LIVE UPDATES
Bota

Kush do ta pasojë Schmidtin si përfaqësuesi i lartë në Bosnjë?

Ajo që dihet me siguri është se, nëse nuk arrihet marrëveshje, Schmidt do të mbetet zyrtarisht në detyrën e përfaqësuesit të lartë. Në maj Schmidt njoftoi tërheqjen nga posti që ka mbajtur për pesë vjet, por tha se do të largohet vetëm pasi të emërohet pasardhësi i tij, “për shkak të nevojës për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale”, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë, të planifikuara për tetor.

2 Qershor 2026, 08:46 Nga E. D
Kush do ta pasojë Schmidtin si përfaqësuesi i lartë në
Antonio Zanardi Landi, Silvio Berlusconi

BOSNJE-HERCEGOVINA- Kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë në Bosnjë e Hercegovinë? Kjo pyetje po mbizotëron para mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), që do të mbahet më 3 dhe 4 qershor në Sarajevë, ku do të shqyrtohet zgjedhja e pasardhësit të Christian Schmidtit.

Megjithatë, rezultati i takimit mbetet i pasigurt. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë në Bosnjë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) lidhur me emrat e mundshëm për pasardhës të Schmidtit, qëndrimin e tyre për të ardhmen e institucionit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe shtrirjen e kompetencave të tij pas gati tri dekadash mbikëqyrjeje ndërkombëtare të Bosnjës.

Ajo që dihet me siguri është se, nëse nuk arrihet marrëveshje, Schmidt do të mbetet zyrtarisht në detyrën e përfaqësuesit të lartë. Në maj Schmidt njoftoi tërheqjen nga posti që ka mbajtur për pesë vjet, por tha se do të largohet vetëm pasi të emërohet pasardhësi i tij, “për shkak të nevojës për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale”, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë, të planifikuara për tetor.

Çfarë po ndodh para mbledhjes së PIC-it?

Ministri britanik për Evropën, Amerikën e Veriut dhe territoret përtej detit, Stephen Doughty, mbërriti në Sarajevë më 1 qershor, ndërsa ministrat francez dhe gjerman për Evropën, Benjamin Haddad dhe Gunther Krichbaum, përkatësisht, pritet të mbërrijnë më 2 qershor, një ditë para mbledhjes.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës, Doughty “ripërsëriti mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për mandatin e plotë dhe kompetencat e OHR-it”, ndërsa Haddad, para vizitës, deklaroi në platformën X se Evropa “nuk duhet të lejojë që fuqi rivale të ndërhyjnë në fqinjësinë tonë për të nxitur paqëndrueshmëri”.

Një grup shtetesh evropiane, të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, dëshiron ta ruajë modelin e tanishëm që i mundëson përfaqësuesit të lartë të imponojë ligje dhe të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur në rast të bllokadave politike ose institucionale apo shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Në të njëjtën kohë, administrata në Uashington mbështet zvogëlimin gradual të rolit ndërhyrës të OHR-it dhe mbështetjen më të madhe te institucionet dhe politikanët vendorë.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Tammy Bruce, deklaroi më 12 maj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se kandidatët për përfaqësues të ri të lartë do të vlerësohen “bazuar në arritjet e tyre”, duke theksuar se “është e domosdoshme që emërimi i ri të përfundojë deri në fund të qershorit”.

Cilët emra po përmenden?

Megjithëse anëtarët e Bordit Drejtues të PIC-it nuk kanë shpallur zyrtarisht kandidatët, në qarqet diplomatike dhe politike përmenden disa emra nga Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndër kandidatët më të përmendur është Antonio Zanardi Landi, diplomati italian 76-vjeçar, i cili ka shërbyer si ambasador i Italisë në Rusi, si dhe në Serbi e Mal të Zi.

“Antonio Landi është zyrtarisht kandidati i Qeverisë italiane dhe institucionet tona janë të informuara për këtë. Ai ka mbështetjen e SHBA-së dhe jo vetëm të tyre”, deklaroi për TV Sarajeva ambasadori i Bosnjës në OKB.

Megjithatë, ambasadori shtoi se “ka edhe kandidatë të tjerë të mbështetur nga një numër më i madh shtetesh”. Njëri prej tyre është Rene Troccaz, aktualisht i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor.

Në qarqet britanike si kandidatë potencialë përmenden gjithashtu Karen Pierce, ish-ambasadore në SHBA dhe aktualisht e dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor, si dhe Stuart Peach, paraardhësi i saj dhe ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Përfaqësuesit amerikanë deklaruan më 12 maj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Uashingtoni ka edhe kandidatët e vet, por është i gatshëm të mbështesë një kandidat evropian nëse brenda PIC-it arrihet pajtueshmëri.

Kush e drejton OHR-in?

Megjithëse PIC do të vendosë formalisht për përfaqësuesin e ri të lartë, po aq e rëndësishme është pyetja se çfarë mandati do të ketë pasardhësi i mundshëm i Schmidtit, dhe sa hapësirë do të ketë për të përdorur të ashtuquajturat “kompetenca të Bonit” për imponimin e ligjeve dhe shkarkimin e zyrtarëve.

Në dy debatet e fundit për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zyrtarët amerikanë kanë mbështetur kufizimin gradual të kompetencave ekzekutive të përfaqësuesit të ardhshëm të lartë dhe transformimin e OHR-it nga një institucion ndërhyrës në një ndërmjetësues që do t’ua linte përgjegjësinë institucioneve vendore.

Një qasje e tillë do të përbënte largim nga modeli i ndjekur gjatë mandateve të Schmidtit dhe Paddy Ashdown, kur OHR përdorte gjerësisht kompetencat e Bonit për vendime detyruese, dhe do të ishte më afër periudhës 12-vjeçare të Valentin Inzkos.

Schmidt në prill theksoi se “ka ardhur koha për një fillim të ri për Bosnjën”. Vendimi i tij lidhet me mundësinë e ndryshimit të qasjes së administratës amerikane, e cila favorizon kufizimin e kompetencave ekzekutive dhe forcimin e institucioneve lokale, ndërsa Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca mbajnë qëndrim të kundërt.

Detyra e PIC-it është “dhënia e udhëzimeve politike për përfaqësuesin e lartë”, që do të thotë se anëtarët duhet të bien dakord jo vetëm për emrin e kreut të ri të OHR-it, por edhe për rolin e ardhshëm të këtij institucioni.

PIC përbëhet nga SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja, Japonia, Rusia dhe Turqia, e cila përfaqëson interesat e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, së bashku me disa vende të tjera.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në punën e PIC-it në fillim të vitit 2022 dhe prej vitesh kërkon mbylljen e OHR-it. Ky qëndrim përputhet me kërkesat e autoriteteve të entitetit Republika Sërpska, të cilat shpesh mbështeten nga Kina në debatet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë, anëtarët perëndimorë të PIC-it vazhdojnë të insistojnë në përmbushjen e kushteve të “Programit 5+2” para mbylljes së OHR-it. Çështjet ende të pazgjidhura përfshijnë ndarjen e pronës shtetërore dhe ushtarake, si dhe një “vlerësim pozitiv të situatës politike”.

Komisioni Evropian, në opinionin e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE, ka theksuar se vendi nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian për sa kohë ekziston një protektorat ndërkombëtar në formën e tanishme.

Cila është trashëgimia e OHR-it?

Që nga themelimi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në fund të vitit 1995, mbi bazën e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e kanë ushtruar tetë diplomatë evropianë. Të gjithë zëvendësit e tyre të parë kanë qenë amerikanë.

Përfaqësuesit e lartë kanë imponuar ndryshime në rreth 300 nene të ligjeve dhe kushtetutave shtetërore dhe entitare, ndërsa deri në vitin 2006 kanë shkarkuar më shumë se 400 zyrtarë të zgjedhur – nga kryetarë komunash dhe komandantë policie deri te anëtarë të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës – duke ua ndaluar aktivitetin politik.

Këto ndalime më vonë janë shfuqizuar, por jo edhe ligjet e imponuara, përfshirë ato që parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të lartë nuk mund të rishqyrtohen nga gjykatat dhe se moszbatimi i tyre përbën vepër penale.REL

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet