UPDATES
Bota

Kush do t’i kompensojë qytetarët e Kosovës që paguan energjinë elektrike për veriun?

Shuma që duhet kompensuar, është mbi 40 milionë euro.

12 Mars 2024, 18:25 Nga M.B
Kush do t’i kompensojë qytetarët e Kosovës që paguan
Foto ilustruese

KOSOVA- Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës nga viti 2012 deri më 2017, përfundimisht do të duhej t’iu ktheheshin mjetet, por si dhe prej kujt nuk është shumë e qartë. Këtë vendim e konfirmoi një ditë më herët Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Shuma që duhet kompensuar, është mbi 40 milionë euro. Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) se si do të realizohet vendimi, por nuk mori përgjigje konkrete.

“ZRRE-ja është duke e analizuar aktgjykimin dhe do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion në lidhje me këtë rast”, tha ajo, duke shtuar se detyrat e saj do t’i kryejë “konform mandatit ligjor”.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as kompanitë për furnizim me energji, përkatësisht inkasim të energjisë, KESCO dhe KEDS.

“Për çdo detaj lidhur me këtë çështje, drejtohuni Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”, tha KESCO për Radion Evropa e Lirë.

E, sipas ish-anëtarit të Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, përgjegjësia bie pikërisht mbi KESCO-n dhe KEDS-in.

“Ato, në mënyrë proporcionale, duhet t’ua kthejnë mjetet konsumatorëve, të cilët në mënyrë të rregullt i kanë paguar faturat e shpenzuara [në veri]”, thotë Mustafa.

Ndërsa, Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se barra është mbi ZRRE-në. Banorët në veri të Kosovës - shumica serbë - nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga përfundimi i luftës, më 1999. Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë. Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë marrë fatura me rritje. ZRRE-ja e ka zyrtarizuar këtë përmes një vendimi vetëm në vitin 2012, por që nuk ka qenë i njohur për publikun, derisa çështja është ngritur nga Avokati i Popullit më 2017.

Nga 2017-ta e këndej - për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve - përgjegjësia për pagesën ka kaluar tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës, KOSTT. Subvencione ka ndarë edhe Qeveria e Kosovës. Në vitin 2022, pastaj, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për zbatimin e një marrëveshjeje për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në praktikë, ajo ka nisur të zbatohet vetëm muajin e kaluar, kur qytetarët në veri kanë marrë faturat e para. Në vitin 2017, institucioni i Avokatit të Popullit ka ngritur padi në gjykatë kundër vendimit të ZRRE-së, të vitit 2012, që rrymën në veri ta paguajnë qytetarë të zonave të tjera. Atëkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar që kjo praktikë të pezullohet, duke e konsideruar si joligjore.

Në bazë të padisë së ushtruar nga Avokati i Popullit, kjo gjykatë, në vitin 2021, ka detyruar po ashtu ZRRE-në që ta obligojë KEDS-in për kthimin e mbi 40 milionë eurove për qytetarët e Kosovës. Vendimin e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, edhe Gjykata Supreme. Por, ZRRE-ja e ka konsideruar si të padrejtë dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila më 11 mars ka marrë vendimin përfundimtar: pagesat duhet t’u kompensohen qytetarëve që kanë shlyer obligimet e veriut. Ish-anëtari i Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, thotë se ZRRE-ja bashkë me KESCO-n duhet të gjejnë një formë adekuate të kompensimit dhe të caktojnë një periudhë kohore se kur do të fillojë ai.

“Mënyra është e lehtë - KESCO-ja e ka bazën e saktë të shënimeve dhe e di se kush i ka paguar faturat e rrymës në periudhën 2012-2017... Atyre duhet t’u kthehen. Dyzet milionë euro është shifër e lartë. Konsumatorët që kanë paguar për atë pjesë, mund të kenë fatura më të lira për një periudhë të caktuar”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, konsideron se barra kryesore për kompensimin e mjeteve bie mbi ZRRE-në, pasi ky mekanizëm ka marrë, sipas tij, vendim të gabuar.

“Duke e ditur që në komunat në pjesën veriore të Kosovës ka probleme politike, ZRRE-ja nuk është dashur ta marrë këtë vendim. Pra, barra i bie ZRRE-së, pasi nuk ka mundur t’u ofrojë kushte teknike dhe qasje te konsumatorët në atë pjesë operatorëve të licencuar, sikurse në pjesën tjetër të Kosovës”, thotë Gjukaj për Radion Evropa e Lirë.

Duke reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) tha se “konsumatorët e plaçkitur nga ZRRE-ja, nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave, por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro, përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike”. KMDLNJ-ja kërkoi edhe nga Prokuroria e Shtetit “hetime urgjente” ndaj ZRRE-së.

“Me çfarë baze ligjore që nga përfundimi i luftës u janë paguar faturat e rrymës pesë për qind të qytetarëve, duke i dëmtuar 95 për qind në baza etnike dhe politike”, tha KMDLNJ-ja, duke e cilësuar këtë si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”./ REL

kosova energji elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj